Fillimi | Lajme | Lajme nga vendi | Sahiti: Komision special të zbatojë regjistrimin

Sahiti: Komision special të zbatojë regjistrimin

Madhësia: Decrease font Enlarge font
image

Për regjistrim sa më efikas, më real dhe të pranueshëm nga të gjithë, duhet që me Ligjin për regjistrim të popullsisë të parashihet formimi i një komisioni të veçantë, i cili do të organizonte regjistrimin, metodë kjo që është praktikuar deri tani në Republikën e Maqedonisë. Kështu u shpreh për Alsat, Xhemali Saiti, ish nënkryetari i  Komisionit për organizimin të regjistrimit gjatë viti 2002.
“Deri tani në të gjitha ligjet që janë miratuar është paraparë komision special, do të thotë komisioni shtetëror për regjistrim, i cili koordinon gjegjësisht organizon regjistrimin e popullatës në Maqedoni, kurse organet tjera janë në shërbim të këtij komisioni special, i cili ka persona të cilët kanë njohuri adekuate dhe relevancë politike nga sfera e regjistrimit. Kjo është një metodë që praktikohej deri tani në Republikën e Maqedonisë dhe kjo është e vetmja rrugë e cila çon në organizim të mirëfilltë të operacionit statistikorë, I quajtur regjistrim”, thotë Xhemali Saitit, ish nënkryetar i Komisionit për regjistrim.
Ndërkohë sipas Saitit, Enti shtetëror për statistikë është organ i cili bën përpunimin, sistemimin, shpalljen e rezultateve. Enti është përgjegjës para komisionit për regjistrim, i cili nga ana tjetër  krijon politikën e përgjithshme për realizimin e procesit të regjistrimit.
“Regjistrimin e fundit e realizuam nëpërmjet ndihmës që dha Eurostat, nëpërmjet misionit vëzhgues permanent, i cili ishte atëherë në Republikën e Maqedonisë që mori pjesë në grumbullimin, përpilimin e  metodologjive dhe në përpunimin e të dhënave deri në shpalljen e rezultateve që është shumë me rëndësi pasi që faktori shqiptarë ka të drejtë të dyshoj në përpunimin e të dhënave në entin Statistikorë, pasi që numri I shqiptarëve me relevancë bindëse është shumë i vogël, apo të themi zero”, shton Xhemali Saitit.
Ndërkohë deputeti i BDI-së Tahir Hani, deklaron se subjekti i tij që aktualisht është në qeveri do t'i ndërmerr të gjitha masat që regjistrimi të kaloj sa më mirë dhe në të të përfshihen edhe personat që nuk kanë shtetësi të Maqedonisë por që jetojnë në Maqedoni. Megjithatë as Hani e as nga MPB-ja nuk japin numrin e saktë të këtyre personave.
"Ligji i vjetër i regjistrimit të popullsisë, ligji i vitit 2002, ka rregulluar këtë çështje mjaftë mirë dhe dihet se interesi i shtetit dhe institucioneve është që të bëj regjistrimin e përgjithshëm  të popullsisë.  Ligji i viti 2002 ka paraparë, ka tre nene të cilat e rregullojnë këtë zgjidhje dhe ajo është neni 5, 6, dhe 39 të ligjit të vjetër që rregullon përfshirjen e të gjithë qytetarëve të RM-së në numrin e përgjithshëm të RM-së dhe kryesisht për këtej kategorie të qytetarëve të cilët nuk i kanë rregulluar dokumentet apo nuk kanë dokumente përkatëse për të cilat do të duhet të dëshmohen në regjistrimin e viti 2012”, përkujton Tahir Hani.
Zbatimi i procesit të regjistrimit nga komisini i posaçëm  kërkohet nga BDI-ja për shkak të dyshimeve në Entin shtetëror të Statisitkës ku përqindja e shqiptarëve është e papërfillshme. Regjistrimi i popullisë duhet të realizohet nga 1 deri më 15 prill të vitit të ardhshëm. Sipas regjitrimit të fundit  të realizuar në vitin 2002, numri i shqiptarëve në Maqedoni është 25.17 përqind.
Bedri Rexhallari

Subscribe to comments feed Komente (9 dërguar):

sinan më 01/12/2010 20:06:39
avatar
a do behet ee neper vendet e evropes ose ma larg ku jetojn dhe punojn shqiptaret dhe ne car menyre ju lutem tregoni qe ta dim per tu organizu sa ma mir qe osht e mundur
Thumbs Up Thumbs Down
meti nga struga më 07/09/2010 10:10:22
avatar
Pajtohem me komentin e z.Xhemal se eshte ber manipulim me numrin e popullates shqiptare ne Maq.Duhet te angazhohen ekspertet te cilet permes perdorimit te metodologjise adekuate do ti mbledhin te dhenat ekzakte per numrin e popullates ne Maq.vecmas te shqiptareve.politika tu lejoj hapsire demografeve, sociologeve etj qe qe me angazhimin e tyre profesional mos i lejojne Entit shteteror per statistike ti shtremberoj te dhenat.Eshte koha qe te fitohen te dhnat objektive, nuk e di pse ekziston kompleksi per ta zvogluar numrin e Shqiptare ne republik.Duhet te crenjoset ndjenja e mizantropise ndaj shqiptareve dhe vetem atehere nuk do te jete pengese numri
Thumbs Up Thumbs Down
meti-struge më 07/09/2010 07:49:43
avatar
pajtohem me opinionin e z.Xhemal se vazhdimisht eshte manipuluar me numrin e shqiptareve ne Maqedoni.Eshte koha qe te aplkohet metodologjia me ekzakte bazuar ne parimet e shkences demografike per ti fituar te dhenat me ekzakte per numrin e popullsis ne Maqedoni e vecmas te Shqiptareve.Te binden Maqedonasit se me falsifikimin e te dhenave demografike vetem e pergenjeshtrojne veten duke u ber pen te kompleksit nacional.
Thumbs Up Thumbs Down
Albnori Oslo më 06/09/2010 11:24:59
avatar
Po, po. Vec esht thene se shqiptaret ne Maqedoni nuk jan as 17%, dhe se jane bere gabime ne regjistrimet e me hershme ku ne dalim 25.17%, tamam sa kishte nevoje atehere! Skenarin e kan gati, pritet xhirimi. Regjistrimi i vitit 1911 nga qeveria e atehershme turke as qe permend maqedonas! Ne luftat ballkanike ne mes bullgareve dhe serbeve ne dem te shqiptareve, vendosen koloni ne dem te shqipetareve. Shum familje (djetra mijera) u shperngulen gjetiu, me shm ne Turqi si pjese e marveshjes serbo-turke. Maqedonia qendrore (Manastiri, Perlepi, Velesi, Kercova etj.) gati u shprazen, e sot keta "hybride" dominojne vendin duke mos u shkeputur nga politika ekspanzioniste dhe shoveniste, vecanerisht ata qe ndikohen nga sherbimet sekrete serbe! Por faje kemi edhe ne qe kemi njohuri te "reduktuar" dhe jemi pak guximtare qe ti dalim realitetit para, ta thuam te drejten!!! Si duket sundon "hazreti interesi dhe mosshkollimi".
Thumbs Up Thumbs Down
B Basha më 06/09/2010 08:50:43
avatar
A mund te shkruaj redaksija se si numrohen ata qe jetojn jasht shtetit (nqs kan nenshtetsin e Maqedonise)
Cilat jan kritert qe dikush te njihet si banore i maqedonise!
Thumbs Up Thumbs Down
Anonin më 06/09/2010 08:33:36
avatar
njeherit e perkujtoj z.Tahir Hanin se regjistrimi mbahet ne prill te vitit 2011 e jo 2012 sic deklaron aj, sa i perket ati komisioni qe thojne se dot jete pergjegjes ne regjistrim ok pajtohem me ate mirpo let me tregojne politikanet shqiptare se si dot ta arsyetojn procesin e perpunimin te te dhenave ku ne sektorin pergjegjes prane ESHS nga numri perafersisht 30 e diqka te punesume ska asni shqiptare ku mu ne kete sektor behet krejt dredhite e me ne fund na qesin sa dojne vet pala maqedone ku aludojne ne 20 maksimum 25% ku 25% dot jete e aritur e madhe nese e arime prap kete perqindje
Me respekt nga Anonimi Tetove
Thumbs Up Thumbs Down
bushman më 05/09/2010 23:42:10
avatar
sllavomaqedonasit po na pergatisin per manipulim te radhes ndoshta do te na reduktojn ne diku 12%. po shpresoj se vin nga jasht me kry ket pun shum me rendesi per ne shqiptaret
Thumbs Up Thumbs Down
azem më 05/09/2010 22:20:21
avatar
ne maqedoni jemi mbi 1 milion shqiptar ILIRIDA
Thumbs Up Thumbs Down
Xhemali-Struge më 05/09/2010 15:02:32
avatar
Gjykuar sipas paralajmërimeve që vijnë nga qarqe të ndryshme,veçanërisht nga grupime politike antishqiptare,të cilët po krijojnë ambient në opinion se regjistrimi i vitit 2002 nuk pasqyron numrin e saktë të shqiptarëve në RM ky është një motiv plotësues për syçeltësi nga faktori politik shqiptar.Se është manipuluar me numrin e popullatës shqiptare është më se e saktë ,por nënkuptohet se në dëm të saj.E them këtë sepse personalisht kam qënë i kyçur drejtpërsëdrejti në atë operacion statistikor në cilësinë e anëtarit të komisionit rajonal për Strugën dhe ish komunat(të emëruar nga qeveria e RM) sipas organizimit të atëhershëm teritorial.Se u bënë presionet e papara për të manipuluar numri i popullatës shqiptare në Strugë dhe u përdoren metoda të llojllojshme janë dëshmitarë edhe anëtarët e tjerë të po këtij komsioni,na u dërgua urdhër nga qeveria (të pavulosur dhe panënshkruar nga asnjë zyrtar apo anëtarë të komisionit shtetëror), se materialet duhet patjetër të transferohen në entin statistikor(edhe pse të papërpunur tërrësisht), sepse situata e sigurisë nuk qënka e mirë(ndodhi rrahja e nxënësve në shkollën e mesme në Strugë me siguri e "RASTËSISHME").Për këtë që e them mund ta vërtetojnë edhe anëtarët e komisionit shtetëror të nderuarit XH.Saiti dhe J.Fetahu falë të cilëve ne gjetëm mbështetje të fortë për të mos i dorëzuar materialet e regjistrimit për në Shkup (që e ritte dyshimin sepse ato tentuan ti marrin natën)nëqoftëse ato do ti merrnin materialet e regj., jemi të bindur se numri i sotëm i popullatës shqiptare në komunën e Strugës nuk do të ishte ai që sot është zyrtar. Edhe për këtë numër të sotëm zyrtar të shqiptarëve në komunën e Strugës ka vend për dyshim të bazuar, sepse numrin që ne arritëm të regjistrojmë nuk është i njejtë me atë të cilin e publikoi enti statistikor.Për këtë më së mirë është të deklarohet ish zëvëndës drejtori i atëhershëm në entin statistikor Melaim Ademi,(në atë periudhë u ndërua edhe pushteti qëndror ku pjesë e qeverisë ishte BDI) ka pasur apo jo ndonjë kompromis për numrin e popullatës shqiptare në Strugë.Unë personalisht dyshoj sepse kam qëndruar edhe dy ditë të tjera në entin statistikor duke pritur që (Gjoja)të përpunohen materialet e regjistrimit dhe mu atë natë pas kërcënimit me dorëheqje (Xh.Saiti dhe J.Fetahu anëtarë të kom.shtetëror për regj.)sepse rezulltatet tona si komision rajonal dhe ato të cilët i kishte përpunuar enti nuk përputheshin me afro 5% të numrit të përgjithshëm të popullsisë së Strugës.Më duhet të theksoj se e gjthë kjo u arrit si rezulltat i asaj se në ato komisione duhet (veçanërisht në komunat shqiptare)shumicë shqiptare të anëtarëve të komisioneve të cilët ndjekin dhe zbatojnë operacionin e regj.Për në fund edhe një detaj nga regjistrimi i 2002 kryetari(kuadër i VMRO-së) i atëhershëm i komisionit rajonal për shkak që nuk arriti të manipuloj me këtë regjistrim nga presionet e mëdha që i pati asokohe u detyrua të largohet nga shteti ashtu që u shpërngul familjarisht në SHBA nga nuk është kthyer akoma.Për fund falenderim publik të gjithë atyre të cilët arritën të mbrojnë nga tentativat për manipulim, falenderim të veçantë për XHEMALI SAITI dhe JAKUP FETAHU.
Xhemal Arsllani Strugë
Thumbs Up Thumbs Down
gjithsej: 9 | shfaqen: 1 - 9
  • email Email mikut
  • print Verzioni print
  • Plain text Tekst i thjeshtë
Tjera nga Lajme nga vendi
Previous
image
Kuvendi i Maqedonisë do ta vazhdojë mbledhjen e 30-të
Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot, me debat rreth Propozim ligjit për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për vlerësim dhe Propozim ligjit për ndryshim të ...
image
Gruevski në biznes forume në Torino dhe Milano
Ekipi ekonomik qeveritar i kryesuar nga kryeministri Nikolla Gruevski sot do t'i prezantojë potencialet ekonomike dhe investuese të Republikës së Maqedonisë para investuesve italianë në ...
image
Komision për të drejtat e pacientëve
Cilido pacient që mendon se i janë shkelur të drejtat, mund të ankohet në Komisionin për të drejtat e pacientëve. Komisioni është formuar nga ana ...
image
Presidenti Ivanov e kupton frustrimin e Gruevskit
  I kuptoj frustrimet e kryeministrit dhe qytetarëve të Maqedonisë, shkurt u përgjigj presidenti Gjorge Ivanov në Çikago në pyetjen e TV Alsat-M nëse ka gabuar ...
image
Fronti opozitarë kërkon seancë urgjente
Fronti opozitar kërkon seancë urgjente kuvendore pas dështimit të radhës në samitin e Çikagos. Në letrën drejtuar kryetarit të Kuvendit Veljanovski, fronti opozitar kërkon seancë ...
image
Alkaloid siguron leje ekologjike të integruar
Me qëllim të harmonizimit të legjislacionit vendor me atë të Bashkimit Evropian, si dhe për parandalimin e integruar dhe kontrollin e ndotjes, Alkaloidi në vitin ...
image
Analistët: BDI duhet t’i thotë ‘mirupafshim’ koalicionit
Pas përfundimit të samitit të NATO-s dhe mbetjes së Maqedonisë jashtë Aleancës, institucionet duhet të ndërmarrin hapa konkret për të ndërtuar pozicionin se çfarë duhet ...
image
Kuvend, debat rreth certifikatave të sigurisë
Funksionarët shqiptarë përballen me mungesën e certifikatave për siguri, të cilat iu mundësojnë atyre qasje tek informatat me karakter të klasifikuar. Me një problem të ...
image
OSBE alarmon për urrejtjen ndëretnike dhe ndërfetare
Sulmet verbale shpesh herë të shoqëruara me përleshje fizike, grafite etnike me përmbajtje fyese, dhunë në ngjarjet sportive, sulme ndaj monumenteve fetare dhe kulturore, janë ...
image
Djegia e shtëpive, asnjë ndihmë nga shteti
Katër familjet e lagjes Maxhari të Shkupit, shtëpitë e të cilëve u përfshinë nga zjarri ditë më parë, ende vazhdojnë t’i kalojnë netët nën qiell ...
image
Me vendim të Qeverisë, Spitali shtetëror do të quhet ‘Nënë Tereza’
Klinikat e Shkupit në të ardhmen do të quhen Nëna Terezë. Kështu ka vendosur Qeveria e Republikës së Maqedonisë në seancën e mbajtur mbrëmë.“Me propozim ...
image
Tërmet në Maqedoninë lindore dhe qendrore
Tërmet me intensitet ndërmjet tre dhe gjashtë ballë sipas Shkallës makrosizmike evropiane sot herët në mëngjes, në orën 02:00 është ndier në Maqedoninë lindore dhe ...
image
Strugë, tejkalohet marrëveshja, nis pastrimi i qytetit
Është arritur marrëveshje ndërmjet punëtorëve dhe drejtorit të komunales në Strugë për mënyrën e pagesën së rrogave të mbetura. Me këtë është mbyllur edhe greva ...
image
Çikago nuk solli asgjë të re, përsëriti konkluzionet e Bukureshtit
Asgjë e re në CHICAGO - Ftesë për anëtarësim  të Maqedonisë në Aleancë do të ketë  në momentin kur do të gjendet një zgjidhje e ...
image
Partitë politike kërkojnë llogari ndaj Gruevskit
LSDM-ja opozitare ka kërkuar që Kryeministri Gruesvki të mbledhë forcat dhe të paraqitet në parlament për të dhënë llogari rreth situatës së krijuar pas samitit ...
Next
Kërko arkivin
first first Maj, 2012 first first
Di Ma Enj Pr Sht
1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31
www.albart.com