Fillimi | Lajme | Lajme nga vendi | Ziberi: Gruevski po injoron BDI-në

Ziberi: Gruevski po injoron BDI-në

Madhësia: Decrease font Enlarge font
image

“Paraqitje e gabuar”. Kështu e cilëson analisti Naser Ziberi paraqitjen e kryeministrit Nikolla Gruevski të llogaridhënies për mandatin 4 vjeçar kur kihet parasysh fakti që kjo garniturë qeveritare ka mandat dy vjeçar. Sipas Ziberit, me këtë paraqitje Gruevski e identifikoi veten dhe partinë e tij me pushtetin duke anashkaluar pjesëmarrjen e partnerit shqiptar. Ri-kapitullimi i aktiviteteve të një qeverie, konsideron më tej Ziberi,  bëhet në periudhë 1 vjeçare apo 4 vjeçare aq sa zgjat edhe mandati i qeverisë.
“Fakti që ai u paraqit në cilësinë e kryeministrit ndërsa flet për periudhë 4 vjeçare kur dihet që kjo qeveri ka mandatin prej dy viteve, flet për atë se ai, paraqitjen nga qeveria e bën në cilësinë e kryetarit të partisë duke e identifikuar VMRO-në me qeverinë, duke u identifikuar pushteti me një parti politike dhe duke abstraguar faktin e pjesëmarrjes së partive të tjera politike. Këtu, në radhë të parë mendoj në partitë politike shqiptare. Kjo sipas meje është një gabim”, tha Naser Ziberi analist.
Gruesvki dje dërgoi mesazh negativ për sa i përket rolit inferior të koalicionit shqiptar, thekson më tej Ziberi.
“Me këtë ai dërgon një mesazh shumë të keq në radhë të parë te opinioni sepse e identifikon vetveten dhe partin e tij me pushtetin dhe me këtë automatikisht i mohon të tjerët, roli i tjerëve është subsidiar, roli i tyre është inferior dhe roli i tyre është vetëm në funksion të dekori dhe plotësim të disa kritereve që i kërkon faktori ndërkombëtar por jo edhe rol kyç në qeveri dhe vendimmarrës i partnerit të shqiptar”, deklaroi analisti Naser Zyberi.
Sipas Zyberit, BDI-ja duhet të shqetësohet për këtë paraqitje të Gruevskit pasi qeverisjen e ndau në periudha. Njëra e suksesshme në planin ekonomik kur ka bashkë-qeverisur me PDSH, dhe periudha e rëndë që identifikohet me qeverisjen e tij me BDI-në, e cila aktualisht është në qeveri ndërsa dikasterin e ekonomisë e drejton pikërisht kuadër i partisë së Ahmetit. Edhe në këtë llogaridhënie, shton më tij Naser Ziberi, Gruevski dëshmoi se implementimin e Marrëveshjes së Ohrit dhe marrëdhëniet ndëretnike i ka në plan të dytë. Gyltene Rexhallari

     

 

 


 

 

Subscribe to comments feed Komente (8 dërguar):

daki më 04/09/2010 17:26:02
avatar
Jo gruevski po BDI-ne do fillojn ta injorojn edhe zogjte e malit.Keshtu katastrof parti politike nuk mban mend populli shqiptar.Gruevski ka filluar ta hek fjalorin diplomatik per keta analfabetat se keta smarin vesht popullorce ja ka kthy me keta.Deklarata e sotme e gruevskit tregoi qarte se me keta analfabeta 100 vjet mund ti manipuloje.Partia qe fitoi me gjakun e deshmorve te 2001 dhe aspak mos i permende ata meriton denim nga populli dhe zhdukje te kesaj partie nga skena politike se me te vertet popullin e kan shkatru.Kriza dhe papunsia krejt vin nga ministrecat e Ahmetit qe nuk din as gojen ta hapin ku me kerku prej ata dicka
Thumbs Up Thumbs Down
ylli më 04/09/2010 17:28:55
avatar
Ke te drejt shoqi roft IMER SELMANI pshshsh dhe DUI do zhduken haj roft DEMOKRACIA E RE
Thumbs Up Thumbs Down
ceti më 04/09/2010 17:31:55
avatar
forca DEMOKRACIA E RE ju kontriboni dhe punoni per popullin shqiptar permbajtje nga tetova deri ne strug keni mjaft me keta dy partite tradhtare te popullit shqiptar
Thumbs Up Thumbs Down
patrioti më 04/09/2010 18:00:46
avatar
Rroft Ali Ahmeti dhe BDI,te tjeret jane vetem sahanlepires qe kinse me sharrjen e BDI-se do e rifitojne pushtetin,genjehen.
Thumbs Up Thumbs Down
ralitteti më 04/09/2010 18:07:00
avatar
Po realisht qe kontribon dhe qe eshte aktive qofte ne parlament , qofte ne teren me popullin,qofte neper mediume me press konferenca , reagime, amandamente dhe shum aktivitete tjera eshe DEMOKRACIA E RE dhe IMER SELMANI.Populli tash le te vlersoje a don edhe 4 vite tjera qoft BDI me mosdijen e vet apo PDSH me Menduh thaqin ta kriminalizoje shtetin dhe te pasurohet edhe pak ne dem te qytetarve.Ne skenen politike shqiptare duhet freskim dhe kudro e re.Ne tash e kemi per fat te mire qe 2 vite Demokracin e re e cila ka potencial dhe kapacitet te mbroje interesat e popullit shqiptar sepse ka lider partie i cili nuk eshte i koruptuar dhe eshte njeri familjar i cili kontribon dhe punon per interesat e popullit shqiptar.
Thumbs Up Thumbs Down
bushman më 04/09/2010 18:52:27
avatar
na knaqe tu ba analiza po edhe gomar te isha e di ta kuptoj se me politiken qe po udhheqin kta BDI PDSH DR na mori lumi po beni more diqka se se shkuat ne faqet e zez te historis po as kjo nuk u merzit se i bleni pe mara ndoshta. e kjo qfar ka ber NIKOLLA dan te thot se ai esht me rendesi se BMPO kurse ne shqiptaret jemi si romet edhe me posht bili OFENDIME OFENDIME EDHE VETEM OFENDIME po shpejt do te harohet si ato tjerat se do te plas tjetra ne fond te javes e tjetra e tjetra..... e kush e di se ku ndalet e shka esht me e keqja (me ndihmen e vet shqiptarve)tragjedit per popullin shqiptar nuk kan te ndalur
Thumbs Up Thumbs Down
emri më 04/09/2010 20:16:59
avatar
imer selmani dore e zgjatur e nikolla gruevskit
Thumbs Up Thumbs Down
më 04/09/2010 21:33:44
avatar
qenka alamet patrioti ky patrioti edhe at me baterija a nuk e shef se si tallet grueski me keta te bdi ket gjendje sekena pat edhe ne kohen e millosheviqit
Thumbs Up Thumbs Down
gjithsej: 8 | shfaqen: 1 - 8

Dërgoni komentin comment

Shkruani kodin e fotos:

  • email Email mikut
  • print Verzioni print
  • Plain text Tekst i thjeshtë
Tjera nga Lajme nga vendi
Previous
image
Mjerë kultura shqiptare!
Mjerët shqiptarët e kultura jonë të cilën na përfaqësojnë në institucione lexuese të urimeve e përshëndetjeve , sekretare të dikurshme. Athua vallë mendojnë se harrojmë kush ...
image
Analistët: 'Opozita po dëmton politikën'
Ndërprerja e bashkëpunimit mes PDSH-së së Thaçit dhe RDK-së së Osmanit është e dëmshme për demokracinë në vend dhe rëndon më shumë disbalancin e deritanishëm ...
image
Fatmir Besimi vazhdon lobimin
Ministri i Mbrojtjes Fatmir Besimi i cili po lobon në SHBA dhe Evropë për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO, në linjë telefonike për ALSAT M, ...
image
Anketë, ndasi mes shqiptarëve dhe maqedonasve
Shqiptarët dhe maqedonasit shprehen me mendime diametralisht të kundërta për zhvillimet që po ndodhin në vend, proceset euro integruese dhe punën e Qeverisë. Këto të ...
image
Rritet numri i pacientëve me kancer
Në botë vazhdon rritja e numrit të sëmundjeve malinje. Sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, pritet që për 10 deri 15 vjet, sëmundjet ...
image
Ademi: 'JO' shkritores së Velesit
Ministria i Mjedisit nuk ka dhënë leje për rifillimin e punës, Shkritores së Velesit. Kështu deklaroi sot kreu i këtij dikasteri Abdilaqim Ademi, pas zërave ...
image
PDSH vendos zyrtarisht ndërprerjen e bashkëpunimit me RDK-në
PDSH-ja përfundimisht i ka thënë lamtumirë Rufi Osmanit dhe subjektit të tij politik RDK-së. Në mbledhjen e fundit, kryesia qendrore e partisë së Thaçit mbështeti ...
image
Mexhiti: Vendimi për emrat e shkollave, në gazetën zyrtare
Kryetari i komunës së Çairit, Izet Mexhiti ka bërë të ditur se vendimi për ndryshimin e emrave të 4 shkollave fillore në këtë komunë është ...
image
Ivanovski: ‘VMRO e BDI bisedojnë për tenderë, por jo edhe për çështje tjera’
Partnerët e koalicionit qeveritar duhet brenda në qeveri të diskutojnë rreth marrëdhënieve ndëretnike e jo të lejojnë të eskalojnë në terren dhe pastaj të paraqiten ...
image
Analistët: Qeveria neglizhente ndaj incidenteve
Incidentet dhe fyerjet e fundit, e kanë zanafillën prej shumë kohësh më parë, dhe ato do të vazhdojnë të përsëriten për shkak se pushteti, nuk ...
image
Vazhdojnë fyerjet ndaj shqiptarëve
Megjithë apelet e shumta për uljen e tensioneve nëpër terrenet sportive dhe ndalimin e fyerjeve në baza etnike dhe fetare, një gjë e tillë ka ...
image
MPB-ja denoncon organizatorët e ndeshjes MZT-Torus
Alsat-M mëson se Ministria e Brendshme të hënën do të denoncojë organizatorin e kësaj ndeshjeje sportive MZT  - Torus, në të cilën publiku ka fyer ...
image
Anashkalimi i shqiptarëve nga Fondi i Filmit, producentët akuzojnë BDI-në
Ndarja e vetëm 1.5 për qind të buxhetit për shqiptarët nga Fondi i Filmit Maqedonas (FFM) është diskriminim dhe minimizon kulturën e kinematografinë shqiptare në ...
image
Antikorrupsioni akuza Cërvenkovskit
Komisioni shtetëror për anti-korrupsion për shkak të shpërdorimit të detyrës zyrtare në Prokurorinë publike ka ngritur nismë për padi penale kundër dy ish drejtorëve të ...
image
Bora vështirëson komunikacioni, autostradat të pa-pastruara
Maqedonia është nën mbulesën e dëborës e cila edhe mbrëmë u rrit për disa centimetra. Dëbora në Shkup, që pritej gjatë, në disa pjesë të ...
Next
Kërko arkivin
first first Shkurt, 2012 first first
Di Ma Enj Pr Sht
1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29
www.albart.com