-
(138)
Mjerë kultura shqiptare!
-
(78)
Thaçi i thotë lamtumirë Rufi Osmanit
-
(74)
PDSH vendos zyrtarisht ndërprerjen e bashkëpunimit me RDK-në
-
(63)
Vazhdojnë fyerjet ndaj shqiptarëve
-
(53)
Shqiptarët e Reçicës shpëtuan kishën nga zjarri
-
(51)
Në Labunishtë të Strugës i vihet flaka kishës ortodokse
-
(42)
Fyerjet, kërkohet ulja e tensioneve ndëretnike!
-
(35)
Merko për ALSAT M: Maqedonas i vën flakën kishës në Llabunishtë
-
(33)
Ixhet Memeti: Të veprohet në teren për uljen e tensioneve
-
(32)
Bexheti i gatshëm të jap rrogën e tij për ish-pjesëtarët e UÇK-së
Vrasja në Shkup, dorëzohet vrasësi
Autori i vrasjes së trefishtë, që mbrëmë ndodhi në qendrën tregtare “Tri biserat” në lagjen aerodrom, në Shkup sot është dorëzuar në polici. Bëhet fjalë për 47 vjeçarin Toni Denkovskin nga Shkupi i cili para hetuesisë ka thënë se 3 personat i ka vrarë për shkak të kërcënimeve të vazhdueshme që ka marrë nga 37 vjeçari Jordan Jordanovi për një borxh parash të pashlyera. Vrasësi veçmë është i evidentuar edhe për krime të mëparshme ndërsa njëri nga viktimat i cili edhe ka qenë në shënjestër të vrasjes Jordan Jordanov po ashtu është i evidentuar në polici kryesisht për tregti me drogë dhe tregti me armë, i cili ka qenë i dënuar edhe me burg. Gjithashtu këto dy persona dyshohen si pjesëtarë të ashtuquajturës “Mafia e Frankfurtit”. Viktima tjetër 36 vjeçari Vllado Milloshev ndërkaq është në lidhje familjare me shefin e sigurimit të kryeministrit Gruevski, Dejan Mitkovski Urko. Viktima e tretë është 26 vjeçari Vllatko Andreevski, nëpunës policie në seksionin për siguri, si punëtor kryesor operativ për sigurinë e delegacioneve të huaja. Nga MPB-ja nuk spjeguan arsyen e takimit të punonjësit të MPB-së me personat e dyshuar si pjesëtarë të mafies. Ministrja e Brendshme Gordana Jankullovska, përkundër vrasjeve që karakterizuan këtë periudhë tha se gjendja e sigurisë në vend nuk ka ndryshuar.
“Sektori për Punë të Brendshme në Shkup gjatë ndërmarrjes së masave taktike operative sot e zbardhi vrasjen e trefishtë që ndodhi në qendrën tregtare “13 nëntori” dhe sot në orët e hershme të mëngjesit është i siguruar personi që ka kryer veprën penale ku humbën jetën tre persona. Sipas deklaratës së tij të dhënë në polici motivi i vrasjes ka qenë një borxh i pa pastruar me njërin nga viktimat” tha ministrja e brendshme Gordana Jankullovksa. Vrasja ndodhi mbrëmë rreth orës 20 kur sulmuesi kishte hyrë në restorant dhe kishte shtënë me pushkë automatike dhe më pas me shpejtësi ishte larguar nga vendi i ngjarjes. Semra Jakupi
| Di | Hë | Ma | Më | Enj | Pr | Sht |
| 1 | 2 | 3 | 4 | |||
| 5 | 6 | 7 | 8 | 9 | 10 | 11 |
| 12 | 13 | 14 | 15 | 16 | 17 | 18 |
| 19 | 20 | 21 | 22 | 23 | 24 | 25 |
| 26 | 27 | 28 | 29 |






Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb



Dërgoni komentin