Fillimi | Lajme | Lajme nga vendi | Studeniçan, mësuesit bojkotojnë për shpenzimet e papaguara

Studeniçan, mësuesit bojkotojnë për shpenzimet e papaguara

Madhësia: Decrease font Enlarge font
image

Në gjashtë shkolla periferike të komunës së Studeniçanit, Cërni Vërv, Ellovë, Vërtekicë, Mallqishtë, Dreçavicë dhe Cërvena Voda, ende nuk ka filluar viti i ri shkollor. Kësaj radhe janë 27  mësuesit të cilët nuk shkojnë në punë për shkak të mospagesës së shpenzimeve për rrugë që nga muaji janar. Drejtori i shkollës qendrore në fshatin Batincë thotë se arsimtarët vijnë deri në shkollën qendrore, por nuk vazhdojnë më tutje për shkak se nuk kanë me çfarë të udhëtojnë. Sipas drejtorit, kjo situatë do të vazhdojë deri në gjetjen e një zgjidhje përfundimtare.
“Arsimtarët vijnë deri këtu, kanë dëshirë të shkojnë deri në vend të punës siç do çdo arsimtarë tjetër, mirëpo problemi është se me çka të shkojnë. Vjet, prej 2009-10 kanë shkuar me veturat e veta, i ka paguar ministria, me vonesë mirpo sadokudo I kanë pagu. Prej janarit 2010 deri në qershor 2010, dmth 6 muaj nuk kanë marrë asnjë denarë, krejt ato shpenzimet ato I kanë paguar prej xhepit të tyre.”, thotë Alinafis Asani, drejtor sh.f. “Alija Avdoviq”, Batincë.
Për çështjen problematike është njoftuar edhe kryetari i komunës së Studenicanit Fati Iseni. Ai nuk mohon dëshirën për të zgjidhur këtë problem, mirëpo mjetet e dedikauara për arsimin fillorë për këtë komunë prej 71 milionë e 655 mijë denarë nuk janë të mjaftueshme për të mbuluar shpenzimet e rrugës për arsimatrët e shkollave periferike.
“Jemi përpjekur t'i bindim ministrinë e Arsimit se këto mjete nuk janë të mjaftueshme, dhe unë shpresoj që brenda kohës do të gjejmë ndonjë zgjidhje. Ne kemi lutur arsimtarët dhe përsëri u bëj apel që të vazhdojnë procesin mësimor derisa ne të gjejmë një alterantivë, e cila do të jetë sigurisht në favor të arsimtarëve.”, shton Fati Iseni, kryetar i komunës së Studeniçanit.
Kryetari i komunës gjithashtu përkujtoi se komuna është e obliguar ti paguaj shpenzimet e rrugës së arsimatrëve vetem prej muajit prill e këndej, kur edhe kaloi në fazën e dytë të decentralizimit dhe mori përgjegjësitë për shkollat. Ndërsa pjesa tjetër i mbetet ministrisë së arsimit. Edhe pas tentimeve të Alsat nuk arritëm të marim prononcim nga përfaqësuesit e ministrisë lidhur me këtë cështje. Ndërkohë arsimatrët janë të vendosur se nuk do të shkojnë në punë deri në zgjidhjen e problemit.
Melihate Rustemi   

Subscribe to comments feed Komente (1 dërguar):

donat më 03/09/2010 13:51:41
avatar
shum shum mir osht kjo
Thumbs Up Thumbs Down
gjithsej: 1 | shfaqen: 1 - 1

Dërgoni komentin comment

Shkruani kodin e fotos:

  • email Email mikut
  • print Verzioni print
  • Plain text Tekst i thjeshtë
Tjera nga Lajme nga vendi
Previous
image
ARM-ja ndihmon malësinë e Shkupit dhe Likovës
Vazhdon Aksioni humanitarë për furnizimin me ushqime për fshatrat e izoluara të Karadakut.  Ministri i Mbrojtës Fatmir Besimi së bashku me disa pjesëtarë të ARM-së ...
image
Likovë, fshatrat e bllokuara apelojnë për ndihmë
Fshatrat malore të Komunës së Likovës, Goshincë, Llukarë, Allashec, Bellanoc dhe Runicë, për më tepër se dy javë vazhdojnë të mbeten të bllokuara nga reshjet ...
image
Bora në trotuare, qytetarët në spitale!
Moti i ftohtë, bora e pa pastruar dhe rrugicat e ngrira po ju shkaktojnë probleme qytetarëve. Lëvizja e vështirësuar është pasqyra që mund të shihet ...
image
Volebek: ‘Incidentet e fundit, rrezikojnë shoqërinë’
Po që se nuk ndërmerren masa për parandalimi e përkeqësimit të marrëdhënieve ndëretnike dhe ndërfetare rrezikohet shoqëria. Këtë apel sot ua drejtoi anëtarëve të Komitetit ...
image
Nimic më 20 dhe 21 shkurt në Maqedoni
I dërguari special i sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara për çështjen e emrit, ambasadori Methju Nimic, më 20 dhe 21 shkurt do të ...
image
Gruevski: Greqia dëshiron të mos zgjidhet problemi
Kryeministri Nikolla Gruevski ka përshëndetur paralajmërimin për vizitën e ndërmjetësit Metju Nimic në Maqedoni por theksoi se nuk pret ndonjë rezultat pasi pala greke aspak ...
image
KRD-ja lavdëron Alsat-M
ALSAT-M është televizioni më i disiplinuar në frymën e respektimit të rregullave të përcaktuara në Ligjin për Radiodifuzion. Kështu thotë raporti i fundit i monitorimit ...
image
Kralev zvarrit procedurën për ndërrimin e emrave të shkollave
Katër shkollat fillore të Komunës së Çairit,  “Nikolla Vapcarov”, “Jane Sandanski”, “Cvetan Dimov” dhe “Rajko Zhinzifov” mbeten në pritje të verifikimit të vendimit për ndryshimin ...
image
Ministri Poposki e vazhdon vizitën në Estoni
Ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Poposki e vazhdon vizitën dyditore të punës në Estoni, në kuadër të së cilës do të takohet me ministrin ...
image
Fshatrat e Malësisë së Shkupit dhe Likovës apelojnë për ndihmë
Reshjet e pandërprera të borës vazhdojnë të mbajnë të bllokuara fshatrat e Malësisë së Shkupit dhe Likovës ndërkohë banorët apelojnë për ndihmë në ushqime dhe ...
image
MP, inkasantët e arrestuar kthehen sërish në punë!
Inkasantët e arrestuar në operacionet “Syri i gjarprit 1 dhe 2” me urdhër të qeverisë sërish do të kthehen në punë, por si punëtor të ...
image
Edhe më tej të bllokuara fshatrat e Malësisë së Sharrit
Një numër i madh i fshatrave të Malësisë së Sharrit, vazhdojnë të mbesin pothuajse të izoluara. Prej disa ditësh rruga është vështirë e kalueshme, për ...
image
Arifi anashkalon gjuhën shqipe, prezanton raportin në maqedonisht
Edhe pse ligji ia garanton, zv/ kryeministrja për euro integrime Teuta Arifi në mbledhjen e Këshillit Nacional për Eurointegrime, në parlament fjalimin e saj e ...
image
Volebek: Ndaloni tensionet sa nuk është bërë vonë
Tensionet e fundit në rrafshin ndëretnikë sollën në Shkup Komisionerin e Lartë për Pakica të OSBE-së i cili takoi përfaqësuesit partiak nga të cilët kërkoi ...
image
Qarkullimi i vështirësuar dhe i ngadalësuar!
Komunikacioni në të gjitha akset rrugore rajonale dhe magjistrale në orët e mëngjesit po zhvillohet me vështirësi dhe i ngadalësuar në kushte dimërore dhe në ...
Next
Kërko arkivin
first first Shkurt, 2012 first first
Di Ma Enj Pr Sht
1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29
www.albart.com