- Analistët: BDI duhet t’i thotë ‘mirupafshim’ koalicionit
- Kuvend, debat rreth certifikatave të sigurisë
- Sot ditë zie në Shqipëri
- Presidenti Ivanov e kupton frustrimin e Gruevskit
- OSBE alarmon për urrejtjen ndëretnike dhe ndërfetare
- Fronti opozitarë kërkon seancë urgjente
- Rona Nishliu në finalen e Eurosong: Këngën ia dedikoj "Himarës"
- Me vendim të Qeverisë, Spitali shtetëror do të quhet ‘Nënë Tereza’
- Tërmet në Bulgarinë fqinje, mbi 30 të plagosur
- Djegia e shtëpive, asnjë ndihmë nga shteti
BDI: Fjalimi i Gruevskit jocilësor
Fotografia flet sa një mijë fjalë. Kështu e ka ironizuar sot BDI llogaridhënien e kryeministrit Nikolla Gruevski. Nga Partia e Ahmetit, nuk pranuan të flasin zyrtarisht për konferencën maratonike të numrit ‘një’ të Qeverisë, por theksuan për Alsat M se fjalimi i kryeministrit ishte jo përmbajtësor dhe simbolik. Acarimi i marrëdhënieve mes dy partnerëve të koalicionit kishte filluar që dje kur kryeministri kishte paralajmëruar se do të jepte llogari për punën katër vjeçare të Qeverisë. Kjo ka qenë shkaku kryesor që dy partnerët të mos merreshin vesh. Nga BDI kishin kushtëzuar daljen në konferencë për shtyp nëse kryeministri do të pranonte te fliste vetëm për kohën e koalicionit të tyre, por jo edhe për kohën kur në Qeveri ka qenë PDSH. Nga BDI sot deklaruan se nuk do të jenë pjesë e atij prezantimi që megjithatë sipas tyre ishte simbolik dhe jo përmbajtësor. “Përshkrimi më i mirë do të ishte: fotografia thotë 1000 fjalë. Ai doli vetëm dhe kjo flet vetvetiu”, komentuan për Alsat M nga BDI. Por pavarësisht këtij qëndrimi rigid të BDI-së, kryeministri sot tentoi ta zbusë tonin në raport me partnerin e koalicionit. “Katër vite paraqesin simbolikisht një mandat politik në Republikën e Maqedonisë. Ju e dini se BDI në 2 vitet e para nuk ishte pjesë e kësaj qeverie, ishte në opozitë dhe sipas kësaj vlerësuam se do të ishte e pakëndshme për ta që të jenë prezent sot këtu, dhe për këtë shkak unë si kryeministër, i cili katër vite është në këtë post vendosa që në këtë mënyrë ta bëj prezantimin. Ndryshe marrëdhëniet janë të mira, të shkëlqyeshme dhe kemi një bashkëpunim të mirë” u shpreh kryeministri Nikolla Gruevski. Rreth këtyre mosmarrëveshjeve të partnerëve qeveritar por edhe rreth fjalimit të kryeministrit, ka reaguar edhe opozita. “Shqiptarët e me të edhe PDSH-ja këtë ndërhyrje të Ali Ahmetit nuk kanë se si ta interpretojnë vetëm si një dëshirë të tyre që projektet skandaloze e në dëm të shqiptarëve më së miri vetë Ali Ahmeti ti prezantoje e jo Nikolla Gruevski. Shqiptarët e me të edhe PDSH-ja e dinë se Ali Ahmeti mashtroi dhe tradhtoi gjatë dhe pas konfliktit të 2001 duke keqpërdorur gjakun dhe dhimbjen e shqiptarëve për tu instaluar në pushtet herë me LSDM e herë me VMRO.” Theksoi Imer Aliu nga PDSH.
Ndërkohë LSDM vlerëson se konferenca e sotme për shtyp e kryeministrit është vetëm edhe një konfirmim se ai është dehur nga pushteti dhe plotësisht e ka humbur ndjenjën e realitetit.“Diçka po ngec sepse BDI nuk qëndron pas krejt asaj që e thotë Gruevski. Në fakt ai mburrej se pas kësaj që e flet qëndrojnë të gjithë. Sot është vetë. Mund të vërenit se si i dridhej zëri. Definitivisht u skuq nga të gjitha gënjeshtrat të cilat i tha”shtoi Zoran Zaev, nënkryetar i LSDM-së.Ndërkohë nga Demokracia e Re e Imer Selmanit, konsiderojnë se raporti i sotëm i kryeministrit Gruevski edhe një herë u vërtetuan tezat e tyre se BDI ka votuar çdo gjë që i ka servirë partneri qeveritar VMRO-DPMNE-ja. “Pyesim publikisht BDI-në, a pajtohen me raportin e Kryeministrit Gruevski dhe a mendojnë se në këtë formë i kontribuojnë interesit të shqiptarëve dhe shtetit multietnik? A do të vazhdojë BDI-ja edhe pas këtij raporti të jetë servil dhe shërbëtor i Nikolla Gruevskit në këtë Qeveri?”, thuhet në reagimin me shkrim të DR-së. Bedri Rexhallari
| Di | Hë | Ma | Më | Enj | Pr | Sht |
| 1 | 2 | 3 | 4 | 5 | ||
| 6 | 7 | 8 | 9 | 10 | 11 | 12 |
| 13 | 14 | 15 | 16 | 17 | 18 | 19 |
| 20 | 21 | 22 | 23 | 24 | 25 | 26 |
| 27 | 28 | 29 | 30 | 31 |





Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb



I nderuari Amir,keni plotësisht të drejtë,por unë nuk besoj se do ti duhen edhe 2 mandate BDI-së për të shkatëruar të gjithja ato që i ariti PDSH sepse këtë po e kryen gjatë këtij dyvjeçari.
Institutin P.Bogdani
Bibliotekën
Klinikën në Tetovë
Mbi 90 drejtime studimore në USHT
Teatri]
Qendra për konserv. të monumenteve
dhe shumë projekte të tjera janë aritur gjatë atij dyvjeçari të cilin vetëm ti nuk e sheh, BDI gati sa nuk i ka shkatëruar tërësisht.Cila është e vërteta për të cilën ti pretendon i nderuari Amir,ti nuk përmende asnjë të tillë,sepse e vërteta është vetëm një e ajo është tek projektet të cilat i përmenda më lartë për të cilët besoj se nuk do të arijnë ti shkatërojnë gjatë kohës që ju ka mbetur.Marëveshjet e fshehta të A.Ahnetit dhe Gruevskit(ajo e majit),kontribuan që të ndërpriten edhe shumë projekte të tjera me interes për shqiptarët.Për fund i nderuari Amir na thuaj vetëm një,po e përsëris VETËM NJË gabim të PDSH-së që e përmirësoj(PDSH publikisht pranoi fajin se ishte gabim hyrja në qeverinë e kaluar) BDI gjatë këtij dyvjeçari,përkundrazi gjatë këtij mandati BDI miratoi po e theksoj MIRATOI ME VOTËN e saj aq shumë projekte antishqiptare për të cilat besoj se i ke të njohur(maqedonishtja për kl. e parë ,nataliteti ,ligji për gjuhët ligji për flamurin,enciklopedia,tekstet shkollore dhe shumë të tjera),për të cilët me të vërtetë do të duhen shumë mandate për ti përmirësuar.
Ka filluar ta bllagosllov edhe Ali Ahmetin.URIME
Respekte ALSAT-it