Fillimi | Lajme | Lajme nga vendi | Ministrat i referojnë presidentit

Ministrat i referojnë presidentit

Madhësia: Decrease font Enlarge font
image Ministrat në takim me presidentin Gjorge Ivanov

Një pjesë e ministrave të kabinetit Gruevski, po përgatisin presidentin për vizitën e tij të ardhshme në Bruksel, që do të realizohet më 9 shtator. Gjatë kësaj vizite e cila realizohet në prag të publikimit të raportit të Komisionit Evropian për Maqedoninë, Ivanov  do të takohet me personalitete të rëndësishme të BE-së. Ministri i drejtësisë , Manevski, ai i financave Stavrevski,  i punëve të jashtme Milloshoski dhe për euro-integrime Naumovski i referuan sot presidentit për reformat në gjyqësor, ekonomi, në administratë, si dhe harmonizimin e legjislaturës vendase me atë të BE-së.  “ Sot kishim një takim me presidentin e Republikës së Maqedonisë, zotin Gjorge Ivanov, në funksion të përgatitjes së vizitës së tij në Bruksel. Vizita e presidentit Ivanov në Bruksel vjen në një periudhë shumë të rëndësishme. Ai do të ketë takime me personalitete të rëndësishme në Bruksel,  me ç’rast do të ketë mundësinë që t’ua prezantoj rrjedhën e reformave në Maqedoni, në prag të raportit të KE-së që do të shpallet në fillim të nëntorit” u shpreh Vasko Naumovski,zv.kryeministër për eurointegrime. Naumovski u shpreh se Qeveria e Maqedonisë pret që raporti i Komisionit Europian që do të shpallet në fillim të nëntorit të jetë objektiv. “Qëllimi jonë primar është që të marim një raport objektiv gjatë këtij viti . Jemi të fokusuar në rrumbullakimin e të gjitha rekomandimeve që ishin të nënvizuara në raportin e vitit të kaluar, shpresojmë se Komisoni Evropian do të jap  një raport objektiv” tha Naumovski. Presidenti Ivanov do të organizoj takime edhe me ministrat e tjerë me qëllim që të njoftohet me rrjedhën e reformave të domosdoshme për afrimin e vendit drejt anëtarësimit të plotë në BE.  Javën që vjen në takimet me presidentin pritet të merë pjesë edhe zv.kryeministri përgjegjës për Marrëveshjen e Ohrit  Abdylaqim Ademi,  për ta njoftuar atë me rrjedhën e implementimit të këtij dokumenti.  Bedri Rexhallari

Subscribe to comments feed Komente (0 dërguar):

gjithsej: | shfaqen:

Dërgoni komentin comment

Shkruani kodin e fotos:

  • email Email mikut
  • print Verzioni print
  • Plain text Tekst i thjeshtë
Tjera nga Lajme nga vendi
Previous
image
Mjerë kultura shqiptare!
Mjerët shqiptarët e kultura jonë të cilën na përfaqësojnë në institucione lexuese të urimeve e përshëndetjeve , sekretare të dikurshme. Athua vallë mendojnë se harrojmë kush ...
image
Analistët: 'Opozita po dëmton politikën'
Ndërprerja e bashkëpunimit mes PDSH-së së Thaçit dhe RDK-së së Osmanit është e dëmshme për demokracinë në vend dhe rëndon më shumë disbalancin e deritanishëm ...
image
Fatmir Besimi vazhdon lobimin
Ministri i Mbrojtjes Fatmir Besimi i cili po lobon në SHBA dhe Evropë për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO, në linjë telefonike për ALSAT M, ...
image
Anketë, ndasi mes shqiptarëve dhe maqedonasve
Shqiptarët dhe maqedonasit shprehen me mendime diametralisht të kundërta për zhvillimet që po ndodhin në vend, proceset euro integruese dhe punën e Qeverisë. Këto të ...
image
Rritet numri i pacientëve me kancer
Në botë vazhdon rritja e numrit të sëmundjeve malinje. Sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, pritet që për 10 deri 15 vjet, sëmundjet ...
image
Ademi: 'JO' shkritores së Velesit
Ministria i Mjedisit nuk ka dhënë leje për rifillimin e punës, Shkritores së Velesit. Kështu deklaroi sot kreu i këtij dikasteri Abdilaqim Ademi, pas zërave ...
image
PDSH vendos zyrtarisht ndërprerjen e bashkëpunimit me RDK-në
PDSH-ja përfundimisht i ka thënë lamtumirë Rufi Osmanit dhe subjektit të tij politik RDK-së. Në mbledhjen e fundit, kryesia qendrore e partisë së Thaçit mbështeti ...
image
Mexhiti: Vendimi për emrat e shkollave, në gazetën zyrtare
Kryetari i komunës së Çairit, Izet Mexhiti ka bërë të ditur se vendimi për ndryshimin e emrave të 4 shkollave fillore në këtë komunë është ...
image
Ivanovski: ‘VMRO e BDI bisedojnë për tenderë, por jo edhe për çështje tjera’
Partnerët e koalicionit qeveritar duhet brenda në qeveri të diskutojnë rreth marrëdhënieve ndëretnike e jo të lejojnë të eskalojnë në terren dhe pastaj të paraqiten ...
image
Analistët: Qeveria neglizhente ndaj incidenteve
Incidentet dhe fyerjet e fundit, e kanë zanafillën prej shumë kohësh më parë, dhe ato do të vazhdojnë të përsëriten për shkak se pushteti, nuk ...
image
Vazhdojnë fyerjet ndaj shqiptarëve
Megjithë apelet e shumta për uljen e tensioneve nëpër terrenet sportive dhe ndalimin e fyerjeve në baza etnike dhe fetare, një gjë e tillë ka ...
image
MPB-ja denoncon organizatorët e ndeshjes MZT-Torus
Alsat-M mëson se Ministria e Brendshme të hënën do të denoncojë organizatorin e kësaj ndeshjeje sportive MZT  - Torus, në të cilën publiku ka fyer ...
image
Anashkalimi i shqiptarëve nga Fondi i Filmit, producentët akuzojnë BDI-në
Ndarja e vetëm 1.5 për qind të buxhetit për shqiptarët nga Fondi i Filmit Maqedonas (FFM) është diskriminim dhe minimizon kulturën e kinematografinë shqiptare në ...
image
Antikorrupsioni akuza Cërvenkovskit
Komisioni shtetëror për anti-korrupsion për shkak të shpërdorimit të detyrës zyrtare në Prokurorinë publike ka ngritur nismë për padi penale kundër dy ish drejtorëve të ...
image
Bora vështirëson komunikacioni, autostradat të pa-pastruara
Maqedonia është nën mbulesën e dëborës e cila edhe mbrëmë u rrit për disa centimetra. Dëbora në Shkup, që pritej gjatë, në disa pjesë të ...
Next
Kërko arkivin
first first Shkurt, 2012 first first
Di Ma Enj Pr Sht
1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29
www.albart.com