- Analistët: BDI duhet t’i thotë ‘mirupafshim’ koalicionit
- Kuvend, debat rreth certifikatave të sigurisë
- Sot ditë zie në Shqipëri
- Presidenti Ivanov e kupton frustrimin e Gruevskit
- OSBE alarmon për urrejtjen ndëretnike dhe ndërfetare
- Fronti opozitarë kërkon seancë urgjente
- Rona Nishliu në finalen e Eurosong: Këngën ia dedikoj "Himarës"
- Me vendim të Qeverisë, Spitali shtetëror do të quhet ‘Nënë Tereza’
- Tërmet në Bulgarinë fqinje, mbi 30 të plagosur
- Djegia e shtëpive, asnjë ndihmë nga shteti
Ziberi: Gruevski po injoron BDI-në
“Paraqitje e gabuar”. Kështu e cilëson analisti Naser Ziberi paraqitjen e kryeministrit Nikolla Gruevski të llogaridhënies për mandatin 4 vjeçar kur kihet parasysh fakti që kjo garniturë qeveritare ka mandat dy vjeçar. Sipas Ziberit, me këtë paraqitje Gruevski e identifikoi veten dhe partinë e tij me pushtetin duke anashkaluar pjesëmarrjen e partnerit shqiptar. Ri-kapitullimi i aktiviteteve të një qeverie, konsideron më tej Ziberi, bëhet në periudhë 1 vjeçare apo 4 vjeçare aq sa zgjat edhe mandati i qeverisë.
“Fakti që ai u paraqit në cilësinë e kryeministrit ndërsa flet për periudhë 4 vjeçare kur dihet që kjo qeveri ka mandatin prej dy viteve, flet për atë se ai, paraqitjen nga qeveria e bën në cilësinë e kryetarit të partisë duke e identifikuar VMRO-në me qeverinë, duke u identifikuar pushteti me një parti politike dhe duke abstraguar faktin e pjesëmarrjes së partive të tjera politike. Këtu, në radhë të parë mendoj në partitë politike shqiptare. Kjo sipas meje është një gabim”, tha Naser Ziberi analist.
Gruesvki dje dërgoi mesazh negativ për sa i përket rolit inferior të koalicionit shqiptar, thekson më tej Ziberi.
“Me këtë ai dërgon një mesazh shumë të keq në radhë të parë te opinioni sepse e identifikon vetveten dhe partin e tij me pushtetin dhe me këtë automatikisht i mohon të tjerët, roli i tjerëve është subsidiar, roli i tyre është inferior dhe roli i tyre është vetëm në funksion të dekori dhe plotësim të disa kritereve që i kërkon faktori ndërkombëtar por jo edhe rol kyç në qeveri dhe vendimmarrës i partnerit të shqiptar”, deklaroi analisti Naser Zyberi.
Sipas Zyberit, BDI-ja duhet të shqetësohet për këtë paraqitje të Gruevskit pasi qeverisjen e ndau në periudha. Njëra e suksesshme në planin ekonomik kur ka bashkë-qeverisur me PDSH, dhe periudha e rëndë që identifikohet me qeverisjen e tij me BDI-në, e cila aktualisht është në qeveri ndërsa dikasterin e ekonomisë e drejton pikërisht kuadër i partisë së Ahmetit. Edhe në këtë llogaridhënie, shton më tij Naser Ziberi, Gruevski dëshmoi se implementimin e Marrëveshjes së Ohrit dhe marrëdhëniet ndëretnike i ka në plan të dytë. Gyltene Rexhallari
Komente (8 dërguar):
| Di | Hë | Ma | Më | Enj | Pr | Sht |
| 1 | 2 | 3 | 4 | 5 | ||
| 6 | 7 | 8 | 9 | 10 | 11 | 12 |
| 13 | 14 | 15 | 16 | 17 | 18 | 19 |
| 20 | 21 | 22 | 23 | 24 | 25 | 26 |
| 27 | 28 | 29 | 30 | 31 |





Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb


