- Analistët: BDI duhet t’i thotë ‘mirupafshim’ koalicionit
- Kuvend, debat rreth certifikatave të sigurisë
- Sot ditë zie në Shqipëri
- Presidenti Ivanov e kupton frustrimin e Gruevskit
- OSBE alarmon për urrejtjen ndëretnike dhe ndërfetare
- Fronti opozitarë kërkon seancë urgjente
- Me vendim të Qeverisë, Spitali shtetëror do të quhet ‘Nënë Tereza’
- Rona Nishliu në finalen e Eurosong: Këngën ia dedikoj "Himarës"
- Tërmet në Bulgarinë fqinje, mbi 30 të plagosur
- Djegia e shtëpive, asnjë ndihmë nga shteti
600 denarë për ngrohje për rastet sociale
Nga ky muaj dhe në katër muajt e ardhshëm, familjet sociale do të marrin nga 600 denarë në muaj që të mund t’i mbulojnë një pjesë të faturave siç janë druri, ngrohja, nafta për amvisëri apo rryma e shpenzuar. Këto të holla nuk do të jepen paraprakisht, por pasi qytetarët të kenë paguar llogaritë apo të kenë blerë drutë.
A mjaftojnë këto të holla për mbulimin e nevojave elementare të qytetarëve?
Sipas asociacionit për efikasitetit energjetik MACEF, 600 denarë mjaftojnë që të paguhen rreth 100 kilovat orë apo diç më pak se një e katërta nga nevojat mujore për energji elektrike për një familje mesatare në vend. 100 killovatët harxhohen për tetë ditë por vetëm nëse shfrytëzohet bojleri, shporeti dhe katër poçe elektrike me nga 100 vat. Sipas MACEF kjo mase afatshkurte është e mirë, por nevojiten projekte afatgjate siç është vendosje e kolektorëve dhe izolimit të cilat do të financohen nga fondet e gjelbra të shtetit. Ministri Bajrami thotë se edhe për vitin 2011 do të sigurohet mjete për luftimin e varfërisë energjetike dhe se masa mbulon gjysmën e shpenzimit mesatar të energjisë elektrike për një familje sociale. Kurse nga EVN Maqedoni, presin që në këtë mënyrë të rritet përgjegjësia e qytetarëve.
‘EVN Maqedoni si kompani ndoshta në mënyrë të drejtpërdrejtë nuk fiton asgjë, por e përshëndet këtë masë të shtetit, pasi që në këtë mënyrë qytetarët bëhen më të ndërgjegjshëm si ndaj shpenzimit ashtu edhe ndaj pagesës së energjisë elektrike", thotë Lençe Karpuzovska, EVN Maqedoni.
Masë e tillë e ngjashme për subvencionim zbatohet edhe në Mal të Zi ku gjithashtu Qeveria jep të holla për një të tretën e faturave për energji elektrike, gjegjësisht diku rreth 11 euro në muaj. Kurse në Serbi ka benefite të mëdha për familjet sociale, por atje kjo është e mundshme të zbatohet pasi kompanitë energjetike ende janë në pronë shtetërore.
Tabela
Shpenzimi ditor minimal
Bojler me ngrohës 2 KW 2 orë në ditë = 4 Kwh
Shporet 2 orë në ditë = 6 Kwh
Poçe (4) 100 W 9 orë në ditë = 3.6 Kwh
Goran Temenugov
Komente (0 dërguar):
| Di | Hë | Ma | Më | Enj | Pr | Sht |
| 1 | 2 | 3 | 4 | 5 | ||
| 6 | 7 | 8 | 9 | 10 | 11 | 12 |
| 13 | 14 | 15 | 16 | 17 | 18 | 19 |
| 20 | 21 | 22 | 23 | 24 | 25 | 26 |
| 27 | 28 | 29 | 30 | 31 |





Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb


