Fillimi | Lajme | Lajme nga vendi | Selami: Moratorium nëse vazhdon presioni qeveritar

Selami: Moratorium nëse vazhdon presioni qeveritar

Madhësia: Decrease font Enlarge font
image

Komisioni për anti-korrupsion paralajmëron shpalljen e moratoriumit nëse Qeveria nuk heq dorë nga propozim ndryshimet në ligjin për antikorrupsion me të cilin parashikohet shkurtimi i mandatit të anëtarëve të këtij komisioni nga 5 në 4 vjet dhe shkurtim të fondeve buxhetore. Kështu për ALSAT-M thotë kreu i këtij komisioni Ilmi Selami. Ai këtë masë e konsideron si të patjetërsueshme nëse vazhdon presioni nga ana e ministrive të Drejtësisë dhe Financave.
“Nëse vazhdon ky grushtim nga ana e ministrisë Financave dhe të Drejtësisë, do të fillojmë të mendojmë se vallë a ka vend të shpallim edhe moratorium në punën e komisionit apo jo. Tani për tani nuk kemi sjellë asi vendimi, por nuk përjashtohet mundësia për një gjë të tillë”, paralajmeron Ilmi Selami, kryetar i koisionit për Antikorupsion.
Por megjithatë Alsat M mëson se ndryshimet e ligjit me të cilat shkurtohet mandati i anëtarëve të komisionit, ministria e Drejtësisë mendon t’i tërheqë. Mundësinë e tërheqjes së ndryshimeve e paralmëron edhe vetë ministri i Drejtësisë Mihajllo Manevski.
“Ne i kemi konsultuar institucionet përgjegjëse, ligji është në fazën e parë ende nuk është dorëzuar në Qeveri. Do të thotë se mundësit për diskutime ende ekzistojnë edhe gjatë procedurës në Qeveri dhe Kuvend”, qetëson Mihajllo Manevski, ministër i Drejtësisë.
Në tentim për ta qetësuar situatën, ministri Manevski thotë se ligji parashikon mundësi për rikandidim të anëtarëve aktual të komisionit.
“Ligji parashikon mundësi që anëtarët e tij të cilit njëherë janë zgjedhur, të rizgjidhen përsëri për mandat të dytë. Kjo  vazhdon edhe për anëtarët aktual të komisionit për antikorupsion”, shton Manevski.
Por neni i i ligjit cili nuk ndryshohet dhe ka të bëjë me mandatin e anëtarëve e thotë të kundërtën 
“Anëtarët e komisionit shtetëror për anti-korrupsion i zgjedh Kuvendi i Maqedonisë me mandat 5 vjeçar, pa të drejtë të rizgjedhjes së tyre”, kështu shkruan në nenin 48 të ligjit për komision e anti-korrupsionit. Ndërsa sot kryetari i komisionit për anti-korrupsion Selami ka realizuar takim me ambasadorin e OSBE-së në Shkup Herero dhe kryeparlamentarin Trajko Veljanovski. Mospajtimet Qeveri-antikorrupsion u paraqitën në momentin kur komisioni kërkoi nga zyrtarë Qeveritarë,drejtorë të kompanive shtetërorë dhe këshilltarë të heqin dorë nga pozitat e dyfishta për shkak të ekzistimit të konfliktit të interesave.  Nevzat Mamuti 

Subscribe to comments feed Komente (0 dërguar):

gjithsej: | shfaqen:
  • email Email mikut
  • print Verzioni print
  • Plain text Tekst i thjeshtë
Tjera nga Lajme nga vendi
Previous
image
Kuvendi i Maqedonisë do ta vazhdojë mbledhjen e 30-të
Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot, me debat rreth Propozim ligjit për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për vlerësim dhe Propozim ligjit për ndryshim të ...
image
Gruevski në biznes forume në Torino dhe Milano
Ekipi ekonomik qeveritar i kryesuar nga kryeministri Nikolla Gruevski sot do t'i prezantojë potencialet ekonomike dhe investuese të Republikës së Maqedonisë para investuesve italianë në ...
image
Komision për të drejtat e pacientëve
Cilido pacient që mendon se i janë shkelur të drejtat, mund të ankohet në Komisionin për të drejtat e pacientëve. Komisioni është formuar nga ana ...
image
Presidenti Ivanov e kupton frustrimin e Gruevskit
  I kuptoj frustrimet e kryeministrit dhe qytetarëve të Maqedonisë, shkurt u përgjigj presidenti Gjorge Ivanov në Çikago në pyetjen e TV Alsat-M nëse ka gabuar ...
image
Fronti opozitarë kërkon seancë urgjente
Fronti opozitar kërkon seancë urgjente kuvendore pas dështimit të radhës në samitin e Çikagos. Në letrën drejtuar kryetarit të Kuvendit Veljanovski, fronti opozitar kërkon seancë ...
image
Alkaloid siguron leje ekologjike të integruar
Me qëllim të harmonizimit të legjislacionit vendor me atë të Bashkimit Evropian, si dhe për parandalimin e integruar dhe kontrollin e ndotjes, Alkaloidi në vitin ...
image
Analistët: BDI duhet t’i thotë ‘mirupafshim’ koalicionit
Pas përfundimit të samitit të NATO-s dhe mbetjes së Maqedonisë jashtë Aleancës, institucionet duhet të ndërmarrin hapa konkret për të ndërtuar pozicionin se çfarë duhet ...
image
Kuvend, debat rreth certifikatave të sigurisë
Funksionarët shqiptarë përballen me mungesën e certifikatave për siguri, të cilat iu mundësojnë atyre qasje tek informatat me karakter të klasifikuar. Me një problem të ...
image
OSBE alarmon për urrejtjen ndëretnike dhe ndërfetare
Sulmet verbale shpesh herë të shoqëruara me përleshje fizike, grafite etnike me përmbajtje fyese, dhunë në ngjarjet sportive, sulme ndaj monumenteve fetare dhe kulturore, janë ...
image
Djegia e shtëpive, asnjë ndihmë nga shteti
Katër familjet e lagjes Maxhari të Shkupit, shtëpitë e të cilëve u përfshinë nga zjarri ditë më parë, ende vazhdojnë t’i kalojnë netët nën qiell ...
image
Me vendim të Qeverisë, Spitali shtetëror do të quhet ‘Nënë Tereza’
Klinikat e Shkupit në të ardhmen do të quhen Nëna Terezë. Kështu ka vendosur Qeveria e Republikës së Maqedonisë në seancën e mbajtur mbrëmë.“Me propozim ...
image
Tërmet në Maqedoninë lindore dhe qendrore
Tërmet me intensitet ndërmjet tre dhe gjashtë ballë sipas Shkallës makrosizmike evropiane sot herët në mëngjes, në orën 02:00 është ndier në Maqedoninë lindore dhe ...
image
Strugë, tejkalohet marrëveshja, nis pastrimi i qytetit
Është arritur marrëveshje ndërmjet punëtorëve dhe drejtorit të komunales në Strugë për mënyrën e pagesën së rrogave të mbetura. Me këtë është mbyllur edhe greva ...
image
Çikago nuk solli asgjë të re, përsëriti konkluzionet e Bukureshtit
Asgjë e re në CHICAGO - Ftesë për anëtarësim  të Maqedonisë në Aleancë do të ketë  në momentin kur do të gjendet një zgjidhje e ...
image
Partitë politike kërkojnë llogari ndaj Gruevskit
LSDM-ja opozitare ka kërkuar që Kryeministri Gruesvki të mbledhë forcat dhe të paraqitet në parlament për të dhënë llogari rreth situatës së krijuar pas samitit ...
Next
Kërko arkivin
first first Maj, 2012 first first
Di Ma Enj Pr Sht
1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31
www.albart.com