- Analistët: BDI duhet t’i thotë ‘mirupafshim’ koalicionit
- Kuvend, debat rreth certifikatave të sigurisë
- Sot ditë zie në Shqipëri
- Presidenti Ivanov e kupton frustrimin e Gruevskit
- OSBE alarmon për urrejtjen ndëretnike dhe ndërfetare
- Fronti opozitarë kërkon seancë urgjente
- Rona Nishliu në finalen e Eurosong: Këngën ia dedikoj "Himarës"
- Me vendim të Qeverisë, Spitali shtetëror do të quhet ‘Nënë Tereza’
- Tërmet në Bulgarinë fqinje, mbi 30 të plagosur
- Djegia e shtëpive, asnjë ndihmë nga shteti
PPD - Haruni përgënjeshtron nismën
Kryetari i Partisë për Prosperitet Demokratik, Sejfedin Haruni hodhi poshtë iniciativën e ish sekretarit të përgjithshëm të këtij subjekti politik Zemri Elezi dhe të disa ish funksionarëve të kësaj partie, përfshirë edhe ish Kryetarin Abdylahdi Vejseli për riorganizimin e PPD-së. Haruni iniciativat e këtilla i quajti veprime "të argatëve të kompanisë ATA", që nuk do të mund të realizohen, pasi nisma të këtilla ka pasur edhe më parë, por të njëjtat janë refuzuar.“PPD-ja njofton anëtarësinë e vet dhe opinionin se e ashtuquajtura inciativë e ish funksionarëve të PPD-së, tash edhe gjithë herë argatë të kompanisë ATA nuk daton nga kjo datë e shpalljes por disa muaj më parë kur ish sekretari i PPD-së Zemri Elezi dhe kryetari të përjashtuar nga PPD-ja në konferencën e pestë, në një takim me kryetarin aktual të PPD-së tentuan që në mënyrë dhe veprime prapaskenike Abdylhadi Vjeslei bashkë me grupin e iftarllëkut të ATA komercit përsëri të infiltrohen në kreun e PPD-së gjë të cilën kryetari Sejfedin Haruni nuk e ka pranuar” u shpreh kreu i PPD-së Haruni. Ai tha se tha se ky grup i ish funksionarëve të PPD-së është përjashtuar nga partia në kongresin e pestë të saj dhe se asnjëherë nuk mund të kthehen prapa në parti. Madje Haruni tha se njerëzit e këtillë janë shkatërrues të kauzës kombëtare dhe siç u shpreh "argat të Cërvenkovskit" “Këtij grupi të ashtuquajtur ish funksionarë të PPD-së, konferenca e pestë e PPD-së nga e cila doli kryesia e tashme e PPD-së iu dha mesazh i qartë se rrënimtarët e PPD-së dhe kauzës shqiptare që e bënë nëpërmjet infiltrimit të tyre në strukturat e PPD-së me mision të caktuar trazimtar dhe shkatërrues si argat të pafytyrë të Branko Cervenkovskit nuk do ta kenë asnjëherë shansin të kthehen prapë në PPD pra as edhe tash pas këtij të ashtuquajturi iftarllëk iniciativë dhe u është thënë troç që ta informojnë edhe Branko Cërvenkovskin se misioni i tyre dështoi përfundimisht” shtoi më tej Haruni. Reagimet e kryesisë aktuale të PPD-së erdhën pas publikimit të kronikës në ALSAT M një ditë më parë se ish funksionarët e lartë të PPD-së në një darkë të shtruar nga Abdylhadi Vejseli në restorantin ATA kanë ngritur iniciativë për ringritjen e PPD-së si forcë politike me qëllimin e vetëm që të ndikojnë në politikën e përgjithshme në Maqedoni. Shkëlzen Aqifi
| Di | Hë | Ma | Më | Enj | Pr | Sht |
| 1 | 2 | 3 | 4 | 5 | ||
| 6 | 7 | 8 | 9 | 10 | 11 | 12 |
| 13 | 14 | 15 | 16 | 17 | 18 | 19 |
| 20 | 21 | 22 | 23 | 24 | 25 | 26 |
| 27 | 28 | 29 | 30 | 31 |





Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb



Që në fillim kërkoj falje nga disa pjësëmarrës në këtë takim ndaj të cilëve kam respekt dhe nuk e meritojnë të shahen si p.sh. I nderuari dr.prof Abdylmenaf Bexheti,dr.prof Xheladin Murati e veçnërisht Hasan Jashari se për këto fort mirë e di se këto nuk u larguan nga PPD-ja por e ngrinë aktivitetin e tyre për një kohë deri sa udhëhiqej një politik e mbrapshtë brenda partisë,kurse të tjerët të udhëhequr vetëm nga interesi personal(vetëm ato të jenë në pozita të larta partiake dhe ato e vetëm ato të fitojnë privilegje) e lëshuan partinë byle shkuan aq larg edhe ta shkrijnë në PDSH se ndoshta atje do të përfitojnë diçka, por kur e panë se THAÇI nuk është "kafshatë e lehtë" tani prap i dalldisen PPD-ës.Edhe për zotëritë e lartëpërmrndur dhe pë shumë të tjerë si ato kam një vërejtje se si ç'thuhet ...shumë lehtë është ta lëshon frontin e të shpëtosh por trimëri është të qëndrosh deri në fund të betejës e të mos ia lëshosh pozitat kundërshtarit apo brenda për brenda prap t'i këthejsh pozitat- pas betejës dalin shumë heronjë, e kam fjalë disa antar të PARTINË E PROSPERITETIT DEMOKRATIK.Si anëtar fanatik i PPD-ës që kurrën e kurrës nuk jam larguar edhe nuk do të largohem nga ajo sepse ajo dhe KF"SHKËNDIJA" janë pjesë e historisë së popullit shqiptar të Maqedonisë e të hudhish gurrë e dru pas tyre a nuk është edhe tradhti kombëtare? INJORANCË? Nuk pajtohem edhe me udhëheqësinë aktuale -me mënyrën e trajtimit të qytetarëve si crvenkovska si ashtu ...si kështu... etj etj. Vetëm një send zotërive t'ua them se te fleta e votimit nuk nuk shkruan as hiseni e as hasani apo crvekovska vetëm numrohet si numër e qëllimi i çdo partie është të ket numër sa më të madh votash dhe të legjitimohet në popull. Me etiketime nuk arrihet asgjë. Unë jam i mendimit të rikëthehet krejtë të larguarit nga kjo parti( se PP DEMOKRITIKE duhet të jetë me të vërtet demokratike dhe anëtarët mund të vëndosin në mënyrë demokratike) por kur duhet zgjedhur se kush do të jetë në vende kyçe duhet patur parasysh meritat e tyre ose dëmet që i kanë sjellë partisë edhe sipas këtij kriteriumi të zgjidhen e atëherë po të duan le të rrinë PPD apo le ta lëshojnë ate. Kurse z. Harunit çdo respekt për ate që e shpëtoi PPD-ën por nuk duhet bërë inat e të refuzoj iniciativat e sinqerta. Me inat nuk arihet asgjë.Do të ishte mirë që t'i afrojmë kuadrat e mirëfillta e të mos i etiketojmë "crvenkovska"... se vetëm barinjët E "1MAJIT" nuk kan pas kontakte me crvenkovskat e me gruevskat kurse të gjithë ju ish finkcioner të partive politike në mënyrë direkte apo indirekte keni kontaktu me me ato të apostrofuarit. Nuk është mirë të jesh gjeneral i armatës pa asnjë ushtar.Ju lutem KËTHJELLOHUNI dhe VETËDIJËSOHUNI!
Me vjen keq per ate kumtese te zoterise me pseudonimin Struga.
per her te pare, z.Sefedin e ka mbiemrin Haruni dhe jo Aliu, dmth ju i nderuar Strugan pak e njihni z Sefedin Haruni, dhe mos bisedojme per personat e tjere ne fjale qe duan serish te kthehen ne PPD.Po ke te drejte se PPD-ja nuk eshte pron private e askujt, as edhe e kryetarit te tashem z.Sefedin, por e atyre tjerve si Abdylhadi Vejseli e te tjeret qe shiten interesat e kombit e jo me te PPD-se per asgje nuk eshte as nje fije parti e tyre.Se po te ishte me te vertete parti qe ata persona e duan, ateher me siguri nuk do ta shkaterronin per interesa personale dhe ja bashkangjiten Menduh Thacit por e kishin ruajte PPD-ne ashtu si duhej.
Jo z.Sefedin, JOO e JOOOOOOOO kurr mos i hapni dyert e PPD-se per tipa te tille pjatelepires.
Ju presim te filloni me aktivitetet tuaja me takime ne cdo vendbanim.
Ju deshirojme sukses ne punen tuaj
Ju pergezoj zotri kryetar per vendimin e bere dhe ju deshiroj sukses ne rrugetimin e juaj dhe te ppd-se ne politik qe ne fund do te permbushet me fitore te reja ne betejat politike, suksese......
Pershendetje Alsat-m
Prandaj ne te mire te partise duhet nderrmarre dicka e jo te flehet me kete tempo qe sdo e zgjon askush nga gjumi pervec kesaj deklarate.