Fillimi | Lajme | Lajme nga vendi | Në Zherovjan u pastrua deponia e egër

Në Zherovjan u pastrua deponia e egër

Madhësia: Decrease font Enlarge font
image

Komuna e Bogovinës më në fund ka larguar deponinë e egër e cila afër një dekade qëndronte në mes të fushës së këtij fshati, duke rrezikuar gjithnjë e më tepër shëndetin e banorëve. Derisa para ca ditësh në këtë vend nuk mundeshe që të qëndrohet asnjë sekondë nga era e keqe dhe mbeturinat që të rrethonin, tani e tutje banorët  e Zherovjanit do mund të frymojnë më lirshëm, kjo nga shkaku i largimit të mbeturinave apo deponisë së egër të krijuar në mes të fushave të këtij fshati nga Komuna e Bogovinës si pasojë e disa publikimeve që bëri televizioni kombëtarë ALSAT M. Banorët e fshatit janë falënderues, dhe kërkojnë nga autoritetet komunale që një gjendje të tillë mos ta përsërisin më.“Po falë juve falë mediave elektronike dhe  të shkruara frymojmë më lirshëm besojmë se kështu do vazhdojmë” shprehet një banor i fshatit Zherovjan.“Kemi dëgjuar që i kanë larguar i kanë rrafshuar se di se cka tani duket atmosfera më e mirë, ajri më i pastër tym nuk ka” tha një banor tjetër “Më lirshëm sigurisht është më i qetë ajri ambienti më i pastër” shtoi më tej një tjetër banor i fshatit Zherovjan. Nga deponia e egër që po qëndronte gjatë kohë në fshat, dhe sidomos nga tymi i zi që dilte  nga djegia e tyre,  kohë më parë, një fëmijë fitoi komplikime në organet e frymëmarrjes. Tani banorët e Zherovjanit duhet të shlyejnë borxhin që kanë ndaj ndërmarrjes komunale për pastrim, pas çka do fillojë edhe bartja e mbeturinave nga shtëpitë e fshatit.  Bashkim Sulejmani 

Subscribe to comments feed Komente (3 dërguar):

Admir Rushiti më 03/09/2010 16:16:39
avatar
Deponia e eger ende nuk eshte larguar po qendron aty dhe akoma po rrezikohemi! kane punuar me pak se nje ore qe do te thote se "deponise" se krijuar per vite tera duhet ti perkushtohet me shume kohe pune per tu arritur ajo qe ne banoret e fshatit kerkojme. shpresoj qe te merrni ne konsiderate kritikat tona.
Thumbs Up Thumbs Down
emirzh më 03/09/2010 22:38:51
avatar
Ende deponia egziston ne f.zherovjan vetem nje pjese e saj eshte larguar
Thumbs Up Thumbs Down
ismaol më 03/09/2010 23:23:32
avatar
Inderuar tv alsat ne banorët e Fsh Zherovjan çmojmë punën dhe angazhimin tuaj për largimin e kësaj deponie të egër, por fatkeqësisht ajo nuk u largua po shpërnda edhe më shumë që të duket para kamerave si e larguar. Prandaj ju sugjerijmë juve dhe gazetarit tuaj që kur të vij të kontaktojë jnjerzit e këshillit inicues që kan qen direkt të kyqur në ngjarje pa përjashtuar kontributin e banorëve të fashatit.
Premttimi i dhënë nga ministri i ekologjisë dhe kryetari i komunës nuk u realizua por u maskua. Edhe një herë ju bëj thirrje që këtë ngjarje ta çojmë deri në fund sepse fal angazhimit tuaj si televizion jemi shumë afër qëllimit. Kërkojmë mbështetjen finale për largimin e deponisë së egër e jo për maskimin e sajë.
Ne jo vetëm që shpresojmë por jemi të bindur në mbeshtetjen tuaj.
Thumbs Up Thumbs Down
gjithsej: 3 | shfaqen: 1 - 3

Dërgoni komentin comment

Shkruani kodin e fotos:

  • email Email mikut
  • print Verzioni print
  • Plain text Tekst i thjeshtë
Tjera nga Lajme nga vendi
Previous
image
Mjerë kultura shqiptare!
Mjerët shqiptarët e kultura jonë të cilën na përfaqësojnë në institucione lexuese të urimeve e përshëndetjeve , sekretare të dikurshme. Athua vallë mendojnë se harrojmë kush ...
image
Analistët: 'Opozita po dëmton politikën'
Ndërprerja e bashkëpunimit mes PDSH-së së Thaçit dhe RDK-së së Osmanit është e dëmshme për demokracinë në vend dhe rëndon më shumë disbalancin e deritanishëm ...
image
Fatmir Besimi vazhdon lobimin
Ministri i Mbrojtjes Fatmir Besimi i cili po lobon në SHBA dhe Evropë për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO, në linjë telefonike për ALSAT M, ...
image
Anketë, ndasi mes shqiptarëve dhe maqedonasve
Shqiptarët dhe maqedonasit shprehen me mendime diametralisht të kundërta për zhvillimet që po ndodhin në vend, proceset euro integruese dhe punën e Qeverisë. Këto të ...
image
Rritet numri i pacientëve me kancer
Në botë vazhdon rritja e numrit të sëmundjeve malinje. Sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, pritet që për 10 deri 15 vjet, sëmundjet ...
image
Ademi: 'JO' shkritores së Velesit
Ministria i Mjedisit nuk ka dhënë leje për rifillimin e punës, Shkritores së Velesit. Kështu deklaroi sot kreu i këtij dikasteri Abdilaqim Ademi, pas zërave ...
image
PDSH vendos zyrtarisht ndërprerjen e bashkëpunimit me RDK-në
PDSH-ja përfundimisht i ka thënë lamtumirë Rufi Osmanit dhe subjektit të tij politik RDK-së. Në mbledhjen e fundit, kryesia qendrore e partisë së Thaçit mbështeti ...
image
Mexhiti: Vendimi për emrat e shkollave, në gazetën zyrtare
Kryetari i komunës së Çairit, Izet Mexhiti ka bërë të ditur se vendimi për ndryshimin e emrave të 4 shkollave fillore në këtë komunë është ...
image
Ivanovski: ‘VMRO e BDI bisedojnë për tenderë, por jo edhe për çështje tjera’
Partnerët e koalicionit qeveritar duhet brenda në qeveri të diskutojnë rreth marrëdhënieve ndëretnike e jo të lejojnë të eskalojnë në terren dhe pastaj të paraqiten ...
image
Analistët: Qeveria neglizhente ndaj incidenteve
Incidentet dhe fyerjet e fundit, e kanë zanafillën prej shumë kohësh më parë, dhe ato do të vazhdojnë të përsëriten për shkak se pushteti, nuk ...
image
Vazhdojnë fyerjet ndaj shqiptarëve
Megjithë apelet e shumta për uljen e tensioneve nëpër terrenet sportive dhe ndalimin e fyerjeve në baza etnike dhe fetare, një gjë e tillë ka ...
image
MPB-ja denoncon organizatorët e ndeshjes MZT-Torus
Alsat-M mëson se Ministria e Brendshme të hënën do të denoncojë organizatorin e kësaj ndeshjeje sportive MZT  - Torus, në të cilën publiku ka fyer ...
image
Anashkalimi i shqiptarëve nga Fondi i Filmit, producentët akuzojnë BDI-në
Ndarja e vetëm 1.5 për qind të buxhetit për shqiptarët nga Fondi i Filmit Maqedonas (FFM) është diskriminim dhe minimizon kulturën e kinematografinë shqiptare në ...
image
Antikorrupsioni akuza Cërvenkovskit
Komisioni shtetëror për anti-korrupsion për shkak të shpërdorimit të detyrës zyrtare në Prokurorinë publike ka ngritur nismë për padi penale kundër dy ish drejtorëve të ...
image
Bora vështirëson komunikacioni, autostradat të pa-pastruara
Maqedonia është nën mbulesën e dëborës e cila edhe mbrëmë u rrit për disa centimetra. Dëbora në Shkup, që pritej gjatë, në disa pjesë të ...
Next
Kërko arkivin
first first Shkurt, 2012 first first
Di Ma Enj Pr Sht
1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29
www.albart.com