-
(209)
Mjerë kultura shqiptare!
-
(78)
PDSH vendos zyrtarisht ndërprerjen e bashkëpunimit me RDK-në
-
(68)
Vazhdojnë fyerjet ndaj shqiptarëve
-
(56)
Arifi anashkalon gjuhën shqipe, prezanton raportin në maqedonisht
-
(55)
Aksidentohet kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi
-
(39)
Grafitet ofenduese 'pushtojnë' Tetovën
-
(39)
Gruevski: 'Incidentet u nxitën nga opozita'
-
(37)
BDI do të kërkojë përgjegjësi politike nga Migena Gorenca
-
(37)
'Dogana', diskriminohen administratorët shqiptarë
-
(29)
Artistët kërkojnë përgjegjësi nga Migena Gorenca
Ekspertët: Gruevski ikë nga përgjegjësia
Nga kritikat e ashpra dhe me notë një plus, deri në vlerësim solid me vërejtje të pakta. Këto janë vlerësimet e analistëve me të cilat bisedoi Alsat M, për llogaridhënien e kryeministrit Gruevski, të premten. Sipas profesorit Mersel Bilalli, kryeministri nuk ka folur për shtyllat e shtetit, por iu përkushtua çështjeve sekondare.”Ai foli për rrugicat, semaforët, çëshmet, borën, shiun e sdi për çka, por nuk foli për shtyllat kryesore që e mbajnë shtetin ato janë marrëdhëniet ndëretnike, proceset eurointegruese dhe zhvillimi ekonomik. Sa u përket marrëdhënieve ndëretnike ato pësuan detonim nga Shkupi 2014 dhe ajo është shumë transparente. Sa u përket proceseve eurointegruese, ato pësuan kollaps për shkak të manipulimit dhe provokimit të premierit, Greqisë”tha profesori universitar Mersel Bilali.Vlladimir Bozhinovski nga instituti për hulumtime politike, nuk pajtohet me vlerësimet e tilla. Ai vlerëson se kryeministri nuk i ka kushtuar vëmendje integrimeve euro atlantike për shkak se, në atë pjesë gjithçka është e qartë pasi të zgjidhet çështja e emrit me Greqinë, Maqedonia do të bëhet anëtare.“Ajo që është me rëndësi, është situata ekonomike. Respektivisht politikat ekonomike u trajtuan gjerësisht, ndoshta duhej t’i kushtohej më shumë vëmendje edhe çështjes së emrin sepse ato janë dy gjëra për të cilat qytetarët e Maqedonisë interesohen më së shumti kuptohet, çështja e emrin në kontekst të integrimeve tona euro atlantike” tha analisti Vlladimir Bozhinovski. Për emrin, Gruevski përsëriti të njëjtën; pritet ndërmjetësi Nimic, ndërsa për çdo zgjidhje eventuale do të prononcoheshin qytetarët në referendum. Për informata më të hollësishme për realizimin e Marrëveshjes së Ohrit, kryeministri u përgjigj se për këtë duhet t’i drejtoheni zv/kryeministri Abdylaqim Ademi, ndërsa për borxhin e shtetit ndaj ndërmarrjeve, tek ministri i financave Zoran Stavrevski. Frosina Cvetkovska
| Di | Hë | Ma | Më | Enj | Pr | Sht |
| 1 | 2 | 3 | 4 | |||
| 5 | 6 | 7 | 8 | 9 | 10 | 11 |
| 12 | 13 | 14 | 15 | 16 | 17 | 18 |
| 19 | 20 | 21 | 22 | 23 | 24 | 25 |
| 26 | 27 | 28 | 29 |






Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb



Dërgoni komentin