Fillimi | Lajme | Lajme nga vendi | Nxënësit e Sfillares refuzojnë mësimin në Kondovë

Nxënësit e Sfillares refuzojnë mësimin në Kondovë

Madhësia: Decrease font Enlarge font
image

Nxënësit e shkollës së djegur të fshatit Sfillare të komunës së Sarajit, edhe sot kanë refuzuar të ulen në bankat shkollore të fshatit fqinjë - Kondovë. Nga Këshilli i prindërve thonë se edhe mëtej do të vazhdojnë me bojkotin e procesit mësimor, për shkak të mos meremetimit të objektit shkollor dhe neglizhencës së autoriteteve. “Në fshatin Sfillare bojkoti vazhdon dhe do të vazhdojë. Mendimi i këshillit por edhe i fshatit është që bojkoti të vazhdojë në mënyrë pak më radikale. Nga Ministria e Arsimit dhe Komuna e Sarajit nuk kemi kurrfarë informate, se çka apo kur do të fillojë rindërtimi, ne nuk kemi asnjë informatë. Me kryetarin e Komunës nuk kemi asnjë bisedë, ai duhet të vijë të vizitojë fshatin Sfillare dhe ti sheh brengat tona se për çfarë bëhet fjalë edhe pse ai din për bojkotin” tha Rauf  Mustafa nga këshilli koordinues. Edhe nxënësit që ne takuam në oborrin e shkollës fillore ‘Bajram Shabani’ thonë se ata kanë dëshirë të mësojnë dhe që shkolla e tyre duhet të rinovohet në afat sa më të shkurtër.”Unë kamë dëshirë të mësojë dhe sa më shpejtë ta ndërtojnë shkollën qe ne tia nisim mësimit. Është shumë vështirë të zgjohesh në 6 të mëngjesit dhe të udhëtosh me autobus deri në Kondovë, shumë vështirë është” shprehet një nxënës. “ Dua që ta ndërtojnë shkollën dhe të mësojmë, sa më shpejtë” tha një tjetër nxënës. Ndërkohë drejtori i Shkollës Fillore “Bajram Shabani” në Kondovë u rekomandoi prindërve që ti dërgojnë fëmijët e tyre në shkollë meqë ai dhe komuna janë angazhuar për gjetjen e një zgjidhjeje të shpejtë. “Si drejtor i shkollës nuk i kam ingerencat dhe kompetencat të jap një vlerësim apo një deklaratë të tillë, unë edhe prindërve ju thash se kam obligim ligjor dhe moral që ti takojë me kryetarin e komunës, që ta dëgjonin nga kryetari i komunës, ai është më direkt i lidhur me Ministrinë e Arsimit, mirpo ata refuzuan të takohen me kryetarin e komunës. Humbës i gjithë kësaj situate do të jenë nxënësit e shkollës së Sfillares, plotësisht pajtohem dhe e përkrahë revoltën e prindërve meqë shkoi 5-6 muaj dhe nuk u rindërtua shkolla, arsyeja pse, le të drejtohen në Ministrinë e Arsimit me siguri se prej tyre do të marrin informata më të sakta dhe të konfirmuara” tha Enver Aliu, drejtor i Sh.F.”Bajram Shabani” në Kondovë. Ditë më parë kryetari i komunës së Sarajit, Blerim Bexheti për ALSAT deklaroi se janë duke u angazhuar seriozisht për rindërtimin e objekteve të djegura të shkollës së Sfillares, por punimet për këtë gjë ende nuk kanë filluar. Valmir Kuçi

Subscribe to comments feed Komente (0 dërguar):

gjithsej: | shfaqen:

Dërgoni komentin comment

Shkruani kodin e fotos:

  • email Email mikut
  • print Verzioni print
  • Plain text Tekst i thjeshtë
Tjera nga Lajme nga vendi
Previous
image
ARM-ja ndihmon malësinë e Shkupit dhe Likovës
Vazhdon Aksioni humanitarë për furnizimin me ushqime për fshatrat e izoluara të Karadakut.  Ministri i Mbrojtës Fatmir Besimi së bashku me disa pjesëtarë të ARM-së ...
image
Likovë, fshatrat e bllokuara apelojnë për ndihmë
Fshatrat malore të Komunës së Likovës, Goshincë, Llukarë, Allashec, Bellanoc dhe Runicë, për më tepër se dy javë vazhdojnë të mbeten të bllokuara nga reshjet ...
image
Bora në trotuare, qytetarët në spitale!
Moti i ftohtë, bora e pa pastruar dhe rrugicat e ngrira po ju shkaktojnë probleme qytetarëve. Lëvizja e vështirësuar është pasqyra që mund të shihet ...
image
Volebek: ‘Incidentet e fundit, rrezikojnë shoqërinë’
Po që se nuk ndërmerren masa për parandalimi e përkeqësimit të marrëdhënieve ndëretnike dhe ndërfetare rrezikohet shoqëria. Këtë apel sot ua drejtoi anëtarëve të Komitetit ...
image
Nimic më 20 dhe 21 shkurt në Maqedoni
I dërguari special i sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara për çështjen e emrit, ambasadori Methju Nimic, më 20 dhe 21 shkurt do të ...
image
Gruevski: Greqia dëshiron të mos zgjidhet problemi
Kryeministri Nikolla Gruevski ka përshëndetur paralajmërimin për vizitën e ndërmjetësit Metju Nimic në Maqedoni por theksoi se nuk pret ndonjë rezultat pasi pala greke aspak ...
image
KRD-ja lavdëron Alsat-M
ALSAT-M është televizioni më i disiplinuar në frymën e respektimit të rregullave të përcaktuara në Ligjin për Radiodifuzion. Kështu thotë raporti i fundit i monitorimit ...
image
Kralev zvarrit procedurën për ndërrimin e emrave të shkollave
Katër shkollat fillore të Komunës së Çairit,  “Nikolla Vapcarov”, “Jane Sandanski”, “Cvetan Dimov” dhe “Rajko Zhinzifov” mbeten në pritje të verifikimit të vendimit për ndryshimin ...
image
Ministri Poposki e vazhdon vizitën në Estoni
Ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Poposki e vazhdon vizitën dyditore të punës në Estoni, në kuadër të së cilës do të takohet me ministrin ...
image
Fshatrat e Malësisë së Shkupit dhe Likovës apelojnë për ndihmë
Reshjet e pandërprera të borës vazhdojnë të mbajnë të bllokuara fshatrat e Malësisë së Shkupit dhe Likovës ndërkohë banorët apelojnë për ndihmë në ushqime dhe ...
image
MP, inkasantët e arrestuar kthehen sërish në punë!
Inkasantët e arrestuar në operacionet “Syri i gjarprit 1 dhe 2” me urdhër të qeverisë sërish do të kthehen në punë, por si punëtor të ...
image
Edhe më tej të bllokuara fshatrat e Malësisë së Sharrit
Një numër i madh i fshatrave të Malësisë së Sharrit, vazhdojnë të mbesin pothuajse të izoluara. Prej disa ditësh rruga është vështirë e kalueshme, për ...
image
Arifi anashkalon gjuhën shqipe, prezanton raportin në maqedonisht
Edhe pse ligji ia garanton, zv/ kryeministrja për euro integrime Teuta Arifi në mbledhjen e Këshillit Nacional për Eurointegrime, në parlament fjalimin e saj e ...
image
Volebek: Ndaloni tensionet sa nuk është bërë vonë
Tensionet e fundit në rrafshin ndëretnikë sollën në Shkup Komisionerin e Lartë për Pakica të OSBE-së i cili takoi përfaqësuesit partiak nga të cilët kërkoi ...
image
Qarkullimi i vështirësuar dhe i ngadalësuar!
Komunikacioni në të gjitha akset rrugore rajonale dhe magjistrale në orët e mëngjesit po zhvillohet me vështirësi dhe i ngadalësuar në kushte dimërore dhe në ...
Next
Kërko arkivin
first first Shkurt, 2012 first first
Di Ma Enj Pr Sht
1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29
www.albart.com