- Analistët: BDI duhet t’i thotë ‘mirupafshim’ koalicionit
- Kuvend, debat rreth certifikatave të sigurisë
- Sot ditë zie në Shqipëri
- Presidenti Ivanov e kupton frustrimin e Gruevskit
- OSBE alarmon për urrejtjen ndëretnike dhe ndërfetare
- Fronti opozitarë kërkon seancë urgjente
- Me vendim të Qeverisë, Spitali shtetëror do të quhet ‘Nënë Tereza’
- Rona Nishliu në finalen e Eurosong: Këngën ia dedikoj "Himarës"
- Tërmet në Bulgarinë fqinje, mbi 30 të plagosur
- Djegia e shtëpive, asnjë ndihmë nga shteti
Ish funksionarë të lartë kthehen në PPD
Ish funksionarë të lartë të PPD-së kanë ngritur iniciativë për ringritjen e Partisë për Prosperitet Demokratik si forcë politike me qëllimin e vetëm që të ndikojnë në politikën e përgjithshme në Maqedoni. Iniciativa për ringritjen e PPD-së është marrë në një darkë të shtruar nga ish kryetari i PPD-së Abdfylhadi Vejseli në restorantin ATA në Tetovë. Në këtë takim joformal kanë marrë pjesë ish funksionarët të lartë të këtij subjekti politik Abdylmenaf Bexheti, Xheladin Murati, Ismet Ramadani, Mersel Bilalli, Zemri Elezi, Hasan Jashari, Abdylhadi Vejseli dhe Riza Shabani. Ish sekretari i PPD-së Zemri Elezi konfirmoi për ALSAT M takimin dhe tha se është formuar këshill që ka për obligim të njoftojë kryetarin aktual Sejfedin Harunin me të cilin do të merren vesh për riorganizimin.
“Ne nuk bëjmë parti të re politik, ne forcojmë PPD-në dhe ne nuk e forcojmë PPD-në që të futemi në Qeveri, që të marrim pjesë kolaçi, por ta forcojmë PPD-në që të jetë promotor inicues dhe themelues i trendeve politike aktuale në RM. Mendojmë se ka hapsirë, jo për të uzurpu elektoratin, jo për të kriju përçarje brenda subjekteve politike shqiptare, por ka hapsirë që PPD-ja nëpërmjet kuadrove të saj profesionale të skalitur me politikë të vjetër, të rrethojnë edhe rininë e partisë”, thotë Zemri Elezi, ish sekretar i PPD-së
Edhe pse si sekretar i partisë para dy vitesh Elezi dhe ish kreu i PPD-së Abdylhadi Vjeseli ishin bashkuar me PDSH-në e Thaçit, sot Elezi thotë se për gabimin e bërë në atë kohë, është shkarkuar nga kryesia e partisë, por se megjithatë mbetet anëtar i PPD-së.
“Nuk jam udhëheqës, më ka shkarkuar ky kuvend për arsye se ne atëherë e bëmë njëfar bashkimi, fazë e parë e bashkimit, për çështje më madhore jo të interesave partiake dhe personale por më madhore që të forcohet opozita shqiptare, një gjë e tillë nuk shkoi, dështoi, filluan dalngadalë të gjithë anëtarët e PPD-së të largohen, ne kemi ngel anëtarë të PPD-së, unë e kam librezën e PPD-së.”, shton Elezi.
Para dy viteve kryetari i PPD-së Abdylhadi Vjeseli kishte vendosur që ta shkrijë partinë e tij në PDSH-në e Tha[it. Këtij vendimi i kishin paraprirë edhe takimet e komisioneve të dy këtyre partive. Edhe përkundër këtij vendimi të Vejselit dhe Elezit, kryesia aktuale e PPD-së në krye me Sejfedin Harunin, nëpërmjet gjyqit kishin kthyer mbrapa vulën dhe dokumentet e partisë.
Shkëlzen Aqifi
| Di | Hë | Ma | Më | Enj | Pr | Sht |
| 1 | 2 | 3 | 4 | 5 | ||
| 6 | 7 | 8 | 9 | 10 | 11 | 12 |
| 13 | 14 | 15 | 16 | 17 | 18 | 19 |
| 20 | 21 | 22 | 23 | 24 | 25 | 26 |
| 27 | 28 | 29 | 30 | 31 |





Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb



dhe i ka than vetse politikan.Kjo vlen per gjth politkanet tane. Kjo kohe eshte e njeta si ne kohen e Skenderbeut me Gjergj Aranitin. Nuk shkon mire se cili ne vete.Per popullin Shqiptare le te kujdes "VMRO"
Që në fillim kërkoj falje nga disa pjësëmarrës në këtë takim ndaj të cilëve kam respekt dhe nuk e meritojnë të shahen si p.sh. I nderuari dr.prof Abdylmenaf Bexheti,dr.prof Xheladin Murati e veçnërisht Hasan Jashari se për këto fort mirë e di se këto nuk u larguan nga PPD-ja por e ngrinë aktivitetin e tyre për një kohë deri sa udhëhiqej një politik e mbrapshtë brenda partis,kurse të tjerët të udhëhequr vetëm nga interesi personal(vetëm ato të jenë në pozita të larta partiake dhe ato e vetëm ato të fitojnë privilegje) e lëshuan partinë byle shkuan aq larg edhe ta shkrijnë në PDSH se ndoshta atje do të përfitojnë diçka, por kur e panë se THAÇI nuk është "kafshatë e lehtë" tani prap i dalldisen PPD-ës.Edhe për zotëritë e lartëpërmrndur dhe pë shumë të tjerë si ato kam një vërejtje se si ç'thuhet ...shumë lehtë është ta lëshon frontin e të shpëtosh por trimëri është të qëndrosh deri në fund të betejës e të mos ia lëshosh pozitat kundërshtarit apo brenda për brenda prap t'i këthejsh pozitat e kam fjalë për PARTINË E PROSPERITETIT DEMOKRATIK.Si anëtar fanatik i PPD-ës që kurrën e kurrës nuk jam larguar edhe nuk do të largohem nga ajo sepse ajo dhe KF"SHKËNDIJA" janë pjesë e historisë së popullit shqiptar të Maqedonisë e të hudhish gurrë e dru pas tyre a nuk është edhe tradhti kombëtare? INJORANCË?Nuk pajtohem edhe me udhëheqësinë aktuale -me mënyrën e trajtimit të qytetarëve si crvenkovska si ashtu ...si kështu... etj etj. Vetëm një send zotërive t'ua them se te fleta e votimit nuk nuk shkruan as Hiseni e as Hasani apo crvekovska vetëm numrohet si numër e qëllimi i çdo partie është të ket numër sa më të madh votash dhe të legjitimohet në popull. Me etiketime nuk arrihet asgjë. Unë jam i mendimit të rikëthehet krejtë të larguarit nga kjo parti( se PP DEMOKRITIKE duhet të jetë me të vërtet demokratike dhe anëtarët mund të vëndosin në mënyrë demokratike) por kur duhet zgjedhur se kush do të jetë në vende kyçe duhet patur meritat e tyre ose dëmet që i kanë sjellë partisë edhe sipas këtij kriteriumi punohet.