Fillimi | Lajme | Lajme nga vendi | BDI: Fjalimi i Gruevskit jocilësor

BDI: Fjalimi i Gruevskit jocilësor

Madhësia: Decrease font Enlarge font
image

Fotografia flet sa një mijë fjalë. Kështu e ka ironizuar sot BDI llogaridhënien e kryeministrit Nikolla Gruevski. Nga Partia e Ahmetit, nuk pranuan të flasin zyrtarisht për konferencën maratonike të numrit ‘një’ të Qeverisë, por theksuan për Alsat M se fjalimi i kryeministrit ishte jo përmbajtësor dhe simbolik. Acarimi i marrëdhënieve mes dy partnerëve të koalicionit kishte filluar që dje kur kryeministri kishte paralajmëruar se do të jepte llogari për punën katër vjeçare të Qeverisë. Kjo ka qenë shkaku kryesor që dy partnerët të mos merreshin vesh. Nga BDI kishin kushtëzuar daljen në konferencë për shtyp nëse kryeministri do të pranonte te fliste vetëm për kohën e koalicionit të tyre, por jo edhe për kohën kur në Qeveri ka qenë PDSH. Nga BDI sot deklaruan se nuk do të jenë pjesë e atij prezantimi që megjithatë sipas tyre ishte simbolik dhe jo përmbajtësor. “Përshkrimi më i mirë do të ishte:  fotografia thotë 1000 fjalë. Ai doli vetëm dhe kjo flet vetvetiu”, komentuan për Alsat M nga BDI. Por pavarësisht këtij qëndrimi rigid të BDI-së, kryeministri sot tentoi ta zbusë tonin në raport me partnerin e koalicionit. “Katër vite paraqesin simbolikisht një mandat politik në Republikën e Maqedonisë. Ju e dini se BDI në 2 vitet e para nuk ishte pjesë e kësaj qeverie, ishte në opozitë dhe sipas kësaj vlerësuam se do të ishte e pakëndshme për ta që të jenë prezent sot këtu, dhe për këtë shkak unë si kryeministër, i cili katër vite është në këtë post vendosa që në këtë mënyrë ta bëj prezantimin. Ndryshe marrëdhëniet janë të mira, të shkëlqyeshme dhe kemi një bashkëpunim të mirë” u shpreh kryeministri Nikolla Gruevski. Rreth këtyre mosmarrëveshjeve të partnerëve qeveritar por edhe rreth fjalimit të kryeministrit, ka reaguar edhe opozita. “Shqiptarët e me të edhe PDSH-ja këtë ndërhyrje të Ali Ahmetit nuk kanë se si ta interpretojnë vetëm si një dëshirë të tyre që projektet skandaloze e në dëm të shqiptarëve më së miri vetë Ali Ahmeti ti prezantoje e jo Nikolla Gruevski. Shqiptarët e me të edhe PDSH-ja e dinë se Ali Ahmeti mashtroi dhe tradhtoi gjatë dhe pas konfliktit të 2001 duke keqpërdorur gjakun dhe dhimbjen e  shqiptarëve për tu instaluar në pushtet herë me LSDM e herë me VMRO.” Theksoi Imer Aliu nga PDSH.

Ndërkohë LSDM vlerëson se konferenca e sotme për shtyp e kryeministrit është vetëm edhe një konfirmim se ai është dehur nga pushteti dhe plotësisht e ka humbur ndjenjën e realitetit.“Diçka po ngec sepse BDI nuk qëndron pas krejt asaj që e thotë Gruevski. Në fakt ai mburrej se pas kësaj që e flet qëndrojnë të gjithë. Sot është vetë. Mund të vërenit se si i dridhej zëri. Definitivisht u skuq nga të gjitha gënjeshtrat  të cilat i tha”shtoi Zoran Zaev, nënkryetar i LSDM-së.Ndërkohë nga Demokracia e Re e Imer Selmanit, konsiderojnë se raporti i sotëm i kryeministrit Gruevski edhe një herë u vërtetuan tezat e tyre se BDI ka votuar çdo gjë që i ka servirë partneri qeveritar VMRO-DPMNE-ja. “Pyesim publikisht BDI-në, a pajtohen me raportin e Kryeministrit Gruevski dhe a mendojnë se në këtë formë i kontribuojnë interesit të shqiptarëve dhe shtetit multietnik? A do të vazhdojë BDI-ja edhe pas këtij raporti të jetë servil dhe shërbëtor i Nikolla Gruevskit në këtë Qeveri?”, thuhet në reagimin me shkrim të DR-së.  Bedri Rexhallari

Subscribe to comments feed Komente (18 dërguar):

më 03/09/2010 17:15:31
avatar
duroni burra. voten e muret.
Thumbs Up Thumbs Down
Albnori Oslo më 03/09/2010 18:43:18
avatar
"Fotografia thot 1000 fjale"? Po, por jo e kryeministrit por e rethanave dhe realitetit ne vend...fjalet i pati plot levdata (kete e bejne te gjithe), por populli bertet: ne kemi nevoje per BUKE, jo per fjale! A esht BDI sherbetor e VMRO-se? Hmmm...ne demokracite perendimore thuhet "nuk esht me rendesi ME CILIN BASHKEPUNON, por PER CKA BASHKEPUNON"! Rezultate?...NE PRESIM...
Thumbs Up Thumbs Down
dita e gjykimit më 03/09/2010 20:33:56
avatar
deri tek njerzit ma te mdhej te bdis ju dergo nje leter ne ket dit te ramazanit mendonja se dju vij mirpo ne ate dit sdo tju shputoj as pasuria juaj qe e keni fituar ne ket bot dhe dot falementoj fuqia juaj ateher vall do te thoni ku mbeten parate nuk ju ben dobi pasuria juaj do te thoni ku mbet fuqia ku mbeti fama ku mbeten pasuesit ku mbeten rojet ku mbeti mbrojtja ku mbet pushteti ku mbeti do te thoni ku mbeten parat e tona ku mbet fama falimentoi fuqia por ater do te jet von alsat lshonja ju lutem komentin tim
Thumbs Up Thumbs Down
luani më 03/09/2010 22:09:46
avatar
kta thiren ne legjitimitetin e popullit i cili me shprese se metvertet kta jan te vertetet per me qeveris me shqiptaret a te ngratet as 1 % nuk i perfill qeveria ma turp dhe ma zi ska ku te veje krejt i moren nga populli shqiptar dhe ja qka bejne mjere na prej kuj presim permirsim te gjendjes katastrofale qe kta e prune i morren bijte me te mire te popullit dhe tash shkojne ne shkup veq me i mar rrogat asgje me teper as edhe nje vendim nuk munden te bien ne te mire te shqiptarve besoj se ksaj radhe u ka ardh fundi
Thumbs Up Thumbs Down
jimi më 03/09/2010 22:47:18
avatar
si sju vjen turp hala te flisni per parti tjera shqipare more idijota Duista.turp turp.kot e keni ma e mur vesh mileti kush jeni ju.
Thumbs Up Thumbs Down
xhemali-Struge më 03/09/2010 23:55:53
avatar
Komentin do ta filloja me fjalët e kryeministrit Gruevski"Ndryshe marëdhënjet janë të mira,të shkëlqyeshme dhe kemi një bashkëpunim të mirë".Kështu u shpreh Gruevski në fjalimin-raportin e qeverisë për mandatin e tij 2+2.Këtu punët janë shumë të qarta BDI mundohet të distancohet nga ky raport i "shefit",por shtrohet pyetja logjike a kanë të drejtë?apsolutisht JO. Argumentet janë të shumta,të gjithë ato që përmendi Gruevski si të arritura të qeverisë në pjesën dërmuese janë kryekëput antishqiptare dhe këtu qëndron faji i BDI-së sepse ato të gjithë këto të "aritura" i kanë votuar gjatë qeverisjes së tyre.Shpërlarja nga faji i integristëve në forma të ndryshme si ato të tipit të nënkryetares T. Arifi nëpër kollumnat e saja në "DNEVNIK"dhe nëpër mediumat tjera, janë një demagogji e skajshme.Edhe kësaj radhe nuk do ti përmend projektet antishqiptare sepse ato më e kanë humbur kuptimin, dhe vështirë se diçka mund të ndryshojë.Cili duhet të jet mesazhi që po mundohet të na e servojë BDI në rastin konkret me mospjesmarje në raportin e Gruevskit, se ato distancohen nga Ai! të mos ishte tragjike do të ishte për të qeshur.Të ariturat e Gruevskit që i pengojnë BDI-së janë ato që ariti ti imponojë PDSH-ja gjatë mandatit 2006-08(Instituti P.Bogdani ,Biblioteka,Klinika në Tetovë Qendra për konservim, Teatri dhe shumë projekte tjera) sepse pjesën tjetër të mandatit 2008-2010 shënohen vetëm dështime të BDI-së dhe këtu qëndron i gjithë ai "mllef" të cilin sot mundohet të na shes partia në pushtet në gjoja "mospajtimin" apo distancimin të padeklaruar në reagimin e saj në lidhje me raportin në fjalë.Populli ka vesh dhe sy dhe Ai është në gjendje të vlersojë këto të "aritura" të këtij koalicioni të sotëm,nëqoftëse ka vend për kënaqësi dhe punët na shkojnë mirë,(papunësi,varfëri e skajshme sipas raporteve ndërkombët.)jam dakord që të vazhdojë kjo qeveri të punojë për të "mirën"tonë.
Thumbs Up Thumbs Down
krenar më 04/09/2010 01:43:14
avatar
auuuuu shum ashper i keni kritiku vllezrit e vmros.a hala su ngopet me pare a?ishalla zoti jav mer hakun ton
Thumbs Up Thumbs Down
gostivari më 04/09/2010 01:53:04
avatar
Ali ahmeti a eshte gjall bre ki trim? Ose ka hy ne ceveri dhe si cerdhe i duket mir
Thumbs Up Thumbs Down
isa më 04/09/2010 04:46:15
avatar
Po ju te BDI-se, a me terapi APURINA-sh, jeni a?. Populli 2 vjet ju thot - se dicka nuk eshte ne regull, ju nuk besonit (sigurisht i keni besu VMRO-se). Shtash ju doli gjumi, apo ju ke leshuar terapia?

Respekte ALSAT-it
Thumbs Up Thumbs Down
tetova më 04/09/2010 04:56:59
avatar
Mbarja e madhe vet jane ne qeveri, po kritikojne te tjeret cfare infirioriteti nuk kam pa keshtu njerez.
Thumbs Up Thumbs Down
1 2 next gjithsej: 18 | shfaqen: 1 - 10

Dërgoni komentin comment

Shkruani kodin e fotos:

  • email Email mikut
  • print Verzioni print
  • Plain text Tekst i thjeshtë
Tjera nga Lajme nga vendi
Previous
image
Mjerë kultura shqiptare!
Mjerët shqiptarët e kultura jonë të cilën na përfaqësojnë në institucione lexuese të urimeve e përshëndetjeve , sekretare të dikurshme. Athua vallë mendojnë se harrojmë kush ...
image
Analistët: 'Opozita po dëmton politikën'
Ndërprerja e bashkëpunimit mes PDSH-së së Thaçit dhe RDK-së së Osmanit është e dëmshme për demokracinë në vend dhe rëndon më shumë disbalancin e deritanishëm ...
image
Fatmir Besimi vazhdon lobimin
Ministri i Mbrojtjes Fatmir Besimi i cili po lobon në SHBA dhe Evropë për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO, në linjë telefonike për ALSAT M, ...
image
Anketë, ndasi mes shqiptarëve dhe maqedonasve
Shqiptarët dhe maqedonasit shprehen me mendime diametralisht të kundërta për zhvillimet që po ndodhin në vend, proceset euro integruese dhe punën e Qeverisë. Këto të ...
image
Rritet numri i pacientëve me kancer
Në botë vazhdon rritja e numrit të sëmundjeve malinje. Sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, pritet që për 10 deri 15 vjet, sëmundjet ...
image
Ademi: 'JO' shkritores së Velesit
Ministria i Mjedisit nuk ka dhënë leje për rifillimin e punës, Shkritores së Velesit. Kështu deklaroi sot kreu i këtij dikasteri Abdilaqim Ademi, pas zërave ...
image
PDSH vendos zyrtarisht ndërprerjen e bashkëpunimit me RDK-në
PDSH-ja përfundimisht i ka thënë lamtumirë Rufi Osmanit dhe subjektit të tij politik RDK-së. Në mbledhjen e fundit, kryesia qendrore e partisë së Thaçit mbështeti ...
image
Mexhiti: Vendimi për emrat e shkollave, në gazetën zyrtare
Kryetari i komunës së Çairit, Izet Mexhiti ka bërë të ditur se vendimi për ndryshimin e emrave të 4 shkollave fillore në këtë komunë është ...
image
Ivanovski: ‘VMRO e BDI bisedojnë për tenderë, por jo edhe për çështje tjera’
Partnerët e koalicionit qeveritar duhet brenda në qeveri të diskutojnë rreth marrëdhënieve ndëretnike e jo të lejojnë të eskalojnë në terren dhe pastaj të paraqiten ...
image
Analistët: Qeveria neglizhente ndaj incidenteve
Incidentet dhe fyerjet e fundit, e kanë zanafillën prej shumë kohësh më parë, dhe ato do të vazhdojnë të përsëriten për shkak se pushteti, nuk ...
image
Vazhdojnë fyerjet ndaj shqiptarëve
Megjithë apelet e shumta për uljen e tensioneve nëpër terrenet sportive dhe ndalimin e fyerjeve në baza etnike dhe fetare, një gjë e tillë ka ...
image
MPB-ja denoncon organizatorët e ndeshjes MZT-Torus
Alsat-M mëson se Ministria e Brendshme të hënën do të denoncojë organizatorin e kësaj ndeshjeje sportive MZT  - Torus, në të cilën publiku ka fyer ...
image
Anashkalimi i shqiptarëve nga Fondi i Filmit, producentët akuzojnë BDI-në
Ndarja e vetëm 1.5 për qind të buxhetit për shqiptarët nga Fondi i Filmit Maqedonas (FFM) është diskriminim dhe minimizon kulturën e kinematografinë shqiptare në ...
image
Antikorrupsioni akuza Cërvenkovskit
Komisioni shtetëror për anti-korrupsion për shkak të shpërdorimit të detyrës zyrtare në Prokurorinë publike ka ngritur nismë për padi penale kundër dy ish drejtorëve të ...
image
Bora vështirëson komunikacioni, autostradat të pa-pastruara
Maqedonia është nën mbulesën e dëborës e cila edhe mbrëmë u rrit për disa centimetra. Dëbora në Shkup, që pritej gjatë, në disa pjesë të ...
Next
Kërko arkivin
first first Shkurt, 2012 first first
Di Ma Enj Pr Sht
1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29
www.albart.com