Fillimi | Lajme | Lajme nga vendi | Llogaridhënia e Gruevskit shkakton krizë qeveritare

Llogaridhënia e Gruevskit shkakton krizë qeveritare

Madhësia: Decrease font Enlarge font
image

Krizë në koalicionin qeveritar. Konferenca për shtyp e paralajmëruar sot nga kryeministri Nikolla Gruevski, shkaktoi përçarje në radhët e Qeverisë. Alsat-M mëson se BDI në momentet e fundit ka penguar kryeministrin Gruevski që të mbaj konferencën për shtyp të paralajmëruar që dje. Shërbimi për informim i Qeverisë që dje kishte paralamëtruar një konferencë për shtyp të kryeministrit në të cilën thuhej se ai do të japë llogari për punën e bërë. Dhe, pikërisht këtu ka plasur sherri, ngaqë ministrat e BDI-së nuk kanë pranuar të shfaqen në një konferencë në të cilën kryeministri do ta shpaloste rezultatet e punës 4 vjeçare. Nga BDI, ndonëse jozyrtarsisht thanë se për ta është e papranueshme të prezantohen rezultatet katër vjeçare, kur qeveria VMRO DPMNE-BDI, është formuar para dy vitesh. Gjithashtu nga BDI theksojnë se për ta nuk do të ishte fare kontestuese po qe se Gruevski do ta shpaloste rezultatet e punës së tij katër vjeçare në selinë e partisë së tij nga pozicioni kryetar i VMRO DPMNE-së. Sipas partisë së Ahmetit, në dy vitet e fundit ka pasur një bashkëqeverisje dhe jo qeverisje të njëanshem nga ana e Gruevskit gjegjësisht VMRO DPMNE-së. Nga  VMRO-DPMNE nuk deshën të komentojnë asgjë lidhur me këto ndasi politike me partnerin e koalicionit. Por në linjë telefonike për Alsat M, thanë se anulimi i konferencës së sotme për shtyp ka ardhur për shkaqe teknike duke mos dashur të precizojnë se për çfarë konkretisht bëhet fjalë. Në të njëjtën linjë ka qenë edhe shpjegimi nga shërbimi informativ i Qeverisë duke shtuar se konferenca do të mbahet nesër në ora 14.00. Deri më tani në të gjitha konferencat për shtyp të kësaj natyre që janë organizuar nga kryeministri Gruevski, ministrat e BDI-së kanë qenë pjesë e dekorit politik në prapaskenë. Bedri Rexhallari

Subscribe to comments feed Komente (12 dërguar):

ohri më 03/09/2010 11:24:28
avatar
o ju te politikes po luani me ndjenjat e populit shqiptar bol na tradhtut dui ;ik turp qka po jeni tu be?
Thumbs Up Thumbs Down
beli më 03/09/2010 10:52:55
avatar
asgje skan pengu sot e ka gruevski pres konferencen
Thumbs Up Thumbs Down
kumanova më 03/09/2010 00:10:53
avatar
pershendetje per ti Mergimtar nga ZVICRA,shum je gabim ti shoku,ne kto skena politike mos e perzi kurrsesi Arber XHAFERIN,se kto gjera ce po ndodhin mes shqiptareve ketu ceshtja e ohrid duhet te plotesoet,por mos harro se ka vdek marveshja e ohrit,se ati asht nenshkrimi i arben xhaferit ket ta dish dhe e din kejt popullata,flm alsat rrespekt
Thumbs Up Thumbs Down
Qani T, më 03/09/2010 00:06:31
avatar
Radha eshte ti thuhet "FRENO" politikes anti shqipetare dhe anti BDI-ste te Nikolla Gruevskit i cili duke u munduar qe ta mposht BDI-ne po i mposht shqipetaret.
E din keta te BDI-se se kur shtypen frenat.Rrofshi!!!
Thumbs Up Thumbs Down
Sadi më 02/09/2010 23:50:39
avatar
nuk jane ministrat e BDI-se piuna ne qeverine Gruevski si Imer Aliu qe dilte mbas gruevskit si cader e pastaj neser ne press me urdher te shefit te tij folte gjera qe skishin te bejne me realitetin,prandaj 18 muaj deshtim tash duhet BDI ti rregulloje per shqiptaret!
pERSHENDETJE aLSAT
Thumbs Up Thumbs Down
tetova më 02/09/2010 23:00:37
avatar
Si mendoni ju ministreca te Gruevskit se populli nuk e din se cka beni ju popullata mendoni ju se esht analfabete, po ju jeni tradhtaret e popullit shqiptar ju hini neper kisha dhe kryqezoheni bashk me4 Ggruevskin e tash bojkotojki ju, po mus tentoni te maskoheni se ne zgjedhjet e ardhshme jeni humbes bash me Menduh THACIN dhe ALI AHMETIN se e shkatrut popullin shqiptar me genjeshtra vetem per interesat tuaja.turp tju vie katastrof jeni
Thumbs Up Thumbs Down
Struga më 02/09/2010 21:15:57
avatar
Te presim deri neser dhe te shohim cdo te ndodhe.Nuk eshte cudi qe ministrat e BDI duke ndjekur shembullin e kryetarit te tyre Ali Ahmeti duke mos pasur se ku te shkojne nqs dalin prej qeverie,te shkojne ne presin qe do e beje Gruevski.
Thumbs Up Thumbs Down
Mërgimtari nga Zvicra më 02/09/2010 20:08:53
avatar
Hm! E çka meritojnë më mirë këto të BDI-s? Po këto edhe nuk janë aq "tupa" të mos e kishin kuptuar se Gruevski luan me ato si ka dashur ai prej fillimit, dhe nëse sot mendojnë të nxirren me demek këso lloj "bojkotesh" të ulëta duhet ta dinë se nuk do t'ju kalon. Vonë është tani më, shumë vonë, e hëngërt kulaçin dhe kujtoni se do ta mashtroni popullin edhe një herë a? Jo më. Nuk do t'i kalon asgjë më kësaj strukture të BDI-s, këto janë përgjegjës direkt për gjithçka që ju ka ndodhur shqiptarëve në Maqedoni dhe strukturat e PDSH-s janë në të njëjtin rang. Turpin më të madh që ua kanë sjellë shqiptarëve në Maqedoni janë PDSH-ja me Arber Xhaferin dhe Menduha Thaçin dhe BDI me Ali Ahmetin dhe suitën e tij komplet.
Thumbs Up Thumbs Down
poc më 02/09/2010 18:47:09
avatar
qka esht kjo fushat para zgjedhore mendon se me nji gjesht do ti mashtroni shqiptaret esht edhe per tu besuar
Thumbs Up Thumbs Down
Fidan Kumanova më 02/09/2010 18:26:40
avatar
BDI ben cdohere ben SHUME ZHURME PER AZGJE kur duhet ministrat shqiptar jane vetem Mistera
Thumbs Up Thumbs Down
likova më 02/09/2010 18:01:11
avatar
ata vec per dekor jan edhe per interesat e veta personale per tjeter sen hic s jan
Thumbs Up Thumbs Down
studenti më 02/09/2010 17:47:44
avatar
pse nuk e bojkotoshi qeverin kur vriteshin ,burgoseshin ushtaret qe u sollen ne keta karike te buta turp cfar njerez na perfaqesojn neve shqiptareve
Thumbs Up Thumbs Down
gjithsej: 12 | shfaqen: 1 - 12

Dërgoni komentin comment

Shkruani kodin e fotos:

  • email Email mikut
  • print Verzioni print
  • Plain text Tekst i thjeshtë
Tjera nga Lajme nga vendi
Previous
image
ARM-ja ndihmon malësinë e Shkupit dhe Likovës
Vazhdon Aksioni humanitarë për furnizimin me ushqime për fshatrat e izoluara të Karadakut.  Ministri i Mbrojtës Fatmir Besimi së bashku me disa pjesëtarë të ARM-së ...
image
Likovë, fshatrat e bllokuara apelojnë për ndihmë
Fshatrat malore të Komunës së Likovës, Goshincë, Llukarë, Allashec, Bellanoc dhe Runicë, për më tepër se dy javë vazhdojnë të mbeten të bllokuara nga reshjet ...
image
Bora në trotuare, qytetarët në spitale!
Moti i ftohtë, bora e pa pastruar dhe rrugicat e ngrira po ju shkaktojnë probleme qytetarëve. Lëvizja e vështirësuar është pasqyra që mund të shihet ...
image
Volebek: ‘Incidentet e fundit, rrezikojnë shoqërinë’
Po që se nuk ndërmerren masa për parandalimi e përkeqësimit të marrëdhënieve ndëretnike dhe ndërfetare rrezikohet shoqëria. Këtë apel sot ua drejtoi anëtarëve të Komitetit ...
image
Nimic më 20 dhe 21 shkurt në Maqedoni
I dërguari special i sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara për çështjen e emrit, ambasadori Methju Nimic, më 20 dhe 21 shkurt do të ...
image
Gruevski: Greqia dëshiron të mos zgjidhet problemi
Kryeministri Nikolla Gruevski ka përshëndetur paralajmërimin për vizitën e ndërmjetësit Metju Nimic në Maqedoni por theksoi se nuk pret ndonjë rezultat pasi pala greke aspak ...
image
KRD-ja lavdëron Alsat-M
ALSAT-M është televizioni më i disiplinuar në frymën e respektimit të rregullave të përcaktuara në Ligjin për Radiodifuzion. Kështu thotë raporti i fundit i monitorimit ...
image
Kralev zvarrit procedurën për ndërrimin e emrave të shkollave
Katër shkollat fillore të Komunës së Çairit,  “Nikolla Vapcarov”, “Jane Sandanski”, “Cvetan Dimov” dhe “Rajko Zhinzifov” mbeten në pritje të verifikimit të vendimit për ndryshimin ...
image
Ministri Poposki e vazhdon vizitën në Estoni
Ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Poposki e vazhdon vizitën dyditore të punës në Estoni, në kuadër të së cilës do të takohet me ministrin ...
image
Fshatrat e Malësisë së Shkupit dhe Likovës apelojnë për ndihmë
Reshjet e pandërprera të borës vazhdojnë të mbajnë të bllokuara fshatrat e Malësisë së Shkupit dhe Likovës ndërkohë banorët apelojnë për ndihmë në ushqime dhe ...
image
MP, inkasantët e arrestuar kthehen sërish në punë!
Inkasantët e arrestuar në operacionet “Syri i gjarprit 1 dhe 2” me urdhër të qeverisë sërish do të kthehen në punë, por si punëtor të ...
image
Edhe më tej të bllokuara fshatrat e Malësisë së Sharrit
Një numër i madh i fshatrave të Malësisë së Sharrit, vazhdojnë të mbesin pothuajse të izoluara. Prej disa ditësh rruga është vështirë e kalueshme, për ...
image
Arifi anashkalon gjuhën shqipe, prezanton raportin në maqedonisht
Edhe pse ligji ia garanton, zv/ kryeministrja për euro integrime Teuta Arifi në mbledhjen e Këshillit Nacional për Eurointegrime, në parlament fjalimin e saj e ...
image
Volebek: Ndaloni tensionet sa nuk është bërë vonë
Tensionet e fundit në rrafshin ndëretnikë sollën në Shkup Komisionerin e Lartë për Pakica të OSBE-së i cili takoi përfaqësuesit partiak nga të cilët kërkoi ...
image
Qarkullimi i vështirësuar dhe i ngadalësuar!
Komunikacioni në të gjitha akset rrugore rajonale dhe magjistrale në orët e mëngjesit po zhvillohet me vështirësi dhe i ngadalësuar në kushte dimërore dhe në ...
Next
Kërko arkivin
first first Shkurt, 2012 first first
Di Ma Enj Pr Sht
1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29
www.albart.com