- Analistët: BDI duhet t’i thotë ‘mirupafshim’ koalicionit
- Kuvend, debat rreth certifikatave të sigurisë
- Sot ditë zie në Shqipëri
- Presidenti Ivanov e kupton frustrimin e Gruevskit
- OSBE alarmon për urrejtjen ndëretnike dhe ndërfetare
- Rona Nishliu në finalen e Eurosong: Këngën ia dedikoj "Himarës"
- Fronti opozitarë kërkon seancë urgjente
- Me vendim të Qeverisë, Spitali shtetëror do të quhet ‘Nënë Tereza’
- Tërmet në Bulgarinë fqinje, mbi 30 të plagosur
- Djegia e shtëpive, asnjë ndihmë nga shteti
Vritet një i ri në Studeniçan për motive të dobëta
I riu Rametulla Alija nga fshati Studeniçan i Shkupit është vrarë mbrëmë nga një bashkëfshatar i tij, pas një zënke banale. 23 vjeçari, pas plagëve të marra ishte dërguar fillimisht në spitalin e qyteti në Shkup, ku edhe ka ndërruar jetë. Ngjarja tragjike ka ndodhur mbrëmë gjysëm ore para mesit të natës. Pas një ndeshje në komunikacion dhe mosmarrëveshjeve rreth saj, fillimisht kishte filluar zënkë verbale mes tanimë të vrarit dhe një bashkëfshatari të tij, i cili më pas largohet dhe fshihet në shtëpinë e tij. Sipas versionit policor, Alija së bashku me babain dhe vëllain e tij, kishin shkuar në shtëpinë e bashkëfshatarit të tyre ku ka pasuar zënka.
“Atje sipas të dhënave të para, ishin sulmuar disa anëtarë të familjes tjetër dhe zënka fizike ka vazhduar në oborrin e shtëpisë. Në një moment viktimës iu është marrë pistoleta nga dora dhe i dyshuari ka shtënë me dy plumba ndaj tash të vrarit”, thotë Ivo Kotevski, zëdhënës i policisë.
Zëdhënësi i policisë tha se menjëherë pas vrasjes së Rametulla Alisë, i dyshuari me inicialet M.A., poashtu 23 vjeçar, është larguar nga vendi i ngjarjes dhe nuk është i kapshëm për policinë.
Kjo është vrajsa e dytë vetëm brenda pak ditësh kur në lagjen Aerodrom të Shkupit 47 vjeçari Toni Denkovski në një restorant kishte vrarë 3 persona mes të cilëve edhe një nëpunës policie.
Shkëlzen Aqifi
| Di | Hë | Ma | Më | Enj | Pr | Sht |
| 1 | 2 | 3 | 4 | 5 | ||
| 6 | 7 | 8 | 9 | 10 | 11 | 12 |
| 13 | 14 | 15 | 16 | 17 | 18 | 19 |
| 20 | 21 | 22 | 23 | 24 | 25 | 26 |
| 27 | 28 | 29 | 30 | 31 |





Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb



Po allahu i ka njoft dhe si e kan kerkuar ashtu ja ka dhen!!!ky qe i ka shku mos ta kish vra ky ate do e kishte vra ai kete se per te vra kan shku dhe keta ne shpin e tjetrit...allahu i ua jep Vendin ku e meritojnè..a ju qe shkruni lini keto gjynahe ky gjyna e ate e denpft zoti JO!!!Te dy Zoti le ti denoj dhe Palen Maqedone le ta Kenaqin me sehir....
sic jan kenaq shiptaret rradhen e kalume ku ndodhi rasti ne LagjenAerodrom ne Sk.se me i shikuar komentet atje shqiptret po e perfshi nedhe veten OHO SA MIR JAN BER...Po Tash ???Allahu i drejtoft te gjith.