Fillimi | Lajme | Lajme nga vendi | Maqedonia kërkon ekstradimin e Lirim Jakupit

Maqedonia kërkon ekstradimin e Lirim Jakupit

Madhësia: Decrease font Enlarge font
image

Ministria e Drejtësisë e Maqedonisë do të kërkojë ekstradimin e Lirim Jakupit-Nazistit, menjëherë pasi të marrë informatë zyrtare nga Interpoli për arrestimin e tij në Prishtinë. Pas kësaj, nga Ministria e Drejtësisë thanë për Alsat M, se do të fillojë procedura për kompletimin e dokumentacionit të duhur në të cilin përfshihen të gjitha veprat penale që Jakupi i ka kryer në Maqedoni. Nga ky dikaster thanë se edhe pse Shkupi e Prishtina nuk kanë firmosur marrëveshje bilaterale për ekstradim, duke u mbështetur në konventat ndërkombëtare mund të realizohet një gjë e tillë. Por nga institucionet e Kosovës thanë se nuk kanë marrë kërkesë zyrtare nga Republika e Maqedonisë për ekstradimin e të shumë kërkuarit, Lirim Jakupi-Nazisti, i cili është arrestuar dje nga pjesëtarët e njësisë speciale të Policisë së Kosovës. Lirim Jakupi 31 vjeçar ka shtetësi kosovare ndërsa është i lindur në Serbi. “Procesi i ekstradimit nuk është përgjegjësi e policisë së Kosovës është përgjegjësi e Ministrisë së Drejtësisë. Sido që të jetë personi ka qenë i kërkuar në Republikën e Kosovës për veprën penale arratisje nga burgu si dhe ka qenë në vuajtje të dënimit në Burgun e Dubravës për veprën penale të rrëmbimit...Akoma nuk kemi ndonjë kërkesë zyrtare nga ana e Maqedonisë” tha Arbër Beka, zëdhënës i Policisë së Kosovës. Zëdhënësi Beka tha se Jakupi do të dalë së shpejti para gjykatës, ku edhe pritet t’i konfirmohet akuza për arratisje, përderisa ai krahas kësaj akuze, duhet ta vuaj pjesën e mbetur të dënimit për rrëmbim. Shkëlzen Osmani

Subscribe to comments feed Komente (13 dërguar):

Gepard 94 më 06/02/2012 19:55:01
avatar
Liri Lirim Jakupit
Thumbs Up Thumbs Down
Bujanoci më 12/09/2010 01:02:41
avatar
Le te mundohet Qeveria/Policia Kosovare t'ì arrestoj ata qe e vjedhin Kosoven(po nuk munden jan ata vet), e jo ata qe jan mundu dhe ende mundohen tja ruajn interesin popullit shqiptar!!!
Liri per LIRIM JAKUPIN
Thumbs Up Thumbs Down
Bujanoci më 12/09/2010 00:51:17
avatar
U kryen Luftat per ata qe i`ju mbushen Xhepat, por per nji Lirim Jakupin nuk perfundoj asgje,
un nuk e kuptoj se si mundet njeri nga patriotet me te mdhej Shqiptar te emrohet si Kriminel, nga vet shqiptaret!!
Kur ishin shqiptaret ne koh lufte, i kerkonin ata si Lirim Jakupin, dhe Lirimi e rrezikoj jeten e vet ne sejcilen fushat qofshin ato ne Kosov apo ato ne Maqedoni,
a e boni me mend se Lirimi e ka edhe nje pike ne Zemer___
"Ku mbeti LUGINA E PRESHEVES"
LIRI per LIRIM JAKUPIN
Thumbs Up Thumbs Down
baftjari më 07/09/2010 12:25:00
avatar
Ka nja ka nja, po zihen krejt shpiunat, cfare patriata cfare pallavra, paska met patriotizmi te kta, pse asnja prej tyne nuk eshte nder 30 vjet burg i denum, fufka ne burg ikin e bohen patriota, dalin e luftojne per shqiptart- po kush e kerkoj nji gje te tille prej tyne, pse na jetima jena kemi dy ushtri ne Shqiperi dhe Kosove, nuk jemi ne zorr per keta balosha
Thumbs Up Thumbs Down
Fisnik J më 06/09/2010 23:25:55
avatar
Po te ishe patriot ky djali nuk do ikte kur u sulmua Brodeci,me shum mund te mendosh se punon per sllavet se sa per Shqiptaret.Nuk e di pse por shum fytyre negative me duket dhe as qe me dhimset edhe 100 vjet po e burgosin
Thumbs Up Thumbs Down
he më 06/09/2010 22:24:05
avatar
po keto te mk e kerkojn qe pas disa mujave ta lirojn .pasi ki far lirimi ka punu per mk,
Thumbs Up Thumbs Down
Astrit Abdiu më 06/09/2010 22:09:20
avatar
Te nderuar vllezer dhe motra Shqiptare.Lirim Jakupi nuk do te ekstradohet ne FYROM sepse deri atehere Maqedonise nuk do ti premtoj koha se egzistuari!
Ju Faleminderit!
Thumbs Up Thumbs Down
bali tetov më 06/09/2010 20:54:02
avatar
mos e dorezoni te keta te mk-se ma mire ne kosove le te qendroje Lirimi se keta te mk-se jane pissa .
Thumbs Up Thumbs Down
muhsmt më 06/09/2010 20:21:33
avatar
juka maru qefi trathtareve qe sedojn miren e lirim jakupit qe kaluftu per kosov me shliru venin po keta e arestojn pisat
Thumbs Up Thumbs Down
xhabir kalishti më 06/09/2010 19:50:45
avatar
ju kisha lut qe mos komentoni pa lidhje se ki zotni ka plackit shqiptar e jo maqedon prandaj e meriton denimin edhe un isha pjesmares i luftes te 2001 po pas lufte filova jeten normale po kta zotni filun ta shendrojn uck ne 1 band plackitse jo vlazni nuk shkojn punt ashtu duhet me punu e jo me plackit pasurin shqiptareve
Thumbs Up Thumbs Down
1 2 next gjithsej: 13 | shfaqen: 1 - 10
  • email Email mikut
  • print Verzioni print
  • Plain text Tekst i thjeshtë
Tjera nga Lajme nga vendi
Previous
image
Kuvendi i Maqedonisë do ta vazhdojë mbledhjen e 30-të
Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot, me debat rreth Propozim ligjit për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për vlerësim dhe Propozim ligjit për ndryshim të ...
image
Gruevski në biznes forume në Torino dhe Milano
Ekipi ekonomik qeveritar i kryesuar nga kryeministri Nikolla Gruevski sot do t'i prezantojë potencialet ekonomike dhe investuese të Republikës së Maqedonisë para investuesve italianë në ...
image
Komision për të drejtat e pacientëve
Cilido pacient që mendon se i janë shkelur të drejtat, mund të ankohet në Komisionin për të drejtat e pacientëve. Komisioni është formuar nga ana ...
image
Presidenti Ivanov e kupton frustrimin e Gruevskit
  I kuptoj frustrimet e kryeministrit dhe qytetarëve të Maqedonisë, shkurt u përgjigj presidenti Gjorge Ivanov në Çikago në pyetjen e TV Alsat-M nëse ka gabuar ...
image
Fronti opozitarë kërkon seancë urgjente
Fronti opozitar kërkon seancë urgjente kuvendore pas dështimit të radhës në samitin e Çikagos. Në letrën drejtuar kryetarit të Kuvendit Veljanovski, fronti opozitar kërkon seancë ...
image
Alkaloid siguron leje ekologjike të integruar
Me qëllim të harmonizimit të legjislacionit vendor me atë të Bashkimit Evropian, si dhe për parandalimin e integruar dhe kontrollin e ndotjes, Alkaloidi në vitin ...
image
Analistët: BDI duhet t’i thotë ‘mirupafshim’ koalicionit
Pas përfundimit të samitit të NATO-s dhe mbetjes së Maqedonisë jashtë Aleancës, institucionet duhet të ndërmarrin hapa konkret për të ndërtuar pozicionin se çfarë duhet ...
image
Kuvend, debat rreth certifikatave të sigurisë
Funksionarët shqiptarë përballen me mungesën e certifikatave për siguri, të cilat iu mundësojnë atyre qasje tek informatat me karakter të klasifikuar. Me një problem të ...
image
OSBE alarmon për urrejtjen ndëretnike dhe ndërfetare
Sulmet verbale shpesh herë të shoqëruara me përleshje fizike, grafite etnike me përmbajtje fyese, dhunë në ngjarjet sportive, sulme ndaj monumenteve fetare dhe kulturore, janë ...
image
Djegia e shtëpive, asnjë ndihmë nga shteti
Katër familjet e lagjes Maxhari të Shkupit, shtëpitë e të cilëve u përfshinë nga zjarri ditë më parë, ende vazhdojnë t’i kalojnë netët nën qiell ...
image
Me vendim të Qeverisë, Spitali shtetëror do të quhet ‘Nënë Tereza’
Klinikat e Shkupit në të ardhmen do të quhen Nëna Terezë. Kështu ka vendosur Qeveria e Republikës së Maqedonisë në seancën e mbajtur mbrëmë.“Me propozim ...
image
Tërmet në Maqedoninë lindore dhe qendrore
Tërmet me intensitet ndërmjet tre dhe gjashtë ballë sipas Shkallës makrosizmike evropiane sot herët në mëngjes, në orën 02:00 është ndier në Maqedoninë lindore dhe ...
image
Strugë, tejkalohet marrëveshja, nis pastrimi i qytetit
Është arritur marrëveshje ndërmjet punëtorëve dhe drejtorit të komunales në Strugë për mënyrën e pagesën së rrogave të mbetura. Me këtë është mbyllur edhe greva ...
image
Çikago nuk solli asgjë të re, përsëriti konkluzionet e Bukureshtit
Asgjë e re në CHICAGO - Ftesë për anëtarësim  të Maqedonisë në Aleancë do të ketë  në momentin kur do të gjendet një zgjidhje e ...
image
Partitë politike kërkojnë llogari ndaj Gruevskit
LSDM-ja opozitare ka kërkuar që Kryeministri Gruesvki të mbledhë forcat dhe të paraqitet në parlament për të dhënë llogari rreth situatës së krijuar pas samitit ...
Next
Kërko arkivin
first first Maj, 2012 first first
Di Ma Enj Pr Sht
1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31
www.albart.com