Fillimi | Lajme | Lajme nga vendi | Ish funksionarë të lartë kthehen në PPD

Ish funksionarë të lartë kthehen në PPD

Madhësia: Decrease font Enlarge font
image

Ish funksionarë të lartë të PPD-së kanë ngritur iniciativë për ringritjen e Partisë për Prosperitet Demokratik si forcë politike me qëllimin e vetëm që të ndikojnë në politikën e përgjithshme në Maqedoni. Iniciativa për ringritjen e PPD-së është marrë në një darkë të shtruar nga ish kryetari i PPD-së Abdfylhadi Vejseli në restorantin ATA në Tetovë. Në këtë takim joformal kanë marrë pjesë ish funksionarët të lartë të këtij subjekti politik Abdylmenaf Bexheti, Xheladin Murati, Ismet Ramadani, Mersel Bilalli, Zemri Elezi, Hasan Jashari, Abdylhadi Vejseli dhe Riza Shabani. Ish sekretari i PPD-së Zemri Elezi konfirmoi për ALSAT M takimin dhe tha se është formuar këshill që ka për obligim të njoftojë kryetarin aktual Sejfedin Harunin me të cilin do të merren vesh për riorganizimin.
“Ne nuk bëjmë parti të re politik, ne forcojmë PPD-në dhe ne nuk e forcojmë PPD-në që të futemi në Qeveri, që të marrim pjesë kolaçi, por ta forcojmë PPD-në që të jetë promotor inicues dhe themelues i trendeve politike aktuale në RM. Mendojmë se ka hapsirë, jo për të uzurpu elektoratin, jo për të kriju përçarje brenda subjekteve politike shqiptare, por ka hapsirë që PPD-ja nëpërmjet kuadrove të saj profesionale të skalitur me politikë të vjetër, të rrethojnë edhe rininë e partisë”, thotë Zemri Elezi, ish sekretar i PPD-së
Edhe pse si sekretar i partisë para dy vitesh Elezi dhe ish kreu i PPD-së Abdylhadi Vjeseli ishin bashkuar me PDSH-në e Thaçit, sot Elezi thotë se për gabimin e bërë në atë kohë, është shkarkuar nga kryesia e partisë, por se megjithatë mbetet anëtar i PPD-së.
“Nuk jam udhëheqës, më ka shkarkuar ky kuvend për arsye se ne atëherë e bëmë njëfar bashkimi, fazë e parë e bashkimit, për çështje më madhore jo të interesave partiake dhe personale por më madhore që të forcohet opozita shqiptare, një gjë e tillë nuk shkoi, dështoi, filluan dalngadalë të gjithë anëtarët e PPD-së të largohen, ne kemi ngel anëtarë të PPD-së, unë e kam librezën e PPD-së.”, shton Elezi.
Para dy viteve kryetari i PPD-së Abdylhadi Vjeseli kishte vendosur që ta shkrijë partinë  e tij në PDSH-në e Tha[it. Këtij vendimi i kishin paraprirë edhe takimet e komisioneve të dy këtyre partive. Edhe përkundër këtij vendimi të Vejselit dhe Elezit, kryesia aktuale e PPD-së në krye me Sejfedin Harunin, nëpërmjet gjyqit kishin kthyer mbrapa vulën dhe dokumentet e partisë.
Shkëlzen Aqifi

Subscribe to comments feed Komente (16 dërguar):

Florimi më 02/09/2010 19:18:54
avatar
O Zemri Elezi, ti dhe Abdiladiu mos kthehi në PPD, por formoni parti të re me Rufi Osmanin me të cilin keni shumë cilësi të përbashkëta ;
afiniteti politik,oratoria,gjendja shëndetsore, mosha etj.
Thumbs Up Thumbs Down
Ilirida mk. më 02/09/2010 20:22:54
avatar
HA,HA,HA,HAAAA
Thumbs Up Thumbs Down
tetovari më 02/09/2010 21:02:33
avatar
kjo pune nuk ka per qellim sic thuhet per ndikimin politik ne maqedoni,kjo pune eshte qarte se ka te beje per ti ruajtur interesat e veta personale dhe pasurite qe i kane ne menyre ilegale,popullata vuan per kafshate buke e tjeret vetem risin llogarite neper bankat e tyre,dhe si u be kjo pune njiher dil pi partie,mbrapa kthe mbrapa haj te bejm dicka ne te miren e popullit,krejt kto jane genjeshtra ,allahu i mbaroft inshalla dhe va paguft ate qe ja bejn ketij populli te mjere qe smer vesht se cka ndodhe.vetem nji gje desha te them se o shiptar te maqedonise a e dini ju se ne nuk kemi asnji deputet me shkolle dhe qe ka te kryer politiken apo diplomaciin,apo ka pervoj politike ,krejt disa amateri i kina zgjedh,zgjohuni prej gjumi
Thumbs Up Thumbs Down
RINOR XHELILI më 02/09/2010 21:37:53
avatar
E tani ppd-ja me ndihmen e Abdylhadi Vejselit dhe keshillit iniciatic perfundimisht do te shkatrohet per mendimin tim kryetari aktual z/Sefedin Haruni nuk duhet te perfill kesij lloj iniciativash sepse keto nuk jan ne te mire te ppd-se sepse ata e paten rastin te deshmojn veten dhe ate nuk e ben ne asnje menyre dhe nuk kan kurfar besimi tek elektorati shqipetare dhe nuk kan cka ti ofrojn popullit dicka te re sepse e ardhmja ndertohet me figura te reja e jo me njerez te cilet jan te harxhuar ne politik.Pershendetje Alsat-m
Thumbs Up Thumbs Down
faton më 02/09/2010 23:10:27
avatar
esht shum interesant se sa her tolloviten punet ne skenen politike shqipetare ne skene del abdyladi veseli,askush nuk e di se ne interes te kujt punon ki njeri...
Thumbs Up Thumbs Down
Arben më 02/09/2010 23:29:14
avatar
- Nuk e di ç!far kërkon Abduladi Vejseli, kur të gjith e dim se për interesa personale e jo madhore, si thotë vet ai deshti të shkrij PPD.
- Abduladi nuk paske turp dhe tash pretendon të këthehesh përsëri në PPD.A mund ti trgojsh popullit shqiptar edha në sa kunja do të shkosh. Në ja do të mirën PPD mos u këthe. Në masë nuk ke aspak respekt,këthimi jot edhe igrupës tënde do te dëmtoj PPD.
- Ishe në PPD, hyre në koalicion me BDI, shkove në PDSH, tash shko në VMRO ose SDS , ne PPD nuk ke vend. ju lutem shpalleni komentin. Përshëndetje për ALSAT TV
Thumbs Up Thumbs Down
emporio më 03/09/2010 00:58:17
avatar
pershendes kete inicijativ,,besa pak jan vonuar..por ashte guxim i madhe i ketyere "burave"..qe shkatruan PPD...e sot "shpetimtar" te PPD................jam i mendimit se kjo inicijativ ashte e PDSH.. nepermjet keshilltarit te MENDUH THAQIT...JO keshilltar i dikurshem por i diteve te sodit...informata 100% te sakta...MENDUH THAQI PARA DISA MUAJVE PUBLIKOJ SE KA DY KESHILLTAR TE RINJ..ME MOSH TE VJETER...ISEN RAMADANIN(nga Piroku) dhe XHELADIN MURATIN...KY I FUNDIT SOT ASHTE NE GRUPIN E KETYRE BURAVE TE RESTORAN ..ATA...PRANDAJ..ME KA BEFASURA KJO INICIJATIV..KY GUXIM NAIV I KETYRE QE DIKUR KISHIN EMER E MBIEMER SI KOMBTAR POR SOT TREGUAN SE KUSH JAN...I KA SHKELUR KOHA DO TI SHKEL EDHE HISTORIA..E DO TI DENON SHQIPTARIA...
Thumbs Up Thumbs Down
Jeton Xheladini më 03/09/2010 02:17:13
avatar
HAJDE PERHAJER :)
Thumbs Up Thumbs Down
Shefket më 03/09/2010 05:26:28
avatar
......Leleeeeeeee nese keta edhe nje dhe vetem nje vend fitojne ne parlament ne zgjedhjet e ardhshme KERDI do bejne....e neve do na cojne ne at situate te mbledhim kartonat dhe pakot e vezeve neper kontejnera.....pershendetje alsat...jeni me te miret...
Thumbs Up Thumbs Down
Lumi më 03/09/2010 07:26:51
avatar
Fare nuk habitem me veprimet e pista-te rradhes te Abdyladi Veselit dhe te Zemri Elezit, ngase, populli me eshte mesuar me ato, po me habit fakti se si eshte e mundur qe emrat si: Hasan Jashari, Abdilmenaf Bexheti, Xheladin Murati dhe Mersel Bilalli te behen pjese e ketyre pislleqeve! Perseri mendoj se keta kane qene te ftuar per nje darke, duke mos e dite se pas asaj darke eshte fshehur helmi i pregaditur si gjithmone ne restoranin ATA prone e "braqave VESELI" pjese e "Klanit te Zemunit" ne Maqedoni. Nese personat qe i permena me larte nuk do te dalin te pergenjeshtrojene nje informate te tille, ateher, nuk mund te kete ndonje konkludim tjeter pervec se te konstatohet se edhe ata kane qene dhe jane pjese e atij klani!
Thumbs Up Thumbs Down
1 2 next gjithsej: 16 | shfaqen: 1 - 10

Dërgoni komentin comment

Shkruani kodin e fotos:

  • email Email mikut
  • print Verzioni print
  • Plain text Tekst i thjeshtë
Tjera nga Lajme nga vendi
Previous
image
Mjerë kultura shqiptare!
Mjerët shqiptarët e kultura jonë të cilën na përfaqësojnë në institucione lexuese të urimeve e përshëndetjeve , sekretare të dikurshme. Athua vallë mendojnë se harrojmë kush ...
image
Analistët: 'Opozita po dëmton politikën'
Ndërprerja e bashkëpunimit mes PDSH-së së Thaçit dhe RDK-së së Osmanit është e dëmshme për demokracinë në vend dhe rëndon më shumë disbalancin e deritanishëm ...
image
Fatmir Besimi vazhdon lobimin
Ministri i Mbrojtjes Fatmir Besimi i cili po lobon në SHBA dhe Evropë për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO, në linjë telefonike për ALSAT M, ...
image
Anketë, ndasi mes shqiptarëve dhe maqedonasve
Shqiptarët dhe maqedonasit shprehen me mendime diametralisht të kundërta për zhvillimet që po ndodhin në vend, proceset euro integruese dhe punën e Qeverisë. Këto të ...
image
Rritet numri i pacientëve me kancer
Në botë vazhdon rritja e numrit të sëmundjeve malinje. Sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, pritet që për 10 deri 15 vjet, sëmundjet ...
image
Ademi: 'JO' shkritores së Velesit
Ministria i Mjedisit nuk ka dhënë leje për rifillimin e punës, Shkritores së Velesit. Kështu deklaroi sot kreu i këtij dikasteri Abdilaqim Ademi, pas zërave ...
image
PDSH vendos zyrtarisht ndërprerjen e bashkëpunimit me RDK-në
PDSH-ja përfundimisht i ka thënë lamtumirë Rufi Osmanit dhe subjektit të tij politik RDK-së. Në mbledhjen e fundit, kryesia qendrore e partisë së Thaçit mbështeti ...
image
Mexhiti: Vendimi për emrat e shkollave, në gazetën zyrtare
Kryetari i komunës së Çairit, Izet Mexhiti ka bërë të ditur se vendimi për ndryshimin e emrave të 4 shkollave fillore në këtë komunë është ...
image
Ivanovski: ‘VMRO e BDI bisedojnë për tenderë, por jo edhe për çështje tjera’
Partnerët e koalicionit qeveritar duhet brenda në qeveri të diskutojnë rreth marrëdhënieve ndëretnike e jo të lejojnë të eskalojnë në terren dhe pastaj të paraqiten ...
image
Analistët: Qeveria neglizhente ndaj incidenteve
Incidentet dhe fyerjet e fundit, e kanë zanafillën prej shumë kohësh më parë, dhe ato do të vazhdojnë të përsëriten për shkak se pushteti, nuk ...
image
Vazhdojnë fyerjet ndaj shqiptarëve
Megjithë apelet e shumta për uljen e tensioneve nëpër terrenet sportive dhe ndalimin e fyerjeve në baza etnike dhe fetare, një gjë e tillë ka ...
image
MPB-ja denoncon organizatorët e ndeshjes MZT-Torus
Alsat-M mëson se Ministria e Brendshme të hënën do të denoncojë organizatorin e kësaj ndeshjeje sportive MZT  - Torus, në të cilën publiku ka fyer ...
image
Anashkalimi i shqiptarëve nga Fondi i Filmit, producentët akuzojnë BDI-në
Ndarja e vetëm 1.5 për qind të buxhetit për shqiptarët nga Fondi i Filmit Maqedonas (FFM) është diskriminim dhe minimizon kulturën e kinematografinë shqiptare në ...
image
Antikorrupsioni akuza Cërvenkovskit
Komisioni shtetëror për anti-korrupsion për shkak të shpërdorimit të detyrës zyrtare në Prokurorinë publike ka ngritur nismë për padi penale kundër dy ish drejtorëve të ...
image
Bora vështirëson komunikacioni, autostradat të pa-pastruara
Maqedonia është nën mbulesën e dëborës e cila edhe mbrëmë u rrit për disa centimetra. Dëbora në Shkup, që pritej gjatë, në disa pjesë të ...
Next
Kërko arkivin
first first Shkurt, 2012 first first
Di Ma Enj Pr Sht
1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29
www.albart.com