- Analistët: BDI duhet t’i thotë ‘mirupafshim’ koalicionit
- Kuvend, debat rreth certifikatave të sigurisë
- Sot ditë zie në Shqipëri
- Presidenti Ivanov e kupton frustrimin e Gruevskit
- OSBE alarmon për urrejtjen ndëretnike dhe ndërfetare
- Rona Nishliu në finalen e Eurosong: Këngën ia dedikoj "Himarës"
- Fronti opozitarë kërkon seancë urgjente
- Me vendim të Qeverisë, Spitali shtetëror do të quhet ‘Nënë Tereza’
- Tërmet në Bulgarinë fqinje, mbi 30 të plagosur
- Djegia e shtëpive, asnjë ndihmë nga shteti
Nxënësit e Sfillares refuzojnë mësimin në Kondovë
Nxënësit e shkollës së djegur të fshatit Sfillare të komunës së Sarajit, edhe sot kanë refuzuar të ulen në bankat shkollore të fshatit fqinjë - Kondovë. Nga Këshilli i prindërve thonë se edhe mëtej do të vazhdojnë me bojkotin e procesit mësimor, për shkak të mos meremetimit të objektit shkollor dhe neglizhencës së autoriteteve. “Në fshatin Sfillare bojkoti vazhdon dhe do të vazhdojë. Mendimi i këshillit por edhe i fshatit është që bojkoti të vazhdojë në mënyrë pak më radikale. Nga Ministria e Arsimit dhe Komuna e Sarajit nuk kemi kurrfarë informate, se çka apo kur do të fillojë rindërtimi, ne nuk kemi asnjë informatë. Me kryetarin e Komunës nuk kemi asnjë bisedë, ai duhet të vijë të vizitojë fshatin Sfillare dhe ti sheh brengat tona se për çfarë bëhet fjalë edhe pse ai din për bojkotin” tha Rauf Mustafa nga këshilli koordinues. Edhe nxënësit që ne takuam në oborrin e shkollës fillore ‘Bajram Shabani’ thonë se ata kanë dëshirë të mësojnë dhe që shkolla e tyre duhet të rinovohet në afat sa më të shkurtër.”Unë kamë dëshirë të mësojë dhe sa më shpejtë ta ndërtojnë shkollën qe ne tia nisim mësimit. Është shumë vështirë të zgjohesh në 6 të mëngjesit dhe të udhëtosh me autobus deri në Kondovë, shumë vështirë është” shprehet një nxënës. “ Dua që ta ndërtojnë shkollën dhe të mësojmë, sa më shpejtë” tha një tjetër nxënës. Ndërkohë drejtori i Shkollës Fillore “Bajram Shabani” në Kondovë u rekomandoi prindërve që ti dërgojnë fëmijët e tyre në shkollë meqë ai dhe komuna janë angazhuar për gjetjen e një zgjidhjeje të shpejtë. “Si drejtor i shkollës nuk i kam ingerencat dhe kompetencat të jap një vlerësim apo një deklaratë të tillë, unë edhe prindërve ju thash se kam obligim ligjor dhe moral që ti takojë me kryetarin e komunës, që ta dëgjonin nga kryetari i komunës, ai është më direkt i lidhur me Ministrinë e Arsimit, mirpo ata refuzuan të takohen me kryetarin e komunës. Humbës i gjithë kësaj situate do të jenë nxënësit e shkollës së Sfillares, plotësisht pajtohem dhe e përkrahë revoltën e prindërve meqë shkoi 5-6 muaj dhe nuk u rindërtua shkolla, arsyeja pse, le të drejtohen në Ministrinë e Arsimit me siguri se prej tyre do të marrin informata më të sakta dhe të konfirmuara” tha Enver Aliu, drejtor i Sh.F.”Bajram Shabani” në Kondovë. Ditë më parë kryetari i komunës së Sarajit, Blerim Bexheti për ALSAT deklaroi se janë duke u angazhuar seriozisht për rindërtimin e objekteve të djegura të shkollës së Sfillares, por punimet për këtë gjë ende nuk kanë filluar. Valmir Kuçi
Komente (0 dërguar):
| Di | Hë | Ma | Më | Enj | Pr | Sht |
| 1 | 2 | 3 | 4 | 5 | ||
| 6 | 7 | 8 | 9 | 10 | 11 | 12 |
| 13 | 14 | 15 | 16 | 17 | 18 | 19 |
| 20 | 21 | 22 | 23 | 24 | 25 | 26 |
| 27 | 28 | 29 | 30 | 31 |





Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb


