Fillimi | Lajme | Lajme nga vendi | Të martën do të votohet Rregullorja e Kuvendit

Të martën do të votohet Rregullorja e Kuvendit

Madhësia: Decrease font Enlarge font
image

Nëse gjithçka shkon sipas paralajmërimeve për kthimin e opozitës në koordinime tek kryetari i parlamentit, rregullorja për punë të parlamentit pritet të miratohet të martën. Kështu u shpreh numri një i parlamentit Trajko Veljanovski. Ai përshëndeti  vendimin e opozitës dhe pret që raporti  vjeshtës nga KE për pjesën që ka të bëj me shtëpinë ligjdhënëse të jetë pozitiv ngjashëm si vitin e kaluar.
"Përshëndes çdo deklaratë që kontribuon për de-bllokimin dhe ri-aktivimin e dialogut politik pavarësisht cilat ishin arsyet për të. Nëse ia dëshirojmë të mirën Maqedonisë duhet të shohim para, gjë që nënkupton që të zhvillohet dialog politik në një institucion demokratik siç është parlamenti I Maqedonisë", deklarooi Trajko Veljanovski, Kryetar i Parlamentit.
Por nga  DR dhe PLD paralajmëruan se nuk do të mbështesin një rregullore të tillë. DR këtë mospërkrahje të rregullores e arsyeton me mospërfshirjen e  vërejtjeve të tyre që kishin të bëjnë kryesisht me avancimin e gjuhës shqipe në parlament.
"Duke marrë parasysh se të gjitha këto nuk merren parasysh nga ana e shumicës parlamentare atëherë DR nuk mund të përkrah një rregullore që është në kundërshtim me kushtetutën dhe Marrëveshjen e Ohrit", thotë Flora Kadriu, deputete e DR-së.
“Ne nuk do të mbështesim, siç theksoi Cërvenkovski çfarëdo rregullore, ne do të mbështesin rregullore, e cila sjell funksionim të demokracisë në parlament. PLD edhe më tej do të luftoj që të kemi rregullore ashtu siç na duhet pasi ai do të jetë I nevojshëm për parlamentin dhe secilin që do të jetë në opozitë”,reagoi Andrej Zhernovski, deputet i PLD-së.
Veljanovski u bëri thirrje PDSH që të kthehet në parlament ndërsa qeveris që të dërgoj përgjigjen për shqyrtimin autentik të ligjit të amnistisë si një nga arsyet për bojkot të parlamentit nga ana e grupit parlamentar të partisë së Thaçit.
"Unë apeloj deri te PDSH që të kthehen dhe të gjejmë zgjidhje dhe deri te të gjithë ata që kanë pikë të përbashkët sa I përket kërkesave të partive politike parlamentare", shtoi Veljanovski.
Shumica parlamentare dhe opozita nuk arritën të merren vesh rreth versionit të parë të rregullores për punë të parlamentit e cila nga bashkësia ndërkombëtare u vlerësua si ngecje në dialogun politik.
Gjyltene Rexhallari   

Subscribe to comments feed Komente (0 dërguar):

gjithsej: | shfaqen:

Dërgoni komentin comment

Shkruani kodin e fotos:

  • email Email mikut
  • print Verzioni print
  • Plain text Tekst i thjeshtë
Tjera nga Lajme nga vendi
Previous
image
ARM-ja ndihmon malësinë e Shkupit dhe Likovës
Vazhdon Aksioni humanitarë për furnizimin me ushqime për fshatrat e izoluara të Karadakut.  Ministri i Mbrojtës Fatmir Besimi së bashku me disa pjesëtarë të ARM-së ...
image
Likovë, fshatrat e bllokuara apelojnë për ndihmë
Fshatrat malore të Komunës së Likovës, Goshincë, Llukarë, Allashec, Bellanoc dhe Runicë, për më tepër se dy javë vazhdojnë të mbeten të bllokuara nga reshjet ...
image
Bora në trotuare, qytetarët në spitale!
Moti i ftohtë, bora e pa pastruar dhe rrugicat e ngrira po ju shkaktojnë probleme qytetarëve. Lëvizja e vështirësuar është pasqyra që mund të shihet ...
image
Volebek: ‘Incidentet e fundit, rrezikojnë shoqërinë’
Po që se nuk ndërmerren masa për parandalimi e përkeqësimit të marrëdhënieve ndëretnike dhe ndërfetare rrezikohet shoqëria. Këtë apel sot ua drejtoi anëtarëve të Komitetit ...
image
Nimic më 20 dhe 21 shkurt në Maqedoni
I dërguari special i sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara për çështjen e emrit, ambasadori Methju Nimic, më 20 dhe 21 shkurt do të ...
image
Gruevski: Greqia dëshiron të mos zgjidhet problemi
Kryeministri Nikolla Gruevski ka përshëndetur paralajmërimin për vizitën e ndërmjetësit Metju Nimic në Maqedoni por theksoi se nuk pret ndonjë rezultat pasi pala greke aspak ...
image
KRD-ja lavdëron Alsat-M
ALSAT-M është televizioni më i disiplinuar në frymën e respektimit të rregullave të përcaktuara në Ligjin për Radiodifuzion. Kështu thotë raporti i fundit i monitorimit ...
image
Kralev zvarrit procedurën për ndërrimin e emrave të shkollave
Katër shkollat fillore të Komunës së Çairit,  “Nikolla Vapcarov”, “Jane Sandanski”, “Cvetan Dimov” dhe “Rajko Zhinzifov” mbeten në pritje të verifikimit të vendimit për ndryshimin ...
image
Ministri Poposki e vazhdon vizitën në Estoni
Ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Poposki e vazhdon vizitën dyditore të punës në Estoni, në kuadër të së cilës do të takohet me ministrin ...
image
Fshatrat e Malësisë së Shkupit dhe Likovës apelojnë për ndihmë
Reshjet e pandërprera të borës vazhdojnë të mbajnë të bllokuara fshatrat e Malësisë së Shkupit dhe Likovës ndërkohë banorët apelojnë për ndihmë në ushqime dhe ...
image
MP, inkasantët e arrestuar kthehen sërish në punë!
Inkasantët e arrestuar në operacionet “Syri i gjarprit 1 dhe 2” me urdhër të qeverisë sërish do të kthehen në punë, por si punëtor të ...
image
Edhe më tej të bllokuara fshatrat e Malësisë së Sharrit
Një numër i madh i fshatrave të Malësisë së Sharrit, vazhdojnë të mbesin pothuajse të izoluara. Prej disa ditësh rruga është vështirë e kalueshme, për ...
image
Arifi anashkalon gjuhën shqipe, prezanton raportin në maqedonisht
Edhe pse ligji ia garanton, zv/ kryeministrja për euro integrime Teuta Arifi në mbledhjen e Këshillit Nacional për Eurointegrime, në parlament fjalimin e saj e ...
image
Volebek: Ndaloni tensionet sa nuk është bërë vonë
Tensionet e fundit në rrafshin ndëretnikë sollën në Shkup Komisionerin e Lartë për Pakica të OSBE-së i cili takoi përfaqësuesit partiak nga të cilët kërkoi ...
image
Qarkullimi i vështirësuar dhe i ngadalësuar!
Komunikacioni në të gjitha akset rrugore rajonale dhe magjistrale në orët e mëngjesit po zhvillohet me vështirësi dhe i ngadalësuar në kushte dimërore dhe në ...
Next
Kërko arkivin
first first Shkurt, 2012 first first
Di Ma Enj Pr Sht
1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29
www.albart.com