- Analistët: BDI duhet t’i thotë ‘mirupafshim’ koalicionit
- Kuvend, debat rreth certifikatave të sigurisë
- Sot ditë zie në Shqipëri
- Presidenti Ivanov e kupton frustrimin e Gruevskit
- OSBE alarmon për urrejtjen ndëretnike dhe ndërfetare
- Fronti opozitarë kërkon seancë urgjente
- Me vendim të Qeverisë, Spitali shtetëror do të quhet ‘Nënë Tereza’
- Rona Nishliu në finalen e Eurosong: Këngën ia dedikoj "Himarës"
- Tërmet në Bulgarinë fqinje, mbi 30 të plagosur
- Djegia e shtëpive, asnjë ndihmë nga shteti
Të martën do të votohet Rregullorja e Kuvendit
Nëse gjithçka shkon sipas paralajmërimeve për kthimin e opozitës në koordinime tek kryetari i parlamentit, rregullorja për punë të parlamentit pritet të miratohet të martën. Kështu u shpreh numri një i parlamentit Trajko Veljanovski. Ai përshëndeti vendimin e opozitës dhe pret që raporti vjeshtës nga KE për pjesën që ka të bëj me shtëpinë ligjdhënëse të jetë pozitiv ngjashëm si vitin e kaluar.
"Përshëndes çdo deklaratë që kontribuon për de-bllokimin dhe ri-aktivimin e dialogut politik pavarësisht cilat ishin arsyet për të. Nëse ia dëshirojmë të mirën Maqedonisë duhet të shohim para, gjë që nënkupton që të zhvillohet dialog politik në një institucion demokratik siç është parlamenti I Maqedonisë", deklarooi Trajko Veljanovski, Kryetar i Parlamentit.
Por nga DR dhe PLD paralajmëruan se nuk do të mbështesin një rregullore të tillë. DR këtë mospërkrahje të rregullores e arsyeton me mospërfshirjen e vërejtjeve të tyre që kishin të bëjnë kryesisht me avancimin e gjuhës shqipe në parlament.
"Duke marrë parasysh se të gjitha këto nuk merren parasysh nga ana e shumicës parlamentare atëherë DR nuk mund të përkrah një rregullore që është në kundërshtim me kushtetutën dhe Marrëveshjen e Ohrit", thotë Flora Kadriu, deputete e DR-së.
“Ne nuk do të mbështesim, siç theksoi Cërvenkovski çfarëdo rregullore, ne do të mbështesin rregullore, e cila sjell funksionim të demokracisë në parlament. PLD edhe më tej do të luftoj që të kemi rregullore ashtu siç na duhet pasi ai do të jetë I nevojshëm për parlamentin dhe secilin që do të jetë në opozitë”,reagoi Andrej Zhernovski, deputet i PLD-së.
Veljanovski u bëri thirrje PDSH që të kthehet në parlament ndërsa qeveris që të dërgoj përgjigjen për shqyrtimin autentik të ligjit të amnistisë si një nga arsyet për bojkot të parlamentit nga ana e grupit parlamentar të partisë së Thaçit.
"Unë apeloj deri te PDSH që të kthehen dhe të gjejmë zgjidhje dhe deri te të gjithë ata që kanë pikë të përbashkët sa I përket kërkesave të partive politike parlamentare", shtoi Veljanovski.
Shumica parlamentare dhe opozita nuk arritën të merren vesh rreth versionit të parë të rregullores për punë të parlamentit e cila nga bashkësia ndërkombëtare u vlerësua si ngecje në dialogun politik.
Gjyltene Rexhallari
Komente (0 dërguar):
| Di | Hë | Ma | Më | Enj | Pr | Sht |
| 1 | 2 | 3 | 4 | 5 | ||
| 6 | 7 | 8 | 9 | 10 | 11 | 12 |
| 13 | 14 | 15 | 16 | 17 | 18 | 19 |
| 20 | 21 | 22 | 23 | 24 | 25 | 26 |
| 27 | 28 | 29 | 30 | 31 |





Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb


