Fillimi | Lajme | Lajme nga vendi | Qeveri:Gruevski dha llogari

Qeveri:Gruevski dha llogari

Madhësia: Decrease font Enlarge font
image

Më shumë se 75 minuta kryeministri Gruevski dha llogari para qytetarëve për katër vitet e qeverisjes por para opinionit doli i vetëm pa ministrat dhe pa partnerin e koalicionit BDI-në. Përmendi se nuk janë të pagabuar, por nuk kanë pasur asnjë gabim strategjik. Përmendi sukseset. “E di se një pjesë e madhe e popullatës, një numër i madh prej jush e ndjen kohën që po kalon pa vërejtur ndryshime ne vetveten. E di se shumicës prej jush po i humbë durimi. Njëzet vite ky vend po bën përpjekje të ngrihet nga goditja që e mori në tranzicion dhe kjo ndonjëherë di të zgjasë sa një e treta e jetës së njeriut. Asnjëherë nuk kam dhënë premtime të rrejshme dhe si çdoherë do të jem i sinqertë. Gjërat do të ndryshojnë, procesi i ndryshimeve tashmë ka filluar” tha kryeministri Nikolla Gruevski.
Gjatë qeverisjes së tij ka pasur dy probleme madhore, kontestin me emrin dhe krizën ekonomike. Për të parën nuk foli shumë, tha se nuk dihet kur do të ketë propozim të ri nga Metju Nimic dhe kur do të vijë ai do ta paraqes para partive dhe opinionit. Nuk vlerëson se vendi e ka humbur betejën në planin ndërkombëtar edhe pse thotë se kundërshtari është shumë më i fortë.“Secili kompromis i ofruar do të përfundoj para ju dhe vendimi do të jetë i juaji. Atë të drejtë nuk mund t’ua merr askush pavarësisht propagandës së fortë që udhëhiqet së paku derisa unë jam në krye të kësaj qeverie. Vendime të tilla miratohen bashkërisht, jo për shkak të mos guximit dhe vizionit që të marrim përgjegjësi për të cilën na akuzojnë por për shkak të postulateve themelore demokratike në të cilat ne si njerëz besojmë ajo është se vullneti i popullit është pamposhtur” u shpreh Gruevski. Edhe projekti Shkupi 2014 për kryeministrin ka pasur vlerë patriotike. Ka pasqyruar dashurinë e popullit ndaj të kaluarës.“Shkupi 2014 është mbyllja e një kaptine të Maqedonisë pa përmendore përkujtimore me histori pjesërisht të lejuar, tentim për rritje të analfabetizmit kombëtar dhe ulje të vetë respektit. Më tej, e gjithë kjo e ndjekur me mohime të vazhdueshme të kombit gjuhës, identitetit, historisë tonë nga të gjithë anët” tha Gruevski. Realizimin e Marrëveshjes së Ohrit Gruevski e drejtoi tek zëvendës kryeministri AbdulaqimAdemi por përmendi rritjen e numrit të punësimeve në administratë dhe ligjit për gjuhën. Iu shmang përgjigjeve direkte për rastet e Hagës me qëndrimin e njohur se për ato kompetent janë gjykata. Gruevski edhe sot tregoi se për 4 vite nuk ka ndryshuar shprehinë për vonesë. Llogaridhënia filloi me 20 minuta më vonesë. Frosina Cvetkovska

Subscribe to comments feed Komente (16 dërguar):

Radio Shqip më 03/09/2010 17:07:25
avatar
Ky siduket po jep llogari vetem para maqedonasve, ke esht Aliu n'ket rast ?
Thumbs Up Thumbs Down
bon më 03/09/2010 17:13:05
avatar
bravo GUJO
Thumbs Up Thumbs Down
më 03/09/2010 17:13:45
avatar
bravo bdi
Thumbs Up Thumbs Down
toni1 më 03/09/2010 17:42:44
avatar
Ku je o DUI- je humb krejt shife cka te ben babes Menduh sen ja bente ket gje ju jeni turpi i historis kombtare ju te BDI-se.
Thumbs Up Thumbs Down
Arianit Komneni më 03/09/2010 18:52:09
avatar
Z. kryeminister, gersheret i ke te forta, por per te qene i sigurt se i "qethe" 2 milion popull, te duhet edhe nje mandat! Me popullin "dele" ti edhe do ti arijsh qellimet...
Thumbs Up Thumbs Down
bujari më 03/09/2010 19:23:44
avatar
Namiiinnn e paskee boo o Carli caplin ke dhan llogari.. pun e madhe se ja nin dikujna.... oooo DUI na e moret ftyren bre o tradhtart e kombit..
Thumbs Up Thumbs Down
elham më 03/09/2010 19:46:49
avatar
Ali Ahmeti eshte i zante me Sulejman Rexhepin...ai mendon se nese i merr njerezit e Menduh Thacit do te behet i zoti e haron se puna me keso njerez te kalbur do ta kalb partine tij qe edhe ashtu shume e ka shume te kalbt dhe dobet...
Thumbs Up Thumbs Down
hmmm më 03/09/2010 20:32:25
avatar
bravo gruevski e ke arrit qellimin tend per maqedonasit,a per shqiptaret spo ja ndin aspak Aliut nc nc nc turp
Thumbs Up Thumbs Down
shqiptari më 03/09/2010 22:22:37
avatar
Sot definitivisht u diktua politika e këtij kryeministri, që edhe njëher i tregoi Partis shqiptare në pushtet se une mundem edhe pa ty. U vërtetua qartë dhe pastër si kristal se BDI gjate këtyre dy viteve në pushtet ka qenë vetëm pjesëmarës ne qeveri por jo edhe ka bashkëqeverisur. Populli shqiptar edhe njëher pësoi, por kësaj radhe shumë keq. Zotëri të BDI sot N.G ju mundi politikisht.
Thumbs Up Thumbs Down
Ardian Ramadani më 03/09/2010 23:22:42
avatar
Ka erdh koha e ndyshimeve.....Vetem Rufi osmani e dreton gruevskin duhet gjith shqiptaret ta perkrahim partin e Re...Boll kena vujt me hajna e mafiaaaaaaa
Thumbs Up Thumbs Down
1 2 next gjithsej: 16 | shfaqen: 1 - 10

Dërgoni komentin comment

Shkruani kodin e fotos:

  • email Email mikut
  • print Verzioni print
  • Plain text Tekst i thjeshtë
Tjera nga Lajme nga vendi
Previous
image
Mjerë kultura shqiptare!
Mjerët shqiptarët e kultura jonë të cilën na përfaqësojnë në institucione lexuese të urimeve e përshëndetjeve , sekretare të dikurshme. Athua vallë mendojnë se harrojmë kush ...
image
Analistët: 'Opozita po dëmton politikën'
Ndërprerja e bashkëpunimit mes PDSH-së së Thaçit dhe RDK-së së Osmanit është e dëmshme për demokracinë në vend dhe rëndon më shumë disbalancin e deritanishëm ...
image
Fatmir Besimi vazhdon lobimin
Ministri i Mbrojtjes Fatmir Besimi i cili po lobon në SHBA dhe Evropë për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO, në linjë telefonike për ALSAT M, ...
image
Anketë, ndasi mes shqiptarëve dhe maqedonasve
Shqiptarët dhe maqedonasit shprehen me mendime diametralisht të kundërta për zhvillimet që po ndodhin në vend, proceset euro integruese dhe punën e Qeverisë. Këto të ...
image
Rritet numri i pacientëve me kancer
Në botë vazhdon rritja e numrit të sëmundjeve malinje. Sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, pritet që për 10 deri 15 vjet, sëmundjet ...
image
Ademi: 'JO' shkritores së Velesit
Ministria i Mjedisit nuk ka dhënë leje për rifillimin e punës, Shkritores së Velesit. Kështu deklaroi sot kreu i këtij dikasteri Abdilaqim Ademi, pas zërave ...
image
PDSH vendos zyrtarisht ndërprerjen e bashkëpunimit me RDK-në
PDSH-ja përfundimisht i ka thënë lamtumirë Rufi Osmanit dhe subjektit të tij politik RDK-së. Në mbledhjen e fundit, kryesia qendrore e partisë së Thaçit mbështeti ...
image
Mexhiti: Vendimi për emrat e shkollave, në gazetën zyrtare
Kryetari i komunës së Çairit, Izet Mexhiti ka bërë të ditur se vendimi për ndryshimin e emrave të 4 shkollave fillore në këtë komunë është ...
image
Ivanovski: ‘VMRO e BDI bisedojnë për tenderë, por jo edhe për çështje tjera’
Partnerët e koalicionit qeveritar duhet brenda në qeveri të diskutojnë rreth marrëdhënieve ndëretnike e jo të lejojnë të eskalojnë në terren dhe pastaj të paraqiten ...
image
Analistët: Qeveria neglizhente ndaj incidenteve
Incidentet dhe fyerjet e fundit, e kanë zanafillën prej shumë kohësh më parë, dhe ato do të vazhdojnë të përsëriten për shkak se pushteti, nuk ...
image
Vazhdojnë fyerjet ndaj shqiptarëve
Megjithë apelet e shumta për uljen e tensioneve nëpër terrenet sportive dhe ndalimin e fyerjeve në baza etnike dhe fetare, një gjë e tillë ka ...
image
MPB-ja denoncon organizatorët e ndeshjes MZT-Torus
Alsat-M mëson se Ministria e Brendshme të hënën do të denoncojë organizatorin e kësaj ndeshjeje sportive MZT  - Torus, në të cilën publiku ka fyer ...
image
Anashkalimi i shqiptarëve nga Fondi i Filmit, producentët akuzojnë BDI-në
Ndarja e vetëm 1.5 për qind të buxhetit për shqiptarët nga Fondi i Filmit Maqedonas (FFM) është diskriminim dhe minimizon kulturën e kinematografinë shqiptare në ...
image
Antikorrupsioni akuza Cërvenkovskit
Komisioni shtetëror për anti-korrupsion për shkak të shpërdorimit të detyrës zyrtare në Prokurorinë publike ka ngritur nismë për padi penale kundër dy ish drejtorëve të ...
image
Bora vështirëson komunikacioni, autostradat të pa-pastruara
Maqedonia është nën mbulesën e dëborës e cila edhe mbrëmë u rrit për disa centimetra. Dëbora në Shkup, që pritej gjatë, në disa pjesë të ...
Next
Kërko arkivin
first first Shkurt, 2012 first first
Di Ma Enj Pr Sht
1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29
www.albart.com