Fillimi | Lajme | Lajme nga vendi | Mbyllet shkolla e mesme bujqësore në Likovë

Mbyllet shkolla e mesme bujqësore në Likovë

Madhësia: Decrease font Enlarge font
image Kushtet e vështira në shkollën e mesme bujqësore në Likovë

Viti i ri shkollor ende nuk ka filluar për nxënësit shqiptarë të shkollës së mesme bujqësore “Kiro Burnaz” në komunën e Likovës. Pas publikimit të storjes në ALSAT M për kushtet tejet të vështira me të cilat ballafaqohen nxënësit dhe profesorët në këtë shkollë, inspektorati republikan shëndetësorë-sanitar, ka urdhëruar mbylljen e menjëhershme të saj. Për kushtet katastrofale që mbretëronin në këtë objekt shkollor, ishin ankuar edhe prindërit e nxënësve.“Gjendja katastrofale, vetë e shihni si është brenda, sa të vjen puna që fëmijët të marrin ndonjë sëmundje, në mungesë të pastërtisë, kemi vendos këshilli i prindërve kemi pas një mbledhje, kemi kërkuar në inspektorat, kështu që këtu nuk është në rregull për të mësuar fëmijët. Unë fëmijën tim nuk e kisha lënë aty, se merr ndonjë sëmundje edhe mund të vjen deri tek një gjë e madhe”, shprehet një prind. Drejtori i shkollës Ridvan Kamberi, tha për ALSAT-M se nuk është në gjendje t’u tregojë nxënësve se kur dhe ku do të fillojnë procesin e ri mësimor. “Fatkeqësia më e madhe është se ne na vizitojnë vetëm mjetet e informimit, kurse organet kompetente deri tash asgjë nuk na kanë lajmëruar, e as na kanë informuar se çka më tutje. Shumë pak jemi optimist, ne nuk dimë se çfarë zgjidhje do të ketë, mirëpo le ta zgjidhin organet kompetente ne jemi për detyrë ti respektojmë vendimet e inspektoratit” tha Ridvan Kamberi, përgjegjës i shkollës. Profesorët e shkollës së mesme bujqësore, u bëjnë thirrje institucioneve kompetente që me urgjencë të intervenojnë për zgjidhjen e problemit. “Ne bëjmë një apel konkretisht tek Ministria e arsimit, tek ministria rajonale, tek kompetentët tanë që kanë mundësi të na ndihmojnë, të kenë parasysh se ne si paralele në gjuhën shqipe jemi të rrezikuar në gjitha aspektet” u shpreh Gazmend Sahiti, profesor në shkollën e mesme bujqësore. Kohë më parë nga Ministria e Arsimit kishin njoftuar se në dikasterin e arsimit nuk ka kërkesë për renovimin apo sanimin e këtij objekti. Problemi sipas tyre është në Komunat e Likovës dhe Kumanovës, të cilat duhet të vendosin për fatin e kësaj shkolle

Shkëlzen Aqifi

Subscribe to comments feed Komente (4 dërguar):

më 03/09/2010 13:48:16
avatar
i kisha pyetur shqiptaret qe jan ne qeveri veq me parat e luanave qe kushtojshin 1300000 euro sa shkolla shqiptare dot regulloheshin haram ju koft buka qe e hani dhe voten qe vakam dhan
Thumbs Up Thumbs Down
Sedat më 03/09/2010 21:35:33
avatar
Eee qeveria e Gruevskit dhe Ahmetit nuk mendojn fare per shkollat shqiptare !!
Thumbs Up Thumbs Down
Burim më 03/09/2010 23:26:33
avatar
Shum posht na kan lan neve shqiptarve..Nejse problemi nr 1 asht te populli jon se gjithmon ...per 500 den..kredit kan dhan vot..amo ato nqeveri ka 500 000 euro ikan rras nxhep o shqiptar na zdumu me bo mo kshtu zdumu mi lon kto maqedonast me bo kshtu dumu me lip drejten ton e jo me na lan pa shkoll se ato se kan gajle se jesim pa shkolla ato qat qef ekan se shqiptart jesin ma mas duhet me u zgju na e mi qel syt se kush po vjedh e jo aj vedh apet vota ati po nejse shpresoj ni dit tpermisomu e tbomu 1 mendje ta lipim 1 drejt ton
Thumbs Up Thumbs Down
Arsimi më 04/09/2010 09:31:09
avatar
Kryetari i komunes eshte nga Lipkova dhe eshte nga partia ne pushtet, e nuk e di se edhe cka tjeter duhet ndodh ose te pre i qe te mund nxenesve te Likoves tu mundesoj te vijojne mesimin sic duhet, Yurp per voten qe e keni mare nga populli, por denimi i popuulit do te jete edhe me i rende
Thumbs Up Thumbs Down
gjithsej: 4 | shfaqen: 1 - 4

Dërgoni komentin comment

Shkruani kodin e fotos:

  • email Email mikut
  • print Verzioni print
  • Plain text Tekst i thjeshtë
Tjera nga Lajme nga vendi
Previous
image
Mjerë kultura shqiptare!
Mjerët shqiptarët e kultura jonë të cilën na përfaqësojnë në institucione lexuese të urimeve e përshëndetjeve , sekretare të dikurshme. Athua vallë mendojnë se harrojmë kush ...
image
Analistët: 'Opozita po dëmton politikën'
Ndërprerja e bashkëpunimit mes PDSH-së së Thaçit dhe RDK-së së Osmanit është e dëmshme për demokracinë në vend dhe rëndon më shumë disbalancin e deritanishëm ...
image
Fatmir Besimi vazhdon lobimin
Ministri i Mbrojtjes Fatmir Besimi i cili po lobon në SHBA dhe Evropë për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO, në linjë telefonike për ALSAT M, ...
image
Anketë, ndasi mes shqiptarëve dhe maqedonasve
Shqiptarët dhe maqedonasit shprehen me mendime diametralisht të kundërta për zhvillimet që po ndodhin në vend, proceset euro integruese dhe punën e Qeverisë. Këto të ...
image
Rritet numri i pacientëve me kancer
Në botë vazhdon rritja e numrit të sëmundjeve malinje. Sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, pritet që për 10 deri 15 vjet, sëmundjet ...
image
Ademi: 'JO' shkritores së Velesit
Ministria i Mjedisit nuk ka dhënë leje për rifillimin e punës, Shkritores së Velesit. Kështu deklaroi sot kreu i këtij dikasteri Abdilaqim Ademi, pas zërave ...
image
PDSH vendos zyrtarisht ndërprerjen e bashkëpunimit me RDK-në
PDSH-ja përfundimisht i ka thënë lamtumirë Rufi Osmanit dhe subjektit të tij politik RDK-së. Në mbledhjen e fundit, kryesia qendrore e partisë së Thaçit mbështeti ...
image
Mexhiti: Vendimi për emrat e shkollave, në gazetën zyrtare
Kryetari i komunës së Çairit, Izet Mexhiti ka bërë të ditur se vendimi për ndryshimin e emrave të 4 shkollave fillore në këtë komunë është ...
image
Ivanovski: ‘VMRO e BDI bisedojnë për tenderë, por jo edhe për çështje tjera’
Partnerët e koalicionit qeveritar duhet brenda në qeveri të diskutojnë rreth marrëdhënieve ndëretnike e jo të lejojnë të eskalojnë në terren dhe pastaj të paraqiten ...
image
Analistët: Qeveria neglizhente ndaj incidenteve
Incidentet dhe fyerjet e fundit, e kanë zanafillën prej shumë kohësh më parë, dhe ato do të vazhdojnë të përsëriten për shkak se pushteti, nuk ...
image
Vazhdojnë fyerjet ndaj shqiptarëve
Megjithë apelet e shumta për uljen e tensioneve nëpër terrenet sportive dhe ndalimin e fyerjeve në baza etnike dhe fetare, një gjë e tillë ka ...
image
MPB-ja denoncon organizatorët e ndeshjes MZT-Torus
Alsat-M mëson se Ministria e Brendshme të hënën do të denoncojë organizatorin e kësaj ndeshjeje sportive MZT  - Torus, në të cilën publiku ka fyer ...
image
Anashkalimi i shqiptarëve nga Fondi i Filmit, producentët akuzojnë BDI-në
Ndarja e vetëm 1.5 për qind të buxhetit për shqiptarët nga Fondi i Filmit Maqedonas (FFM) është diskriminim dhe minimizon kulturën e kinematografinë shqiptare në ...
image
Antikorrupsioni akuza Cërvenkovskit
Komisioni shtetëror për anti-korrupsion për shkak të shpërdorimit të detyrës zyrtare në Prokurorinë publike ka ngritur nismë për padi penale kundër dy ish drejtorëve të ...
image
Bora vështirëson komunikacioni, autostradat të pa-pastruara
Maqedonia është nën mbulesën e dëborës e cila edhe mbrëmë u rrit për disa centimetra. Dëbora në Shkup, që pritej gjatë, në disa pjesë të ...
Next
Kërko arkivin
first first Shkurt, 2012 first first
Di Ma Enj Pr Sht
1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29
www.albart.com