- Analistët: BDI duhet t’i thotë ‘mirupafshim’ koalicionit
- Kuvend, debat rreth certifikatave të sigurisë
- Sot ditë zie në Shqipëri
- Presidenti Ivanov e kupton frustrimin e Gruevskit
- OSBE alarmon për urrejtjen ndëretnike dhe ndërfetare
- Rona Nishliu në finalen e Eurosong: Këngën ia dedikoj "Himarës"
- Fronti opozitarë kërkon seancë urgjente
- Me vendim të Qeverisë, Spitali shtetëror do të quhet ‘Nënë Tereza’
- Tërmet në Bulgarinë fqinje, mbi 30 të plagosur
- Djegia e shtëpive, asnjë ndihmë nga shteti
Vlerësime të ndryshme për 19 vite pavarësi
Një pjesë e themeluesve të Maqedonisë së pavarur, nga perspektiva e sotme paraqesin vlerësime të ndryshme për ditëlindjen e 19 të shtetit, dhe realizmin e pritjeve të tyre të atëhershme. Kryetari i parë i parlamentit të Maqedonisë së pavarur dhe ende aktiv në politikë, Stojan Andov, vlerëson se Maqedonia po ecë me hapa të shpejt drejt integrimit euroatlantik.
“Mendoj që Maqedonia do të ecë më shpejt, se më shpejt do ta konsolidoj pozitën ndërkombëtare, se do të ndërtoj pozicione më të shëndosha në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe se shpejt do të shkoj drejt euro-integrimeve”, thotë Stojan Andov, Kryetar i parë i Parlamentit.
Ndërkaq ish deputeti Ismet Ramadani thekson se sheh rezultate në zhvillimin demokratik të shtetit, por të përcjellura me shumë gabime. Ai përkujton edhe kërkesën e 23 deputetëve shqiptarë të PPD-së deri te kreu i shtetit për status të barabartë të shqiptarëve, mospranimi i së cilës ishte shkak për bojkotin e referendumit për pavarësi të Maqedonisë nga ana e shqiptarëve. Sipas tij edhe pse kërkesat e tyre të atëhershme janë pjesë e kushtetutës së re të pas vitit 2001, pozicioni i shqiptarëve sërish është inferior.
“Sot shqiptarët sa i përket pozicionit të tyre qoftë në qeveri qoftë në institucione tjera edhe pse janë në numër pak më të madh kanë pozicion tepër inferior, pozicion tepër nënshtrues që nuk është e falshme”, thotë Ismet Ramadani, ish deputet.
Ndërsa ministri i parë i Drejtësisë përkujton në hapat e ndërmarra drejt pavarësisë së Maqedonisë.
“Unë isha ministër i Drejtësisë dhe në atë cilësi kam marr pjesë në formulimin e pyetjes për referendumin. Ju e dini se në ditët e para të parlamentit pluralist kishte kundërshtime të mëdha rreth asaj, a duhet Maqedonia të jetë e ndarë nga Jugosllavia apo të mbetet edhe më tej pjesë e federatës. Pavarësisht gjithë asaj ne u përpoqëm si qeveri që të miratohet ligj kushtetues me të cilin do ta shpallim Maqedoninë të pavarur e më pas në referendum populli ta vërtetoj atë vendim”, tregon Gjorgji Naumov, ministër i parë i Drejtësisë në Maqedoninë e pavarur.
Vendosja e themeleve të Maqedonisë së pavarur u karakterizua me bojkotin e referendumit nga ana e shqiptarëve dhe mos mbështetjen e kushtetutës së re nga deputetet shqiptarë, që ishin nën ombrellën e PPD-së. 10 vjet më vonë kushtetuta e Maqedonisë u ndryshua pas konfliktit të vitit 2001 dhe nënshkrimit të M.O.
Gjyltene Rexhallari
Komente (1 dërguar):
| Di | Hë | Ma | Më | Enj | Pr | Sht |
| 1 | 2 | 3 | 4 | 5 | ||
| 6 | 7 | 8 | 9 | 10 | 11 | 12 |
| 13 | 14 | 15 | 16 | 17 | 18 | 19 |
| 20 | 21 | 22 | 23 | 24 | 25 | 26 |
| 27 | 28 | 29 | 30 | 31 |





Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb


