Fillimi | Lajme | Lajme nga vendi | Vlerësime të ndryshme për 19 vite pavarësi

Vlerësime të ndryshme për 19 vite pavarësi

Madhësia: Decrease font Enlarge font
image

Një pjesë e themeluesve të Maqedonisë së pavarur, nga perspektiva e sotme paraqesin vlerësime të ndryshme për ditëlindjen e 19 të shtetit, dhe realizmin e pritjeve të tyre të atëhershme. Kryetari i parë i parlamentit të Maqedonisë së pavarur dhe ende aktiv në politikë, Stojan Andov, vlerëson se Maqedonia po ecë me hapa të shpejt drejt integrimit euroatlantik.
“Mendoj që Maqedonia do të ecë më shpejt, se më shpejt do ta konsolidoj pozitën ndërkombëtare, se do të ndërtoj pozicione më të shëndosha në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe se shpejt do të shkoj drejt euro-integrimeve”, thotë Stojan Andov, Kryetar i parë i Parlamentit.
Ndërkaq ish deputeti Ismet Ramadani thekson se sheh rezultate në zhvillimin demokratik të shtetit, por të përcjellura me shumë gabime. Ai përkujton edhe kërkesën e 23 deputetëve shqiptarë të PPD-së deri te kreu i shtetit për status të barabartë të shqiptarëve, mospranimi i së cilës ishte shkak për bojkotin e referendumit për pavarësi të Maqedonisë nga ana e shqiptarëve. Sipas tij edhe pse kërkesat e tyre të atëhershme janë pjesë e kushtetutës së re të pas vitit 2001, pozicioni i shqiptarëve sërish është inferior.
“Sot shqiptarët sa i përket pozicionit të tyre qoftë në qeveri qoftë në institucione tjera edhe pse janë në numër pak më të madh kanë pozicion tepër inferior, pozicion tepër nënshtrues që nuk është e  falshme”, thotë Ismet Ramadani, ish deputet.
Ndërsa ministri i parë i Drejtësisë përkujton në hapat e ndërmarra drejt pavarësisë së Maqedonisë.
“Unë isha ministër i Drejtësisë dhe në atë cilësi kam marr pjesë në formulimin e pyetjes për referendumin. Ju e dini se në ditët e para të parlamentit pluralist kishte kundërshtime të mëdha rreth asaj, a duhet Maqedonia të jetë e ndarë nga Jugosllavia apo të mbetet edhe më tej pjesë e federatës. Pavarësisht gjithë asaj ne u përpoqëm si qeveri që të miratohet ligj kushtetues me të cilin do ta shpallim Maqedoninë të pavarur e më pas në referendum populli ta vërtetoj atë vendim”, tregon Gjorgji Naumov, ministër i parë i Drejtësisë në Maqedoninë e pavarur.
Vendosja e themeleve të Maqedonisë së pavarur u karakterizua me bojkotin e referendumit nga ana e shqiptarëve dhe mos mbështetjen e kushtetutës së re nga deputetet shqiptarë, që ishin nën ombrellën e PPD-së. 10 vjet më vonë kushtetuta e Maqedonisë u ndryshua pas konfliktit të vitit 2001 dhe nënshkrimit të M.O.
Gjyltene Rexhallari

Subscribe to comments feed Komente (1 dërguar):

Teovari_dk më 10/09/2010 14:44:53
avatar
Më vjen shuum keq kur shof se sa pasiv jan politikanët shqiptar në MK, duke pasur parasysh numrin e tyre në parlament dhe në krahasim me serbet në Kosovë. Ata deri në Hagë mundohen që me cdo kusht ta kthej Kosovën, a politikanët ton, jo që si pyet njeri, por edhe ofendimet e njëra pas tjetrës nëpër libra të financuara nga parat e shtetit ua imponojn, per të mos fol per të drejtat, punsimin etj etj. Nuk degjova nji "komandant" ti thot JO Gruevskit. As me pushk e as pa pushk. U bëm ne shqiptarët e ngrat, si shpia pa të zotin, pyeten mysafirët se cka do hajm e pim. Politikanët vec po trashen . Kemi cel disa shytore, shesim bykme e fustana, ma tutje, spo merzitemi se p.sh na folin fmit maqedonisht (u knaqem e su gzum)
Thumbs Up Thumbs Down
gjithsej: 1 | shfaqen: 1 - 1

Dërgoni komentin comment

Shkruani kodin e fotos:

  • email Email mikut
  • print Verzioni print
  • Plain text Tekst i thjeshtë
Tjera nga Lajme nga vendi
Previous
image
ARM-ja ndihmon malësinë e Shkupit dhe Likovës
Vazhdon Aksioni humanitarë për furnizimin me ushqime për fshatrat e izoluara të Karadakut.  Ministri i Mbrojtës Fatmir Besimi së bashku me disa pjesëtarë të ARM-së ...
image
Likovë, fshatrat e bllokuara apelojnë për ndihmë
Fshatrat malore të Komunës së Likovës, Goshincë, Llukarë, Allashec, Bellanoc dhe Runicë, për më tepër se dy javë vazhdojnë të mbeten të bllokuara nga reshjet ...
image
Bora në trotuare, qytetarët në spitale!
Moti i ftohtë, bora e pa pastruar dhe rrugicat e ngrira po ju shkaktojnë probleme qytetarëve. Lëvizja e vështirësuar është pasqyra që mund të shihet ...
image
Volebek: ‘Incidentet e fundit, rrezikojnë shoqërinë’
Po që se nuk ndërmerren masa për parandalimi e përkeqësimit të marrëdhënieve ndëretnike dhe ndërfetare rrezikohet shoqëria. Këtë apel sot ua drejtoi anëtarëve të Komitetit ...
image
Nimic më 20 dhe 21 shkurt në Maqedoni
I dërguari special i sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara për çështjen e emrit, ambasadori Methju Nimic, më 20 dhe 21 shkurt do të ...
image
Gruevski: Greqia dëshiron të mos zgjidhet problemi
Kryeministri Nikolla Gruevski ka përshëndetur paralajmërimin për vizitën e ndërmjetësit Metju Nimic në Maqedoni por theksoi se nuk pret ndonjë rezultat pasi pala greke aspak ...
image
KRD-ja lavdëron Alsat-M
ALSAT-M është televizioni më i disiplinuar në frymën e respektimit të rregullave të përcaktuara në Ligjin për Radiodifuzion. Kështu thotë raporti i fundit i monitorimit ...
image
Kralev zvarrit procedurën për ndërrimin e emrave të shkollave
Katër shkollat fillore të Komunës së Çairit,  “Nikolla Vapcarov”, “Jane Sandanski”, “Cvetan Dimov” dhe “Rajko Zhinzifov” mbeten në pritje të verifikimit të vendimit për ndryshimin ...
image
Ministri Poposki e vazhdon vizitën në Estoni
Ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Poposki e vazhdon vizitën dyditore të punës në Estoni, në kuadër të së cilës do të takohet me ministrin ...
image
Fshatrat e Malësisë së Shkupit dhe Likovës apelojnë për ndihmë
Reshjet e pandërprera të borës vazhdojnë të mbajnë të bllokuara fshatrat e Malësisë së Shkupit dhe Likovës ndërkohë banorët apelojnë për ndihmë në ushqime dhe ...
image
MP, inkasantët e arrestuar kthehen sërish në punë!
Inkasantët e arrestuar në operacionet “Syri i gjarprit 1 dhe 2” me urdhër të qeverisë sërish do të kthehen në punë, por si punëtor të ...
image
Edhe më tej të bllokuara fshatrat e Malësisë së Sharrit
Një numër i madh i fshatrave të Malësisë së Sharrit, vazhdojnë të mbesin pothuajse të izoluara. Prej disa ditësh rruga është vështirë e kalueshme, për ...
image
Arifi anashkalon gjuhën shqipe, prezanton raportin në maqedonisht
Edhe pse ligji ia garanton, zv/ kryeministrja për euro integrime Teuta Arifi në mbledhjen e Këshillit Nacional për Eurointegrime, në parlament fjalimin e saj e ...
image
Volebek: Ndaloni tensionet sa nuk është bërë vonë
Tensionet e fundit në rrafshin ndëretnikë sollën në Shkup Komisionerin e Lartë për Pakica të OSBE-së i cili takoi përfaqësuesit partiak nga të cilët kërkoi ...
image
Qarkullimi i vështirësuar dhe i ngadalësuar!
Komunikacioni në të gjitha akset rrugore rajonale dhe magjistrale në orët e mëngjesit po zhvillohet me vështirësi dhe i ngadalësuar në kushte dimërore dhe në ...
Next
Kërko arkivin
first first Shkurt, 2012 first first
Di Ma Enj Pr Sht
1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29
www.albart.com