Fillimi | Lajme | Lajme nga vendi | Eurot e mërgimtarëve shqiptar shpëtojnë Maqedoninë

Eurot e mërgimtarëve shqiptar shpëtojnë Maqedoninë

Madhësia: Decrease font Enlarge font
image

Transferet private financiare të emigrantëve në Maqedoni, të cilat kapin shifrat prej 1.5 miliardë euro për çdo vit janë dhuratë për Qeverinë. Kështu thonë ekspertët ekonomik, sipas të cilëve 37 për qind e emigrantëve për çdo muaj dërgojnë mesatarisht nga 1000 deri 2000 dollarë për familjet e tyre në Maqedoni të cilat paraqesin ndihmëse të fuqishme për zhvillimin e ekonomisë në vend. Por se pse këto fonde shpenzohen për nevoja të përditshme, e jo për biznes tregojnë vetë mërgimtarët.
“Jam nga Portlandi në Berovë këtu Maqedoni ku nuk munda të realizoj as edhe një takim me ministrin e Financave Trajko Sllaveski nën kompetenca të cilit ishte objekti të cilin doja ta bleja.  Mezi realizova takim dy minutash me sekretarin shtetëror Snezhana Kostadinovska. Thjesht thënë qasja ishte plotësisht i pakëndshëm dhe investimi im përfundoi pa sukses”, ankohet Goce Josifovski, mërgitmar i rikthyer.
Profesori Vanço Uzunov thotë se pikërisht këto para janë shpëtimtarët të falimentimit ekonomik të Maqedonisë .
“Nuk e di a do të falimentojë, por do të ishte shumë-shumë më keq, jo vetëm për ato familje të cilat pranojnë para nga jashtë, por edhe për gjithë qytetarët sepse  do të vijë në pikëpyetje balancimi i bilancit pagesor, rezervave devizore dhe stabilitetit makroekonomik”, thekson Vanço Uzunov Profesor universitar.
Sipas profesorit Abdylmenaf Bexheti mbi 80 për qind të dërgesave nga jashtë i bëjnë shqiptarët.
“Nuk bëhet ndonjë evidencë në baza etnike kuptohet për qëllime politike dhe nuk është debatuar pikërisht për këtë arsye, sepse pasqyra etnike pasqyron një dominim të bashkësisë etnike shqiptare”, pohon Abdylmenaf Bexheti, Profesor universitar.
Se mërgimtarët janë të interesuar për investime në Maqedoni e dëshmon edhe drejtori i Agjencisë për migrim Vasill Naumov, i cili thotë se tre kompanitë më të suksesshme në Maqedoni, Renova, Vezë Shari dhe Nagip Fejzi, janë pikërisht nga fonde të emigrantëve. Ndërkohë duhet theksuar se 160.000 familje varen nga dërgesa e parave nga familjarët e tyre që punojnë jashtë Maqedonisë.
Nevzat Mamuti

Subscribe to comments feed Komente (10 dërguar):

Camo më 03/09/2010 05:57:24
avatar
Për ate pra po na maltretojnë neve Gurbetqarëve Policia Alfat qi sillen si egërsira me neve Shqiptarët Gurbetqarë.
Pse pra ju Partitë Shqiptare nuk e krijoni ndonjë Lobë ose Organizat për neve Gurbetqarët që sado kudo të naj mbrojnë neve Interesat në çfarë do rasti.Sikur të kemi Lobin tonë edhe do të kishim pas mundësi për projekte të ndryshme ekonomike me ndihmu në trojet tona.
Thumbs Up Thumbs Down
ed05624 më 03/09/2010 02:56:55
avatar
paramendoni ne Struge gjat sezonit veror, ku struga ka mbi 5 mije familje ne gurbet, nga 1 mij euro jane 5 milion, mos themi per ma shum dhe plus turistet qe derdhin para per 3 muaj rresht minimum mbi 20 milion euro per 2 muaj.rruga Struge-Diber eshte rruge nacionale dhe i takon ministris se transportit, eshte ne gjendje katastrofale as neper male nuk ka ashtu rruge te keqe.Pse mos tallet Gruevski kur shqiptaret e struges i shkelin rruget me 50 mij euro vetura dhe dhe per 5-6 muaj kan grumbulluar miliona nga doganimi i veturave luksoze te shqiptareve dhe ate ku ne Manastir doganimi?! Ksaj pune i thuet ,,NE ME BUK E KTA ME GURE"
Thumbs Up Thumbs Down
nga zvicra më 03/09/2010 00:15:01
avatar
pershendetje te gjithve,mir ce e pat se en ktu punojm si budall ket edim kejt,mso te thoje naj kush po jetojm jo valla,por na thojn neve atje muji budallve hahahah qudi shum,flm alsat,ket ne ta dije dhe gurevski se kush e mabn maqedonin
Thumbs Up Thumbs Down
lunooo më 02/09/2010 23:37:42
avatar
aaaaaaaaaaaa
Thumbs Up Thumbs Down
Kujtimi më 02/09/2010 21:55:28
avatar
Duhet ta kupton Separi Nikolla Gruevski se kush eshte shpetues i shtetit-Shqiptaret, por kush nepekembet ma shum ne kete shtet shqipatret ata qe e sheptojn kete shtet. turp. Vitin e ardheshem do kete nje organizim atdhetar gjith shqiptaret ti harxhojn parat ne shqiperi. Te shohim ateher si do ti kete punet Maqedonia.
Thumbs Up Thumbs Down
Dati më 02/09/2010 21:47:54
avatar
Po na trajtonje si budallë po thojne muaji budallve...
Thumbs Up Thumbs Down
Pesoçani më 02/09/2010 21:36:01
avatar
Un kam thën gjithmonë që diaspora është garancioni i egzistimit të mkd-ës, aferim atyre që e kan bër ke¨të analizë për her të parë në histori kështu fitohet sendi me fakte!!! Tani duhet tja bëjm me dije edhe evropianëve se sa shikanime përjetojmë ne në pikat kufitare!!!!! Dhe se sa djersë derdhim ne në mkd!!!
Thumbs Up Thumbs Down
Gas më 02/09/2010 18:19:34
avatar
Me kete nuk mburem por inatosem se parat tona i kalojne dikujt qe si e si do qe te na zhduk identitetin dhe me parat tona na lufton dhe na mbyt. Katastrof dhe per te plas nga Mllefi.
Thumbs Up Thumbs Down
Ken më 02/09/2010 17:33:55
avatar
Tash po shihet se kush e shpëton Maqedonin dhe jo politikanat tonë.
Thumbs Up Thumbs Down
sabo më 02/09/2010 16:57:05
avatar
po normal po mos te jen gurbetqaret maqedonija moti kishte me falimentu asni euro sdo ta ket pas.por me pupullin shqiptar te cilin nuk evlersojn fare,me parat e gurbetqarve tan jetojn si mbret.por fati i keq i popullit shqipat qe skemi qe kush ti ndjek brengat tona skemi njerz qe punojn per pupull por vetem per veti,ne fakt jemi si jetima se ska e si intereson as ni fare deputeti per pupull.por vetem kur te vin zgjedhjet ngasin si qen ..turp..turp...pershendetje allsat
Thumbs Up Thumbs Down
gjithsej: 10 | shfaqen: 1 - 10

Dërgoni komentin comment

Shkruani kodin e fotos:

  • email Email mikut
  • print Verzioni print
  • Plain text Tekst i thjeshtë
Tjera nga Lajme nga vendi
Previous
image
ARM-ja ndihmon malësinë e Shkupit dhe Likovës
Vazhdon Aksioni humanitarë për furnizimin me ushqime për fshatrat e izoluara të Karadakut.  Ministri i Mbrojtës Fatmir Besimi së bashku me disa pjesëtarë të ARM-së ...
image
Likovë, fshatrat e bllokuara apelojnë për ndihmë
Fshatrat malore të Komunës së Likovës, Goshincë, Llukarë, Allashec, Bellanoc dhe Runicë, për më tepër se dy javë vazhdojnë të mbeten të bllokuara nga reshjet ...
image
Bora në trotuare, qytetarët në spitale!
Moti i ftohtë, bora e pa pastruar dhe rrugicat e ngrira po ju shkaktojnë probleme qytetarëve. Lëvizja e vështirësuar është pasqyra që mund të shihet ...
image
Volebek: ‘Incidentet e fundit, rrezikojnë shoqërinë’
Po që se nuk ndërmerren masa për parandalimi e përkeqësimit të marrëdhënieve ndëretnike dhe ndërfetare rrezikohet shoqëria. Këtë apel sot ua drejtoi anëtarëve të Komitetit ...
image
Nimic më 20 dhe 21 shkurt në Maqedoni
I dërguari special i sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara për çështjen e emrit, ambasadori Methju Nimic, më 20 dhe 21 shkurt do të ...
image
Gruevski: Greqia dëshiron të mos zgjidhet problemi
Kryeministri Nikolla Gruevski ka përshëndetur paralajmërimin për vizitën e ndërmjetësit Metju Nimic në Maqedoni por theksoi se nuk pret ndonjë rezultat pasi pala greke aspak ...
image
KRD-ja lavdëron Alsat-M
ALSAT-M është televizioni më i disiplinuar në frymën e respektimit të rregullave të përcaktuara në Ligjin për Radiodifuzion. Kështu thotë raporti i fundit i monitorimit ...
image
Kralev zvarrit procedurën për ndërrimin e emrave të shkollave
Katër shkollat fillore të Komunës së Çairit,  “Nikolla Vapcarov”, “Jane Sandanski”, “Cvetan Dimov” dhe “Rajko Zhinzifov” mbeten në pritje të verifikimit të vendimit për ndryshimin ...
image
Ministri Poposki e vazhdon vizitën në Estoni
Ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Poposki e vazhdon vizitën dyditore të punës në Estoni, në kuadër të së cilës do të takohet me ministrin ...
image
Fshatrat e Malësisë së Shkupit dhe Likovës apelojnë për ndihmë
Reshjet e pandërprera të borës vazhdojnë të mbajnë të bllokuara fshatrat e Malësisë së Shkupit dhe Likovës ndërkohë banorët apelojnë për ndihmë në ushqime dhe ...
image
MP, inkasantët e arrestuar kthehen sërish në punë!
Inkasantët e arrestuar në operacionet “Syri i gjarprit 1 dhe 2” me urdhër të qeverisë sërish do të kthehen në punë, por si punëtor të ...
image
Edhe më tej të bllokuara fshatrat e Malësisë së Sharrit
Një numër i madh i fshatrave të Malësisë së Sharrit, vazhdojnë të mbesin pothuajse të izoluara. Prej disa ditësh rruga është vështirë e kalueshme, për ...
image
Arifi anashkalon gjuhën shqipe, prezanton raportin në maqedonisht
Edhe pse ligji ia garanton, zv/ kryeministrja për euro integrime Teuta Arifi në mbledhjen e Këshillit Nacional për Eurointegrime, në parlament fjalimin e saj e ...
image
Volebek: Ndaloni tensionet sa nuk është bërë vonë
Tensionet e fundit në rrafshin ndëretnikë sollën në Shkup Komisionerin e Lartë për Pakica të OSBE-së i cili takoi përfaqësuesit partiak nga të cilët kërkoi ...
image
Qarkullimi i vështirësuar dhe i ngadalësuar!
Komunikacioni në të gjitha akset rrugore rajonale dhe magjistrale në orët e mëngjesit po zhvillohet me vështirësi dhe i ngadalësuar në kushte dimërore dhe në ...
Next
Kërko arkivin
first first Shkurt, 2012 first first
Di Ma Enj Pr Sht
1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29
www.albart.com