Fillimi | Lajme | Lajme nga vendi | Kamionxhinjtë në protesta nëse s'hiqen kartonat e gjelbërt

Kamionxhinjtë në protesta nëse s'hiqen kartonat e gjelbërt

Madhësia: Decrease font Enlarge font
image

Vozitësit e kamionëve u kërcënuan se do ta bllokojnë Shkupin nëse qeveria nuk deklarohet rreth heqjes së kartonëve të gjelbër. Qytetarët kërkojnë që gjatë regjistrimit të makinës të paguhet ky lloj sigurimi, me çka secili makinë do të pajiset me këtë dokument. Ndërsa, kompanitë e sigurimeve paralajmërojnë se nëse ulet çmimi i kartonëve të gjelbër do të shtrenjtohet sigurimi i makinave. Ultimatum i kamionxhinjve deri tek kryeministri. 15 kamionë mund tërësisht ta bllokojnë Shkupin nëse deri në 7 shtator Nikolla Gruevski nuk i përgjigjet në kërkesën për ndërprerje të pagesës për kartonin e gjelbër. Sindikati i tyre, Makam Trans kërkon që kartonin e gjelbër ta marrin të gjithë vozitësit në fund të regjistrimit pa asnjë pagim shtesë e cila tani për kamionët është rreth 700 euro, ndërsa për makinat 160 euro në vit.
“Edhe bullgarët nuk kanë nevojë për karton të gjelbërt, por e marrin të gjithë. Në Mal të Zi, në Francë, në Gjermani, pra nuk ekziston makinë që në fund të regjistrimit nuk merr karton të gjelbër edhe atë pa pagesë... Mjaftojnë 15 kamionë që të bllokohet Shkupi”, kërcënoi Strasho Jovanovski, Makam Trans.
Kamionxhinjtë nga Gruevski kërkojnë ndryshim të sistemit të dhënies së CEMT lejeve dhe ulje të shpenzimeve për regjistrim të makinave. Qëndrime të ngjashme kanë edhe një pjesë e qytetarëve. Për disa është e pranueshme edhe shtrenjtimi në një masë i sigurimit të makinës nëse hiqet pagesa e kartonit të gjelbër.
“Të hyn në përbërje të regjistrimit edhe kartoni i gjelbër, të jetë sikur në vendet tjera”.
“Kam shëtitur mbarë Evropën dhe Australinë, por këtu është shumë shtrenjtë, është një tragjedi”.
Njohësit e këtij problemi pohojnë se kartoni i gjelbër ekziston për shkak të çmimit të ulët të sigurimit të makinave që paguhet gjatë regjistrimit të tyre në Maqedoni.
Sipas tyre, ky sigurim do të shtrenjtohet për të gjithë vozitësit nëse ndërpritet kartoni të cilin sot e paguajnë vetëm ata që udhëtojnë jashtë vendit. Nga qeveria dhe byroja nacionale për sigurim thonë se analizat janë në rrjedhë e sipër, ndërsa qëndrimin për çështjen e kartonit të gjelbër do ta shprehin kah mesi i këtij muaji.
Jane Dimevski     

Subscribe to comments feed Komente (0 dërguar):

gjithsej: | shfaqen:

Dërgoni komentin comment

Shkruani kodin e fotos:

  • email Email mikut
  • print Verzioni print
  • Plain text Tekst i thjeshtë
Tjera nga Lajme nga vendi
Previous
image
ARM-ja ndihmon malësinë e Shkupit dhe Likovës
Vazhdon Aksioni humanitarë për furnizimin me ushqime për fshatrat e izoluara të Karadakut.  Ministri i Mbrojtës Fatmir Besimi së bashku me disa pjesëtarë të ARM-së ...
image
Likovë, fshatrat e bllokuara apelojnë për ndihmë
Fshatrat malore të Komunës së Likovës, Goshincë, Llukarë, Allashec, Bellanoc dhe Runicë, për më tepër se dy javë vazhdojnë të mbeten të bllokuara nga reshjet ...
image
Bora në trotuare, qytetarët në spitale!
Moti i ftohtë, bora e pa pastruar dhe rrugicat e ngrira po ju shkaktojnë probleme qytetarëve. Lëvizja e vështirësuar është pasqyra që mund të shihet ...
image
Volebek: ‘Incidentet e fundit, rrezikojnë shoqërinë’
Po që se nuk ndërmerren masa për parandalimi e përkeqësimit të marrëdhënieve ndëretnike dhe ndërfetare rrezikohet shoqëria. Këtë apel sot ua drejtoi anëtarëve të Komitetit ...
image
Nimic më 20 dhe 21 shkurt në Maqedoni
I dërguari special i sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara për çështjen e emrit, ambasadori Methju Nimic, më 20 dhe 21 shkurt do të ...
image
Gruevski: Greqia dëshiron të mos zgjidhet problemi
Kryeministri Nikolla Gruevski ka përshëndetur paralajmërimin për vizitën e ndërmjetësit Metju Nimic në Maqedoni por theksoi se nuk pret ndonjë rezultat pasi pala greke aspak ...
image
KRD-ja lavdëron Alsat-M
ALSAT-M është televizioni më i disiplinuar në frymën e respektimit të rregullave të përcaktuara në Ligjin për Radiodifuzion. Kështu thotë raporti i fundit i monitorimit ...
image
Kralev zvarrit procedurën për ndërrimin e emrave të shkollave
Katër shkollat fillore të Komunës së Çairit,  “Nikolla Vapcarov”, “Jane Sandanski”, “Cvetan Dimov” dhe “Rajko Zhinzifov” mbeten në pritje të verifikimit të vendimit për ndryshimin ...
image
Ministri Poposki e vazhdon vizitën në Estoni
Ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Poposki e vazhdon vizitën dyditore të punës në Estoni, në kuadër të së cilës do të takohet me ministrin ...
image
Fshatrat e Malësisë së Shkupit dhe Likovës apelojnë për ndihmë
Reshjet e pandërprera të borës vazhdojnë të mbajnë të bllokuara fshatrat e Malësisë së Shkupit dhe Likovës ndërkohë banorët apelojnë për ndihmë në ushqime dhe ...
image
MP, inkasantët e arrestuar kthehen sërish në punë!
Inkasantët e arrestuar në operacionet “Syri i gjarprit 1 dhe 2” me urdhër të qeverisë sërish do të kthehen në punë, por si punëtor të ...
image
Edhe më tej të bllokuara fshatrat e Malësisë së Sharrit
Një numër i madh i fshatrave të Malësisë së Sharrit, vazhdojnë të mbesin pothuajse të izoluara. Prej disa ditësh rruga është vështirë e kalueshme, për ...
image
Arifi anashkalon gjuhën shqipe, prezanton raportin në maqedonisht
Edhe pse ligji ia garanton, zv/ kryeministrja për euro integrime Teuta Arifi në mbledhjen e Këshillit Nacional për Eurointegrime, në parlament fjalimin e saj e ...
image
Volebek: Ndaloni tensionet sa nuk është bërë vonë
Tensionet e fundit në rrafshin ndëretnikë sollën në Shkup Komisionerin e Lartë për Pakica të OSBE-së i cili takoi përfaqësuesit partiak nga të cilët kërkoi ...
image
Qarkullimi i vështirësuar dhe i ngadalësuar!
Komunikacioni në të gjitha akset rrugore rajonale dhe magjistrale në orët e mëngjesit po zhvillohet me vështirësi dhe i ngadalësuar në kushte dimërore dhe në ...
Next
Kërko arkivin
first first Shkurt, 2012 first first
Di Ma Enj Pr Sht
1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29
www.albart.com