-
(209)
Mjerë kultura shqiptare!
-
(78)
PDSH vendos zyrtarisht ndërprerjen e bashkëpunimit me RDK-në
-
(68)
Vazhdojnë fyerjet ndaj shqiptarëve
-
(56)
Arifi anashkalon gjuhën shqipe, prezanton raportin në maqedonisht
-
(55)
Aksidentohet kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi
-
(39)
Grafitet ofenduese 'pushtojnë' Tetovën
-
(39)
Gruevski: 'Incidentet u nxitën nga opozita'
-
(37)
'Dogana', diskriminohen administratorët shqiptarë
-
(37)
BDI do të kërkojë përgjegjësi politike nga Migena Gorenca
-
(29)
Artistët kërkojnë përgjegjësi nga Migena Gorenca
Selami: Moratorium nëse vazhdon presioni qeveritar
Komisioni për anti-korrupsion paralajmëron shpalljen e moratoriumit nëse Qeveria nuk heq dorë nga propozim ndryshimet në ligjin për antikorrupsion me të cilin parashikohet shkurtimi i mandatit të anëtarëve të këtij komisioni nga 5 në 4 vjet dhe shkurtim të fondeve buxhetore. Kështu për ALSAT-M thotë kreu i këtij komisioni Ilmi Selami. Ai këtë masë e konsideron si të patjetërsueshme nëse vazhdon presioni nga ana e ministrive të Drejtësisë dhe Financave.
“Nëse vazhdon ky grushtim nga ana e ministrisë Financave dhe të Drejtësisë, do të fillojmë të mendojmë se vallë a ka vend të shpallim edhe moratorium në punën e komisionit apo jo. Tani për tani nuk kemi sjellë asi vendimi, por nuk përjashtohet mundësia për një gjë të tillë”, paralajmeron Ilmi Selami, kryetar i koisionit për Antikorupsion.
Por megjithatë Alsat M mëson se ndryshimet e ligjit me të cilat shkurtohet mandati i anëtarëve të komisionit, ministria e Drejtësisë mendon t’i tërheqë. Mundësinë e tërheqjes së ndryshimeve e paralmëron edhe vetë ministri i Drejtësisë Mihajllo Manevski.
“Ne i kemi konsultuar institucionet përgjegjëse, ligji është në fazën e parë ende nuk është dorëzuar në Qeveri. Do të thotë se mundësit për diskutime ende ekzistojnë edhe gjatë procedurës në Qeveri dhe Kuvend”, qetëson Mihajllo Manevski, ministër i Drejtësisë.
Në tentim për ta qetësuar situatën, ministri Manevski thotë se ligji parashikon mundësi për rikandidim të anëtarëve aktual të komisionit.
“Ligji parashikon mundësi që anëtarët e tij të cilit njëherë janë zgjedhur, të rizgjidhen përsëri për mandat të dytë. Kjo vazhdon edhe për anëtarët aktual të komisionit për antikorupsion”, shton Manevski.
Por neni i i ligjit cili nuk ndryshohet dhe ka të bëjë me mandatin e anëtarëve e thotë të kundërtën
“Anëtarët e komisionit shtetëror për anti-korrupsion i zgjedh Kuvendi i Maqedonisë me mandat 5 vjeçar, pa të drejtë të rizgjedhjes së tyre”, kështu shkruan në nenin 48 të ligjit për komision e anti-korrupsionit. Ndërsa sot kryetari i komisionit për anti-korrupsion Selami ka realizuar takim me ambasadorin e OSBE-së në Shkup Herero dhe kryeparlamentarin Trajko Veljanovski. Mospajtimet Qeveri-antikorrupsion u paraqitën në momentin kur komisioni kërkoi nga zyrtarë Qeveritarë,drejtorë të kompanive shtetërorë dhe këshilltarë të heqin dorë nga pozitat e dyfishta për shkak të ekzistimit të konfliktit të interesave. Nevzat Mamuti
| Di | Hë | Ma | Më | Enj | Pr | Sht |
| 1 | 2 | 3 | 4 | |||
| 5 | 6 | 7 | 8 | 9 | 10 | 11 |
| 12 | 13 | 14 | 15 | 16 | 17 | 18 |
| 19 | 20 | 21 | 22 | 23 | 24 | 25 |
| 26 | 27 | 28 | 29 |






Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb



Dërgoni komentin