- Analistët: BDI duhet t’i thotë ‘mirupafshim’ koalicionit
- Kuvend, debat rreth certifikatave të sigurisë
- Sot ditë zie në Shqipëri
- Presidenti Ivanov e kupton frustrimin e Gruevskit
- OSBE alarmon për urrejtjen ndëretnike dhe ndërfetare
- Rona Nishliu në finalen e Eurosong: Këngën ia dedikoj "Himarës"
- Fronti opozitarë kërkon seancë urgjente
- Me vendim të Qeverisë, Spitali shtetëror do të quhet ‘Nënë Tereza’
- Tërmet në Bulgarinë fqinje, mbi 30 të plagosur
- Djegia e shtëpive, asnjë ndihmë nga shteti
Regjistrimi, VMRO lëshon pe para presioneve të BDI-së
VMRO-DPMNE lëshon pe para presioneve të BDI-së rreth ligjit për regjistrimin e popullsisë. Më ketë partnerët e koalicionit tejkaluan mosmarrëveshjet që kishin rreth këtij ligji i cili pritet të marrë bekimin e Qeverisë më së voni deri nesër. Ligji për regjistrim siç mëson Alsat-M, përfshinë edhe kërkesën e BDI-së për Komision të veçantë i cili do të jetë bartës i procesit të regjistrimit. Regjistrimi do të vëzhgohet dhe nga ndërkombëtarët. Miratimin e shpejt të ligjit e konfirmon edhe kryeministri Nikolla Gruesvki i cili deklaroi se as që ka pasur dallime thelbësore me BDI-në rreth këtij ligji.
“As që kemi pasur ndonjë dallim më të madh. Kishim vetëm një takim të rregullt ku biseduam për më shumë çështje, u hap edhe çështja e regjistrimit, ai ligj është gati, unë shpresoj se këtyre ditëve do të hyj në procedurë, ashtu që nuk mund të bëhet fjalë ndonjë dallim serioz apo diç të ngjashme. Ishte vetëm një diskutim i shkurtër, këtu bëhet fjalë për punë profesionale, para së gjithash njerëzit nga Enti për Statistikë i përgatisin, ne vetëm i konsultojmë, i përcjellim deri te parlamenti dhe shikuar nga ky këndvështrim do të kemi një regjistrim më kualitativ nga ai i kaluari, përparim më të madh në çdo fushë të organizimit të tij”, tha Nikolla Gruesvki, kryeministër i Maqedonisë.
Ndryshe mosmarrëveshjet rreth këtij ligji, janë tejkaluar gjatë ditës së djeshme gjatë një takimi maratonik mes Gruevskit dhe Ahmetit, ku krahas Ligjit për regjistrim janë diskutuar edhe zhvillimet e fundit aktuale politike, përfshirë edhe prezantimin katër vjeçar të punës së qeverisë nga Nikolla Gruevski. Bedri Rexhallari
| Di | Hë | Ma | Më | Enj | Pr | Sht |
| 1 | 2 | 3 | 4 | 5 | ||
| 6 | 7 | 8 | 9 | 10 | 11 | 12 |
| 13 | 14 | 15 | 16 | 17 | 18 | 19 |
| 20 | 21 | 22 | 23 | 24 | 25 | 26 |
| 27 | 28 | 29 | 30 | 31 |





Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb



Gruevskit tash do filloje ti ndizet drita e kuqe qe nga ne i thone kujdes se rrezikun e ke para syve mirepo nese nuk shohish me larg e hunda do e hetojsh rrezikun me vone por atehere do te jete vone.....
MOS HARO AAA.TUNG KTHEHU SE KE MBET I VETMI NE GOSTIVAR
Gjith SHKUPI është me BDI-n.
Gjith Gostivari është me BDI-n.
P.S.Nuk e besoj se do e nxirrni kete koment,por kjo ska rendesi.