Fillimi | Lajme | Lajme nga vendi | Ademi:Per dy vite e rrëzuam, dy vite bashkëpunuam

Ademi:Per dy vite e rrëzuam, dy vite bashkëpunuam

Madhësia: Decrease font Enlarge font
image Nikolla Gruevski dhe Abdylaqim Ademi

Llogaridhënia e Gruevskit për katërvjeçarin e qeverisjes së tij, për partnerin e koalicionit qeveritar BDI-në, duhet ndarë në dy periudha. E para, e cila është e kontestuar dhe e papranuar nga partia e Ahmetit, është dyvjeçari i parë, kur pjesë e qeverisë ishte PDSH-ja edhe përkundër vullnetit të votuesve, kurse dyvjeçari i dytë është koha kur BDI-ja është pjesë e ekzekutivit. Zv/ kryeministri Abdylaqim Ademi, thotë se gjatë dyvjeçarit të parë të Qeverisë së Gruevskit, BDI-ja ka qenë e koncentruar në rrëzimin e saj dhe shkuarjen në zgjedhje të parakohshme. “Ne mandatin e tij katër vjeçar mund ta ndajmë në dy periudha, në pjesën kur ai ishte në koalicion me PDSH-në dhe në pjesën kur ai është në koalicion me BDI-në. Ashtu siç opinioni është i njoftuar, në pjesën e parë kur VMRO-DPMNE-ja kishte koalicione me PDSH-në, ne atë qeveri e quajtëm jo legjitime dhe pa mandat nga shqiptarët. Prandaj lirisht mund të themi se ajo pjesë  e qeverisjes për ne ka qenë e kontestuar, nuk e kemi pranuar dhe kemi luftuar me të gjitha mjetet që të ketë rënie të qeverisë dhe të ketë zgjedhje të parakohshme dhe ashtu ndodhi në vitin 2008” tha zv/kryeministri Abdylaqim Ademi. Ndërkohë në dyvjeçarin dytë të qeverisjes së Gruevskit, kur dhe BDI-ja është pjesë e Qeverisë, sipas Ademit janë realizuar një sërë projektesh të përbashkëta të cilat luajnë rol të rëndësishëm në ndërtimin e brendshëm të marrëdhënieve ndëretnike si dhe planin e jashtëm.“Në këtë pjesë dyvjeçare të mandatit tonë, ne kemi arritur të realizojmë disa projekte të rëndësishme të cilat kryekëput kanë të bëjnë me raportet e brendshme ndëretnike, duke filluar me implementimin e Marrëveshjes së Ohrit, por edhe disa projekte tjera të cilat kanë gjithashtu ndikim e dhe në marrëdhëniet e brendshme por edhe në marrëdhëniet rajonale dhe proceset integruese. Ashtu siç ishte shënimi i vijës kufitare me Kosovën, vendosja e marrëdhënieve diplomatike, njohja e pavarësisë së Kosovës, një realitet i ri në Ballkan. Projektet tjera dhe reformat të cilat realizohen edhe në administratë dhe në gjykata” shtoi Ademi. Ai tha se në këtë drejtim do të vazhdojë kjo bashkëqeverisje me VMRO-në edhe në dy vitet e ardhshme me qëllim të realizimit të premtimeve dhe obligimeve të marra në zgjedhjet e fundit të vitit 2008.  Bedri Rexhallari

Subscribe to comments feed Komente (41 dërguar):

tetova më 30/09/2010 13:37:46
avatar
shum bukur paske shkruar o afrim he aferim te qoft,se keta te pdsh nuk erdhen ne mend asnjeher dhe nuk vij kur, keto pune te flliqura qe kan be keta kan haru se populli i ka shenuar ne histori dhe i din si aj bismilahi qe thohet ne mengjes.
Po mjafte me se na kini lodh shpirtin o tradhetar se sen u shohim me para syve, se GRDESKI EKAM FJALEN PER pobratimin tuj u ka bo si vetja kopila amen jo per shkijet po per vllezerit tuj.Ju keni shum histori te hidhur pdsh, po te filloj njeriu te numroj jan te pafunta, prandaj ju peshat keni permend disa pune te kqija qe paska be bdi, jo jo ato jan pune qe bet ju gjat 2006-2008 ja sollet zotri aliut me ekipen e vet dyellin 2 gishta mbi koke, se ishte bdi qe regulloj te gjitha pune qe shqiptaret as sikan pa edner ele ma zhgender, zhgnder dihet dajakin prej pobratinave te pshshs pdsh, po ja keshtu ju denuan juve shqiptaret. Ju sdi cka tju them vetem di 1 gje se ju urej pa mase,ju jeni te korupsionit te tenderave, larje parash, vjedhje, krisma gjat zgjedhjeve, hajni, prostitucion, krime, njezore, o sdi cka ka dicka me te keqe ne bot jeni ju ata.

Leni ju abdylaqimin dhe te tjeret te kryjn pune se ju sishit te zoti te coni perpara gjera po vetem mbrapsht.

Si perfundim i gjith kesaj se kam shum per te shkruar po mjaft se ju bena rezil, ju skeni te drejt te ankoheni per asgje, ju jeni nje hicccccccccc.

Shum te fala te gjithe shqiptareve qe perkrahin ket mendim timin.E gjithe bota shqiptare duhet te jete BDI.
Thumbs Up Thumbs Down
gv më 27/09/2010 15:25:51
avatar
po per te rrezuar jeni te paret o bdi na rrezuat edhe neve shqiptareveje sjeni tu ba asg ju shkon ku tabihat
Thumbs Up Thumbs Down
Labi më 10/09/2010 11:07:17
avatar
ajt se edhe ai Imer Aliu(Libri Leximit) sosht ma i mir se ky...njejt jan...kur u be ajo e brodecit ato kryesia e Pdsh pinin Skopskoo te Dora...festonin;)
Thumbs Up Thumbs Down
bashkim më 07/09/2010 07:41:47
avatar
kto cka na bojn tash shkiijet e kina krejt prej pdsh-se..ajo ua zroj autoritetin shqiptareve
Thumbs Up Thumbs Down
genci më 06/09/2010 22:56:17
avatar
o ali pyete gruevskin a i rreh zemra si isa boletini se ty te rreh zemra si goce dellcevi..
Thumbs Up Thumbs Down
më 06/09/2010 22:48:18
avatar
meqe shum komentus e permendin rastin e brodecit i kisha propozu keta te pdsh te marin inicijativ dhe te dal e verteta ne shesh e jo te rini ne restorantin dora
Thumbs Up Thumbs Down
abdyladi kerkushi më 06/09/2010 22:45:01
avatar
po valla be burr spo kije ere as nga pamja fizike as intelektuale,n,baz juve edhe garnitura e partis eshte si ju na moret n,caf o zotni.na kthit per 50 vjet mbrapa.Ka raste kur zoti nok ja jep bukurin po shumica e kan mencurin ju sjeni figur as mediatike as megafonike na mitet krejt me ket politik turp pom vjen kur po ju shoh,po kurr skam me ja fal vet vetes shka ju kam votue.turp i popullit me ju
Thumbs Up Thumbs Down
tetova më 06/09/2010 21:19:45
avatar
O Abdulaqim O i mjeri ti, po fotoja tregon se kur je afer atij floket te ngrihen lart o i mjeri cka te ka gjet ty dhe shoket tua per tu vajtu jeni.
Thumbs Up Thumbs Down
era më 06/09/2010 20:58:41
avatar
kjo deklarate eshte bile me patetike se deklaratat e kryeministrit te vogel.ne punuam ta rezojme qeverine jo legjitime,dhe pasi qe e rezuat cka ndodhi?ju dmth jeni sherbetoret legjitim apo?dmth.gjithe ne qe nuk duam te jemi sherbetor nuk duhet te votojme!!lufta,rezimi i pdsh-se qenkan manovra qe nje grup medioker te pasurohet???!!pdsh qenka parti menderisht shume me e shendosh,ju jeni psiqikisht te semure dhe menderisht te shemtuar!!
Thumbs Up Thumbs Down
fatmir më 06/09/2010 20:38:22
avatar
o abdulhashim,o krejt e kije te qart se te ka shti ner sqetull nikola gruevski i ali ahmetit,kot e organizut brodecin,mo skeni cka me organizu,,hajt shkoni azil ku jeni kan me par
Thumbs Up Thumbs Down
1 2 3 4 5 next gjithsej: 41 | shfaqen: 1 - 10
  • email Email mikut
  • print Verzioni print
  • Plain text Tekst i thjeshtë
Tjera nga Lajme nga vendi
Previous
image
Kuvendi i Maqedonisë do ta vazhdojë mbledhjen e 30-të
Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot, me debat rreth Propozim ligjit për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për vlerësim dhe Propozim ligjit për ndryshim të ...
image
Gruevski në biznes forume në Torino dhe Milano
Ekipi ekonomik qeveritar i kryesuar nga kryeministri Nikolla Gruevski sot do t'i prezantojë potencialet ekonomike dhe investuese të Republikës së Maqedonisë para investuesve italianë në ...
image
Komision për të drejtat e pacientëve
Cilido pacient që mendon se i janë shkelur të drejtat, mund të ankohet në Komisionin për të drejtat e pacientëve. Komisioni është formuar nga ana ...
image
Presidenti Ivanov e kupton frustrimin e Gruevskit
  I kuptoj frustrimet e kryeministrit dhe qytetarëve të Maqedonisë, shkurt u përgjigj presidenti Gjorge Ivanov në Çikago në pyetjen e TV Alsat-M nëse ka gabuar ...
image
Fronti opozitarë kërkon seancë urgjente
Fronti opozitar kërkon seancë urgjente kuvendore pas dështimit të radhës në samitin e Çikagos. Në letrën drejtuar kryetarit të Kuvendit Veljanovski, fronti opozitar kërkon seancë ...
image
Alkaloid siguron leje ekologjike të integruar
Me qëllim të harmonizimit të legjislacionit vendor me atë të Bashkimit Evropian, si dhe për parandalimin e integruar dhe kontrollin e ndotjes, Alkaloidi në vitin ...
image
Analistët: BDI duhet t’i thotë ‘mirupafshim’ koalicionit
Pas përfundimit të samitit të NATO-s dhe mbetjes së Maqedonisë jashtë Aleancës, institucionet duhet të ndërmarrin hapa konkret për të ndërtuar pozicionin se çfarë duhet ...
image
Kuvend, debat rreth certifikatave të sigurisë
Funksionarët shqiptarë përballen me mungesën e certifikatave për siguri, të cilat iu mundësojnë atyre qasje tek informatat me karakter të klasifikuar. Me një problem të ...
image
OSBE alarmon për urrejtjen ndëretnike dhe ndërfetare
Sulmet verbale shpesh herë të shoqëruara me përleshje fizike, grafite etnike me përmbajtje fyese, dhunë në ngjarjet sportive, sulme ndaj monumenteve fetare dhe kulturore, janë ...
image
Djegia e shtëpive, asnjë ndihmë nga shteti
Katër familjet e lagjes Maxhari të Shkupit, shtëpitë e të cilëve u përfshinë nga zjarri ditë më parë, ende vazhdojnë t’i kalojnë netët nën qiell ...
image
Me vendim të Qeverisë, Spitali shtetëror do të quhet ‘Nënë Tereza’
Klinikat e Shkupit në të ardhmen do të quhen Nëna Terezë. Kështu ka vendosur Qeveria e Republikës së Maqedonisë në seancën e mbajtur mbrëmë.“Me propozim ...
image
Tërmet në Maqedoninë lindore dhe qendrore
Tërmet me intensitet ndërmjet tre dhe gjashtë ballë sipas Shkallës makrosizmike evropiane sot herët në mëngjes, në orën 02:00 është ndier në Maqedoninë lindore dhe ...
image
Strugë, tejkalohet marrëveshja, nis pastrimi i qytetit
Është arritur marrëveshje ndërmjet punëtorëve dhe drejtorit të komunales në Strugë për mënyrën e pagesën së rrogave të mbetura. Me këtë është mbyllur edhe greva ...
image
Çikago nuk solli asgjë të re, përsëriti konkluzionet e Bukureshtit
Asgjë e re në CHICAGO - Ftesë për anëtarësim  të Maqedonisë në Aleancë do të ketë  në momentin kur do të gjendet një zgjidhje e ...
image
Partitë politike kërkojnë llogari ndaj Gruevskit
LSDM-ja opozitare ka kërkuar që Kryeministri Gruesvki të mbledhë forcat dhe të paraqitet në parlament për të dhënë llogari rreth situatës së krijuar pas samitit ...
Next
Kërko arkivin
first first Maj, 2012 first first
Di Ma Enj Pr Sht
1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31
www.albart.com