- Analistët: BDI duhet t’i thotë ‘mirupafshim’ koalicionit
- Kuvend, debat rreth certifikatave të sigurisë
- Sot ditë zie në Shqipëri
- Presidenti Ivanov e kupton frustrimin e Gruevskit
- OSBE alarmon për urrejtjen ndëretnike dhe ndërfetare
- Fronti opozitarë kërkon seancë urgjente
- Rona Nishliu në finalen e Eurosong: Këngën ia dedikoj "Himarës"
- Me vendim të Qeverisë, Spitali shtetëror do të quhet ‘Nënë Tereza’
- Tërmet në Bulgarinë fqinje, mbi 30 të plagosur
- Djegia e shtëpive, asnjë ndihmë nga shteti
Mbyllet shkolla e mesme bujqësore në Likovë
Viti i ri shkollor ende nuk ka filluar për nxënësit shqiptarë të shkollës së mesme bujqësore “Kiro Burnaz” në komunën e Likovës. Pas publikimit të storjes në ALSAT M për kushtet tejet të vështira me të cilat ballafaqohen nxënësit dhe profesorët në këtë shkollë, inspektorati republikan shëndetësorë-sanitar, ka urdhëruar mbylljen e menjëhershme të saj. Për kushtet katastrofale që mbretëronin në këtë objekt shkollor, ishin ankuar edhe prindërit e nxënësve.“Gjendja katastrofale, vetë e shihni si është brenda, sa të vjen puna që fëmijët të marrin ndonjë sëmundje, në mungesë të pastërtisë, kemi vendos këshilli i prindërve kemi pas një mbledhje, kemi kërkuar në inspektorat, kështu që këtu nuk është në rregull për të mësuar fëmijët. Unë fëmijën tim nuk e kisha lënë aty, se merr ndonjë sëmundje edhe mund të vjen deri tek një gjë e madhe”, shprehet një prind. Drejtori i shkollës Ridvan Kamberi, tha për ALSAT-M se nuk është në gjendje t’u tregojë nxënësve se kur dhe ku do të fillojnë procesin e ri mësimor. “Fatkeqësia më e madhe është se ne na vizitojnë vetëm mjetet e informimit, kurse organet kompetente deri tash asgjë nuk na kanë lajmëruar, e as na kanë informuar se çka më tutje. Shumë pak jemi optimist, ne nuk dimë se çfarë zgjidhje do të ketë, mirëpo le ta zgjidhin organet kompetente ne jemi për detyrë ti respektojmë vendimet e inspektoratit” tha Ridvan Kamberi, përgjegjës i shkollës. Profesorët e shkollës së mesme bujqësore, u bëjnë thirrje institucioneve kompetente që me urgjencë të intervenojnë për zgjidhjen e problemit. “Ne bëjmë një apel konkretisht tek Ministria e arsimit, tek ministria rajonale, tek kompetentët tanë që kanë mundësi të na ndihmojnë, të kenë parasysh se ne si paralele në gjuhën shqipe jemi të rrezikuar në gjitha aspektet” u shpreh Gazmend Sahiti, profesor në shkollën e mesme bujqësore. Kohë më parë nga Ministria e Arsimit kishin njoftuar se në dikasterin e arsimit nuk ka kërkesë për renovimin apo sanimin e këtij objekti. Problemi sipas tyre është në Komunat e Likovës dhe Kumanovës, të cilat duhet të vendosin për fatin e kësaj shkolle
Shkëlzen Aqifi
Komente (4 dërguar):
| Di | Hë | Ma | Më | Enj | Pr | Sht |
| 1 | 2 | 3 | 4 | 5 | ||
| 6 | 7 | 8 | 9 | 10 | 11 | 12 |
| 13 | 14 | 15 | 16 | 17 | 18 | 19 |
| 20 | 21 | 22 | 23 | 24 | 25 | 26 |
| 27 | 28 | 29 | 30 | 31 |





Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb


