- Analistët: BDI duhet t’i thotë ‘mirupafshim’ koalicionit
- Kuvend, debat rreth certifikatave të sigurisë
- Sot ditë zie në Shqipëri
- Presidenti Ivanov e kupton frustrimin e Gruevskit
- OSBE alarmon për urrejtjen ndëretnike dhe ndërfetare
- Fronti opozitarë kërkon seancë urgjente
- Me vendim të Qeverisë, Spitali shtetëror do të quhet ‘Nënë Tereza’
- Rona Nishliu në finalen e Eurosong: Këngën ia dedikoj "Himarës"
- Tërmet në Bulgarinë fqinje, mbi 30 të plagosur
- Djegia e shtëpive, asnjë ndihmë nga shteti
Vazhdon odiseada me rastet e Hagës
U anulua seanca e sotme gjyqësore për të akuzuarit e Rasteve të Mavrovës. Arsyeja kryesore për anulimin e sotëm është procedura e ekstradimit të të akuzuarit të dhjetë Safet Odriq nga Serbia për në Maqedoni. Odriq u arrestua në Serbi me 10 gushtë të këtij viti dhe që atëherë ndodhet në paraburgim në sektorin për ekstradim në Beograd. Deri më tani seancat gjyqësore për Rastin e puntorëve të Mavrovës ishin anuluar me arsyetimin se disa nga të akuzuarit ishin të pakapshëm për kompetentët, kërkesa për ekstradim ose kërkesë për përkthim të të gjithë dokumentacionit edhe në gjuhën shqipe.
"Gjykimi i sotëm u anulua për arsye të procedures për ekstradim për të akuzuarin Safet Odriq dhe sipas Konventës Evropiane që Maqedonia e ka nënshkruar për ekstradimin ishte patjetër kjo séance të anulohet sepse në këtë moment i akuzuari është prezent dhe duhet të pritet që ai të vije para gjyqit themelor të Shkupit. Nuk ndihet fajtor klienti im sa kam unë informata nga ana e familjarëve dhe mendoj se i njejti nuk është i involvuar në këtë rast", thotë Naser Raufi, avokat mbrojtës i Ismet Odriç.
Ndërkohë kryetari i BDI-së Ali Ahmeti para 3 muajsh në një intervistë për Studio e Hapur në ALSAT tha se është optimist për realizimin e tre kërkesave që i kishte adresuar partnerit të koalicionit qeveritar, në mesin e të cilave ishin edhe rastet e Hagës. Zgjidhjen e problemit me rastet e Hagës, BDI-ja e sheh përmes shqyrtimit autentik të ligjit për amnisti. Ndërsa, nga VMRO-DPMNE, deri më tani nuk ka pasur ndonjë interesim serioz për zgjidhjen e këtyre rasteve që kanë mbetur të hapura prej konfliktit luftarak të vitit 2001. Ata ende instistojnë që rastet e kthyera nga Haga, duhet të procesuohen në gjykatat vendore.
Valmir Kuçi
Komente (1 dërguar):
| Di | Hë | Ma | Më | Enj | Pr | Sht |
| 1 | 2 | 3 | 4 | 5 | ||
| 6 | 7 | 8 | 9 | 10 | 11 | 12 |
| 13 | 14 | 15 | 16 | 17 | 18 | 19 |
| 20 | 21 | 22 | 23 | 24 | 25 | 26 |
| 27 | 28 | 29 | 30 | 31 |





Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb


