Fillimi | Lajme | Lajme nga vendi | Qeveri:Gruevski dha llogari

Qeveri:Gruevski dha llogari

Madhësia: Decrease font Enlarge font
image

Më shumë se 75 minuta kryeministri Gruevski dha llogari para qytetarëve për katër vitet e qeverisjes por para opinionit doli i vetëm pa ministrat dhe pa partnerin e koalicionit BDI-në. Përmendi se nuk janë të pagabuar, por nuk kanë pasur asnjë gabim strategjik. Përmendi sukseset. “E di se një pjesë e madhe e popullatës, një numër i madh prej jush e ndjen kohën që po kalon pa vërejtur ndryshime ne vetveten. E di se shumicës prej jush po i humbë durimi. Njëzet vite ky vend po bën përpjekje të ngrihet nga goditja që e mori në tranzicion dhe kjo ndonjëherë di të zgjasë sa një e treta e jetës së njeriut. Asnjëherë nuk kam dhënë premtime të rrejshme dhe si çdoherë do të jem i sinqertë. Gjërat do të ndryshojnë, procesi i ndryshimeve tashmë ka filluar” tha kryeministri Nikolla Gruevski.
Gjatë qeverisjes së tij ka pasur dy probleme madhore, kontestin me emrin dhe krizën ekonomike. Për të parën nuk foli shumë, tha se nuk dihet kur do të ketë propozim të ri nga Metju Nimic dhe kur do të vijë ai do ta paraqes para partive dhe opinionit. Nuk vlerëson se vendi e ka humbur betejën në planin ndërkombëtar edhe pse thotë se kundërshtari është shumë më i fortë.“Secili kompromis i ofruar do të përfundoj para ju dhe vendimi do të jetë i juaji. Atë të drejtë nuk mund t’ua merr askush pavarësisht propagandës së fortë që udhëhiqet së paku derisa unë jam në krye të kësaj qeverie. Vendime të tilla miratohen bashkërisht, jo për shkak të mos guximit dhe vizionit që të marrim përgjegjësi për të cilën na akuzojnë por për shkak të postulateve themelore demokratike në të cilat ne si njerëz besojmë ajo është se vullneti i popullit është pamposhtur” u shpreh Gruevski. Edhe projekti Shkupi 2014 për kryeministrin ka pasur vlerë patriotike. Ka pasqyruar dashurinë e popullit ndaj të kaluarës.“Shkupi 2014 është mbyllja e një kaptine të Maqedonisë pa përmendore përkujtimore me histori pjesërisht të lejuar, tentim për rritje të analfabetizmit kombëtar dhe ulje të vetë respektit. Më tej, e gjithë kjo e ndjekur me mohime të vazhdueshme të kombit gjuhës, identitetit, historisë tonë nga të gjithë anët” tha Gruevski. Realizimin e Marrëveshjes së Ohrit Gruevski e drejtoi tek zëvendës kryeministri AbdulaqimAdemi por përmendi rritjen e numrit të punësimeve në administratë dhe ligjit për gjuhën. Iu shmang përgjigjeve direkte për rastet e Hagës me qëndrimin e njohur se për ato kompetent janë gjykata. Gruevski edhe sot tregoi se për 4 vite nuk ka ndryshuar shprehinë për vonesë. Llogaridhënia filloi me 20 minuta më vonesë. Frosina Cvetkovska

Subscribe to comments feed Komente (16 dërguar):

jeton, per Ardian Ramadanin më 04/09/2010 13:42:55
avatar
R.Osmani është kryetar i degë së VMRO-Gostivar pasi as një maqedon nuk ka larguar nga puna.Tre takime të fshehta ka pas me N.Gruevskin dhe bashkpuntorët e Brankos.
Urime postin e ri dhe për partin e re vmro-lsdm_dega gostivar me kryetar dr(dezerter)r.osmani.
Thumbs Up Thumbs Down
albi më 04/09/2010 10:28:22
avatar
e me te vertet turpi madh per ne shqiptaret ne maqedoni.mbi 30% te jemi dhe ndokush te sillet ne menyr kaq inferiore me ne,.vetem vetevrasja e lan kete turp ooooo ali ahmeti, tu zbrasen fshatra e qytete ku do maresh vota a do ti vjedhesh... mer thot ardiani vetem rufi osmani ka dije dhe mund ti gjunjezoj sllavet.
Thumbs Up Thumbs Down
bashkim më 04/09/2010 07:02:54
avatar
jo more sa nuk ka gje edhe prej Rufi Osmanit edhe aj eshte shqiptar si te hyj nqeveri pastaj ndryshojn punet..ktu me shkijet duhet parlament dy dhomesh kto kushte i kerkon Pdsh-ja.ishalla e ka ket kerkes me seriorizitet se kjo osht ma gje e mir per shqipetaret ne fyrom.
Thumbs Up Thumbs Down
dikush më 04/09/2010 03:17:59
avatar
o Shqiptar mos u gezohuni me fjalet e tij se ky nuk eshte kryeministi i jone.

Aliu eshte i yni, po nuk ka dal te flase se nuk e kane lene kta te vmro°s , ja kane mshele gojen me izolir si me duket .

Flm ALSAT
Thumbs Up Thumbs Down
Toni TETOVE më 04/09/2010 02:44:39
avatar
koha per REFRE SH te BDI ,,,
REKONSTRUIM I QEVERIS eshte i domosdoshem sa me shpejt , dhe duhet kuadro te reja dhe shum profesionale ne BDI sa me shpejtt...
Thumbs Up Thumbs Down
Beni më 04/09/2010 01:39:30
avatar
A eshte Dui ne CEVERI apo aliu ne kercov ka shku me ministrat!!??
Thumbs Up Thumbs Down
Ardian Ramadani më 03/09/2010 23:22:42
avatar
Ka erdh koha e ndyshimeve.....Vetem Rufi osmani e dreton gruevskin duhet gjith shqiptaret ta perkrahim partin e Re...Boll kena vujt me hajna e mafiaaaaaaa
Thumbs Up Thumbs Down
shqiptari më 03/09/2010 22:22:37
avatar
Sot definitivisht u diktua politika e këtij kryeministri, që edhe njëher i tregoi Partis shqiptare në pushtet se une mundem edhe pa ty. U vërtetua qartë dhe pastër si kristal se BDI gjate këtyre dy viteve në pushtet ka qenë vetëm pjesëmarës ne qeveri por jo edhe ka bashkëqeverisur. Populli shqiptar edhe njëher pësoi, por kësaj radhe shumë keq. Zotëri të BDI sot N.G ju mundi politikisht.
Thumbs Up Thumbs Down
hmmm më 03/09/2010 20:32:25
avatar
bravo gruevski e ke arrit qellimin tend per maqedonasit,a per shqiptaret spo ja ndin aspak Aliut nc nc nc turp
Thumbs Up Thumbs Down
elham më 03/09/2010 19:46:49
avatar
Ali Ahmeti eshte i zante me Sulejman Rexhepin...ai mendon se nese i merr njerezit e Menduh Thacit do te behet i zoti e haron se puna me keso njerez te kalbur do ta kalb partine tij qe edhe ashtu shume e ka shume te kalbt dhe dobet...
Thumbs Up Thumbs Down
1 2 next gjithsej: 16 | shfaqen: 1 - 10
  • email Email mikut
  • print Verzioni print
  • Plain text Tekst i thjeshtë
Tjera nga Lajme nga vendi
Previous
image
Kuvendi i Maqedonisë do ta vazhdojë mbledhjen e 30-të
Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot, me debat rreth Propozim ligjit për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për vlerësim dhe Propozim ligjit për ndryshim të ...
image
Gruevski në biznes forume në Torino dhe Milano
Ekipi ekonomik qeveritar i kryesuar nga kryeministri Nikolla Gruevski sot do t'i prezantojë potencialet ekonomike dhe investuese të Republikës së Maqedonisë para investuesve italianë në ...
image
Komision për të drejtat e pacientëve
Cilido pacient që mendon se i janë shkelur të drejtat, mund të ankohet në Komisionin për të drejtat e pacientëve. Komisioni është formuar nga ana ...
image
Presidenti Ivanov e kupton frustrimin e Gruevskit
  I kuptoj frustrimet e kryeministrit dhe qytetarëve të Maqedonisë, shkurt u përgjigj presidenti Gjorge Ivanov në Çikago në pyetjen e TV Alsat-M nëse ka gabuar ...
image
Fronti opozitarë kërkon seancë urgjente
Fronti opozitar kërkon seancë urgjente kuvendore pas dështimit të radhës në samitin e Çikagos. Në letrën drejtuar kryetarit të Kuvendit Veljanovski, fronti opozitar kërkon seancë ...
image
Alkaloid siguron leje ekologjike të integruar
Me qëllim të harmonizimit të legjislacionit vendor me atë të Bashkimit Evropian, si dhe për parandalimin e integruar dhe kontrollin e ndotjes, Alkaloidi në vitin ...
image
Analistët: BDI duhet t’i thotë ‘mirupafshim’ koalicionit
Pas përfundimit të samitit të NATO-s dhe mbetjes së Maqedonisë jashtë Aleancës, institucionet duhet të ndërmarrin hapa konkret për të ndërtuar pozicionin se çfarë duhet ...
image
Kuvend, debat rreth certifikatave të sigurisë
Funksionarët shqiptarë përballen me mungesën e certifikatave për siguri, të cilat iu mundësojnë atyre qasje tek informatat me karakter të klasifikuar. Me një problem të ...
image
OSBE alarmon për urrejtjen ndëretnike dhe ndërfetare
Sulmet verbale shpesh herë të shoqëruara me përleshje fizike, grafite etnike me përmbajtje fyese, dhunë në ngjarjet sportive, sulme ndaj monumenteve fetare dhe kulturore, janë ...
image
Djegia e shtëpive, asnjë ndihmë nga shteti
Katër familjet e lagjes Maxhari të Shkupit, shtëpitë e të cilëve u përfshinë nga zjarri ditë më parë, ende vazhdojnë t’i kalojnë netët nën qiell ...
image
Me vendim të Qeverisë, Spitali shtetëror do të quhet ‘Nënë Tereza’
Klinikat e Shkupit në të ardhmen do të quhen Nëna Terezë. Kështu ka vendosur Qeveria e Republikës së Maqedonisë në seancën e mbajtur mbrëmë.“Me propozim ...
image
Tërmet në Maqedoninë lindore dhe qendrore
Tërmet me intensitet ndërmjet tre dhe gjashtë ballë sipas Shkallës makrosizmike evropiane sot herët në mëngjes, në orën 02:00 është ndier në Maqedoninë lindore dhe ...
image
Strugë, tejkalohet marrëveshja, nis pastrimi i qytetit
Është arritur marrëveshje ndërmjet punëtorëve dhe drejtorit të komunales në Strugë për mënyrën e pagesën së rrogave të mbetura. Me këtë është mbyllur edhe greva ...
image
Çikago nuk solli asgjë të re, përsëriti konkluzionet e Bukureshtit
Asgjë e re në CHICAGO - Ftesë për anëtarësim  të Maqedonisë në Aleancë do të ketë  në momentin kur do të gjendet një zgjidhje e ...
image
Partitë politike kërkojnë llogari ndaj Gruevskit
LSDM-ja opozitare ka kërkuar që Kryeministri Gruesvki të mbledhë forcat dhe të paraqitet në parlament për të dhënë llogari rreth situatës së krijuar pas samitit ...
Next
Kërko arkivin
first first Maj, 2012 first first
Di Ma Enj Pr Sht
1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31
www.albart.com