Fillimi | Lajme | Lajme nga vendi | Ademi:Per dy vite e rrëzuam, dy vite bashkëpunuam

Ademi:Per dy vite e rrëzuam, dy vite bashkëpunuam

Madhësia: Decrease font Enlarge font
image Nikolla Gruevski dhe Abdylaqim Ademi

Llogaridhënia e Gruevskit për katërvjeçarin e qeverisjes së tij, për partnerin e koalicionit qeveritar BDI-në, duhet ndarë në dy periudha. E para, e cila është e kontestuar dhe e papranuar nga partia e Ahmetit, është dyvjeçari i parë, kur pjesë e qeverisë ishte PDSH-ja edhe përkundër vullnetit të votuesve, kurse dyvjeçari i dytë është koha kur BDI-ja është pjesë e ekzekutivit. Zv/ kryeministri Abdylaqim Ademi, thotë se gjatë dyvjeçarit të parë të Qeverisë së Gruevskit, BDI-ja ka qenë e koncentruar në rrëzimin e saj dhe shkuarjen në zgjedhje të parakohshme. “Ne mandatin e tij katër vjeçar mund ta ndajmë në dy periudha, në pjesën kur ai ishte në koalicion me PDSH-në dhe në pjesën kur ai është në koalicion me BDI-në. Ashtu siç opinioni është i njoftuar, në pjesën e parë kur VMRO-DPMNE-ja kishte koalicione me PDSH-në, ne atë qeveri e quajtëm jo legjitime dhe pa mandat nga shqiptarët. Prandaj lirisht mund të themi se ajo pjesë  e qeverisjes për ne ka qenë e kontestuar, nuk e kemi pranuar dhe kemi luftuar me të gjitha mjetet që të ketë rënie të qeverisë dhe të ketë zgjedhje të parakohshme dhe ashtu ndodhi në vitin 2008” tha zv/kryeministri Abdylaqim Ademi. Ndërkohë në dyvjeçarin dytë të qeverisjes së Gruevskit, kur dhe BDI-ja është pjesë e Qeverisë, sipas Ademit janë realizuar një sërë projektesh të përbashkëta të cilat luajnë rol të rëndësishëm në ndërtimin e brendshëm të marrëdhënieve ndëretnike si dhe planin e jashtëm.“Në këtë pjesë dyvjeçare të mandatit tonë, ne kemi arritur të realizojmë disa projekte të rëndësishme të cilat kryekëput kanë të bëjnë me raportet e brendshme ndëretnike, duke filluar me implementimin e Marrëveshjes së Ohrit, por edhe disa projekte tjera të cilat kanë gjithashtu ndikim e dhe në marrëdhëniet e brendshme por edhe në marrëdhëniet rajonale dhe proceset integruese. Ashtu siç ishte shënimi i vijës kufitare me Kosovën, vendosja e marrëdhënieve diplomatike, njohja e pavarësisë së Kosovës, një realitet i ri në Ballkan. Projektet tjera dhe reformat të cilat realizohen edhe në administratë dhe në gjykata” shtoi Ademi. Ai tha se në këtë drejtim do të vazhdojë kjo bashkëqeverisje me VMRO-në edhe në dy vitet e ardhshme me qëllim të realizimit të premtimeve dhe obligimeve të marra në zgjedhjet e fundit të vitit 2008.  Bedri Rexhallari

Subscribe to comments feed Komente (41 dërguar):

tetova më 30/09/2010 13:37:46
avatar
shum bukur paske shkruar o afrim he aferim te qoft,se keta te pdsh nuk erdhen ne mend asnjeher dhe nuk vij kur, keto pune te flliqura qe kan be keta kan haru se populli i ka shenuar ne histori dhe i din si aj bismilahi qe thohet ne mengjes.
Po mjafte me se na kini lodh shpirtin o tradhetar se sen u shohim me para syve, se GRDESKI EKAM FJALEN PER pobratimin tuj u ka bo si vetja kopila amen jo per shkijet po per vllezerit tuj.Ju keni shum histori te hidhur pdsh, po te filloj njeriu te numroj jan te pafunta, prandaj ju peshat keni permend disa pune te kqija qe paska be bdi, jo jo ato jan pune qe bet ju gjat 2006-2008 ja sollet zotri aliut me ekipen e vet dyellin 2 gishta mbi koke, se ishte bdi qe regulloj te gjitha pune qe shqiptaret as sikan pa edner ele ma zhgender, zhgnder dihet dajakin prej pobratinave te pshshs pdsh, po ja keshtu ju denuan juve shqiptaret. Ju sdi cka tju them vetem di 1 gje se ju urej pa mase,ju jeni te korupsionit te tenderave, larje parash, vjedhje, krisma gjat zgjedhjeve, hajni, prostitucion, krime, njezore, o sdi cka ka dicka me te keqe ne bot jeni ju ata.

Leni ju abdylaqimin dhe te tjeret te kryjn pune se ju sishit te zoti te coni perpara gjera po vetem mbrapsht.

Si perfundim i gjith kesaj se kam shum per te shkruar po mjaft se ju bena rezil, ju skeni te drejt te ankoheni per asgje, ju jeni nje hicccccccccc.

Shum te fala te gjithe shqiptareve qe perkrahin ket mendim timin.E gjithe bota shqiptare duhet te jete BDI.
Thumbs Up Thumbs Down
gv më 27/09/2010 15:25:51
avatar
po per te rrezuar jeni te paret o bdi na rrezuat edhe neve shqiptareveje sjeni tu ba asg ju shkon ku tabihat
Thumbs Up Thumbs Down
Labi më 10/09/2010 11:07:17
avatar
ajt se edhe ai Imer Aliu(Libri Leximit) sosht ma i mir se ky...njejt jan...kur u be ajo e brodecit ato kryesia e Pdsh pinin Skopskoo te Dora...festonin;)
Thumbs Up Thumbs Down
bashkim më 07/09/2010 07:41:47
avatar
kto cka na bojn tash shkiijet e kina krejt prej pdsh-se..ajo ua zroj autoritetin shqiptareve
Thumbs Up Thumbs Down
genci më 06/09/2010 22:56:17
avatar
o ali pyete gruevskin a i rreh zemra si isa boletini se ty te rreh zemra si goce dellcevi..
Thumbs Up Thumbs Down
më 06/09/2010 22:48:18
avatar
meqe shum komentus e permendin rastin e brodecit i kisha propozu keta te pdsh te marin inicijativ dhe te dal e verteta ne shesh e jo te rini ne restorantin dora
Thumbs Up Thumbs Down
abdyladi kerkushi më 06/09/2010 22:45:01
avatar
po valla be burr spo kije ere as nga pamja fizike as intelektuale,n,baz juve edhe garnitura e partis eshte si ju na moret n,caf o zotni.na kthit per 50 vjet mbrapa.Ka raste kur zoti nok ja jep bukurin po shumica e kan mencurin ju sjeni figur as mediatike as megafonike na mitet krejt me ket politik turp pom vjen kur po ju shoh,po kurr skam me ja fal vet vetes shka ju kam votue.turp i popullit me ju
Thumbs Up Thumbs Down
tetova më 06/09/2010 21:19:45
avatar
O Abdulaqim O i mjeri ti, po fotoja tregon se kur je afer atij floket te ngrihen lart o i mjeri cka te ka gjet ty dhe shoket tua per tu vajtu jeni.
Thumbs Up Thumbs Down
era më 06/09/2010 20:58:41
avatar
kjo deklarate eshte bile me patetike se deklaratat e kryeministrit te vogel.ne punuam ta rezojme qeverine jo legjitime,dhe pasi qe e rezuat cka ndodhi?ju dmth jeni sherbetoret legjitim apo?dmth.gjithe ne qe nuk duam te jemi sherbetor nuk duhet te votojme!!lufta,rezimi i pdsh-se qenkan manovra qe nje grup medioker te pasurohet???!!pdsh qenka parti menderisht shume me e shendosh,ju jeni psiqikisht te semure dhe menderisht te shemtuar!!
Thumbs Up Thumbs Down
fatmir më 06/09/2010 20:38:22
avatar
o abdulhashim,o krejt e kije te qart se te ka shti ner sqetull nikola gruevski i ali ahmetit,kot e organizut brodecin,mo skeni cka me organizu,,hajt shkoni azil ku jeni kan me par
Thumbs Up Thumbs Down
kalaja e sellces më 06/09/2010 20:17:23
avatar
edhe une thom se shum kini arit me ket qeverisje,ju that se ne pjesen e par te qeverisjes ka pas shum deshtime kurse tash shum aritje te medha per shqiptaret e maqedonis,por kjo nuk ashte aspak e vertet si me te paren ashtu edhe me ju te dytit,mos vall i quani aritje ne brodec ne sopot ne shkup e mos ti permendim shum gjeja si shkupi 2014 qe e mbushet shkupin krejt luana,krejt statuja te bullgaris, a mos vall kjo ashte aritje e partive tona qe qeverisen deri tash me v. m. r.o.por as njera as tjetra nuk keni punuar asgje per shqiptaret e maqedonise.mos ja hudhni fajn njeri tjetrit se njesoj jeni hic ma te mir nuk jeni. po a nuk e shihni se qeveria ose kualicionet me v.mr.on jan antishqiptare,xhdo dit ose xhdo muaj na dalin ligje kunder shqiptarve si ne arsim me librat eshkollave krejtsisht maqedonase asgje shqiptare,ku jan udhheqsit tan presen pi arsimtarve ti lexojn e masandej thon se ene ne i bojkotojm kta libra.kjo asht nje turp i madh per udheheqsit tan .tung alsat.
Thumbs Up Thumbs Down
ish simpatizues i bdi më 06/09/2010 20:14:59
avatar
tradhtija e abdilaqim ademit dhe bdi dot jete regjistrimi i popullsis ku shqiptaret dote dalin nder 20% ateher neve shqiptareve dot na dale gjumi por per fat te keq dot jet vone
Thumbs Up Thumbs Down
PPD më 06/09/2010 19:20:04
avatar
-Ali Ahmeti dhe BDI lejuan dhe financuan Enciklopedinë maqedonase ku fyen e nënçmohen shqiptarët

-Ali Ahmeti dhe BDI lejuan që Maqedonishtja të jetë obligative për nxënësit shqiptar nga klasa e parë

-Ali Ahmeti dhe BDI shkatërrojë institucionet shqiptare të cilën PDSH arriti ti themeloje si “Instituti për trashëgimi kulturore dhe shpirtërore të shqiptarëve, Teatrin shqiptarë në Shkup e Tetovë,Galerinë e arteve, fakultetin e Mjekësisë dhe të stomatologjisë

-Ali Ahmeti dhe BDI shkatërruan spitalet në vendet ku banojnë shqiptarët

-Ali Ahmeti dhe BDI degraduan përdorimin e gjuhës shqipe

-Ali Ahmeti dhe BDI-ja sollën në gjendje të mjerueshme spitalet në vendet ku jetojnë shqiptarët

-Ali Ahmeti dhe partia e tij lejojnë tekste shkollore me përmbajtje shoviniste maqedonase

-Ali Ahmeti dhe BDI miratojnë ligjin që stimulon natalitetin vetëm te maqedonasit

-Ali Ahmeti dhe BDI mosbotimin e fletushkës kushtuar “Nënë Terezës” në gjuhën shqipe e arsyetojnë se qenka kriza globale financiare

-Ali Ahmeti dhe BDI lejonë ,realizojnë dhe financojnë projektin skandalozë “Shkupi 2014” duke harxhuar paret edhe të shqiptarëve për përmendoret duke manifestuar nacionalizmin e vonuar maqedonas.

-Ali Ahmeti dhe BDI paret e shqiptarëve i investojnë në Maqedoninë Lindore e jo në mjediset ku jetojnë shqiptarët si në Shkup,Kumanovë,Gostivar, Tetovë etj.

-Ali Ahmeti dhe BDI janë përgjegjëse për vrasjen e katër shqiptarëve në hyrje të Radushës.

-Ali Ahmeti dhe BDI vazhdojnë ti mashtrojnë shqiptarët në stilin “sot-nesër” se do ta sjellin ligjin për pjesëmarrësit shqiptar gjatë konfliktit 2001.

-Ali Ahmeti dhe BDI shkel ligjin për amnisti duke ua marrë dy deputetëve të partisë së tyre imunitetin që të procesuohen “rastet e Hagës”

-Ali Ahmeti dhe BDI sulmojnë hoxhën dhe xhematin brenda në Xhami etj

Këto janë disa nga të arriturat e mëdha të Ali Ahmetit dhe Nikolla Gruevski
Thumbs Up Thumbs Down
BASEL më 06/09/2010 19:17:49
avatar
1.ENCIKLOPEDIA
2.LIGJI PER AMNISTI
3.VRASJE MIZORE NE RADUSH
4.BURGOSJE ISH USHTARET E UCK
5.GJEOGRAFIA,SHOQERIA SKANDALOZE
6.1000 FLAMUJ NEPER SHKUP
7.LIGJI PER ISH USHTARET E uck
8.PERKRAHJE E FUQISHME PER IVANOVIN
9.VETEM 2% PJESMARJE E SHQIPTARVE NEPER INSTITUCIONE
10.PASAPORTA VETEM NE MAQEDONISHT
11.SHKUPI 2014
12.VJEDHJA E SPITALIT TE TETOVES NE PRONA INDIVIDUALE
13.SHKATRIMI I IRONIZIMI I USHT-SE
14.NDARJA,COPTIMI DHE PERCARJA E USHT-SE
15.MILIONA EURO VETEM PER TOSE PROEVSKI A VEPEM 10.000E PER PALLATIN E KULTURES NE TETOVE


CKA DONI MA O TE POSHTER CKA KENI PA NGA BDI
HAJT JU TE BDI ME TREGONI VETEM NJE TE MIR NJE LIGJ QE KA MIRATU PER TE MIR TE SQIPETARVE PER BES UN DO VOTOJ BDI TREGONI VETEM NJE JO MA SHUM...PO JU JENI TRADHTRARET E KOMBIT ISHALLA GRUEVSKI EDHE COPA JU BAN SE MIR E KENI JU....
Thumbs Up Thumbs Down
ALI-TRADHTARI më 06/09/2010 19:08:49
avatar
OOOOOOOO BURRA NE I KEMI FAJET SE VET E PERKRAHIM ALI SPIUNIN NE JEMI PER TE NA VAR MIDIS SHKUPIT E PASTAJ LE COHET ALIJA LE TA SHET SHKUPIN PER 2 CAMCAKEZA...PO MIR E KAN SHKUPJANT ISHALLA COPA I PASHA VET E PERKRAHIN ALIN ISHALLA EDHE KA NI KRYQ NEPER SHPIJA JAV VENDON...ZATEN 1000 FLAMURA I KA VENDU NEPER SHKUP.
Thumbs Up Thumbs Down
1 2 3 next gjithsej: 41 | shfaqen: 1 - 15

Dërgoni komentin comment

Shkruani kodin e fotos:

  • email Email mikut
  • print Verzioni print
  • Plain text Tekst i thjeshtë
Tjera nga Lajme nga vendi
Previous
image
ARM-ja ndihmon malësinë e Shkupit dhe Likovës
Vazhdon Aksioni humanitarë për furnizimin me ushqime për fshatrat e izoluara të Karadakut.  Ministri i Mbrojtës Fatmir Besimi së bashku me disa pjesëtarë të ARM-së ...
image
Likovë, fshatrat e bllokuara apelojnë për ndihmë
Fshatrat malore të Komunës së Likovës, Goshincë, Llukarë, Allashec, Bellanoc dhe Runicë, për më tepër se dy javë vazhdojnë të mbeten të bllokuara nga reshjet ...
image
Bora në trotuare, qytetarët në spitale!
Moti i ftohtë, bora e pa pastruar dhe rrugicat e ngrira po ju shkaktojnë probleme qytetarëve. Lëvizja e vështirësuar është pasqyra që mund të shihet ...
image
Volebek: ‘Incidentet e fundit, rrezikojnë shoqërinë’
Po që se nuk ndërmerren masa për parandalimi e përkeqësimit të marrëdhënieve ndëretnike dhe ndërfetare rrezikohet shoqëria. Këtë apel sot ua drejtoi anëtarëve të Komitetit ...
image
Nimic më 20 dhe 21 shkurt në Maqedoni
I dërguari special i sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara për çështjen e emrit, ambasadori Methju Nimic, më 20 dhe 21 shkurt do të ...
image
Gruevski: Greqia dëshiron të mos zgjidhet problemi
Kryeministri Nikolla Gruevski ka përshëndetur paralajmërimin për vizitën e ndërmjetësit Metju Nimic në Maqedoni por theksoi se nuk pret ndonjë rezultat pasi pala greke aspak ...
image
KRD-ja lavdëron Alsat-M
ALSAT-M është televizioni më i disiplinuar në frymën e respektimit të rregullave të përcaktuara në Ligjin për Radiodifuzion. Kështu thotë raporti i fundit i monitorimit ...
image
Kralev zvarrit procedurën për ndërrimin e emrave të shkollave
Katër shkollat fillore të Komunës së Çairit,  “Nikolla Vapcarov”, “Jane Sandanski”, “Cvetan Dimov” dhe “Rajko Zhinzifov” mbeten në pritje të verifikimit të vendimit për ndryshimin ...
image
Ministri Poposki e vazhdon vizitën në Estoni
Ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Poposki e vazhdon vizitën dyditore të punës në Estoni, në kuadër të së cilës do të takohet me ministrin ...
image
Fshatrat e Malësisë së Shkupit dhe Likovës apelojnë për ndihmë
Reshjet e pandërprera të borës vazhdojnë të mbajnë të bllokuara fshatrat e Malësisë së Shkupit dhe Likovës ndërkohë banorët apelojnë për ndihmë në ushqime dhe ...
image
MP, inkasantët e arrestuar kthehen sërish në punë!
Inkasantët e arrestuar në operacionet “Syri i gjarprit 1 dhe 2” me urdhër të qeverisë sërish do të kthehen në punë, por si punëtor të ...
image
Edhe më tej të bllokuara fshatrat e Malësisë së Sharrit
Një numër i madh i fshatrave të Malësisë së Sharrit, vazhdojnë të mbesin pothuajse të izoluara. Prej disa ditësh rruga është vështirë e kalueshme, për ...
image
Arifi anashkalon gjuhën shqipe, prezanton raportin në maqedonisht
Edhe pse ligji ia garanton, zv/ kryeministrja për euro integrime Teuta Arifi në mbledhjen e Këshillit Nacional për Eurointegrime, në parlament fjalimin e saj e ...
image
Volebek: Ndaloni tensionet sa nuk është bërë vonë
Tensionet e fundit në rrafshin ndëretnikë sollën në Shkup Komisionerin e Lartë për Pakica të OSBE-së i cili takoi përfaqësuesit partiak nga të cilët kërkoi ...
image
Qarkullimi i vështirësuar dhe i ngadalësuar!
Komunikacioni në të gjitha akset rrugore rajonale dhe magjistrale në orët e mëngjesit po zhvillohet me vështirësi dhe i ngadalësuar në kushte dimërore dhe në ...
Next
Kërko arkivin
first first Shkurt, 2012 first first
Di Ma Enj Pr Sht
1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29
www.albart.com