-
(136)
Mjerë kultura shqiptare!
-
(78)
Thaçi i thotë lamtumirë Rufi Osmanit
-
(74)
PDSH vendos zyrtarisht ndërprerjen e bashkëpunimit me RDK-në
-
(63)
Vazhdojnë fyerjet ndaj shqiptarëve
-
(53)
Shqiptarët e Reçicës shpëtuan kishën nga zjarri
-
(51)
Në Labunishtë të Strugës i vihet flaka kishës ortodokse
-
(42)
Fyerjet, kërkohet ulja e tensioneve ndëretnike!
-
(35)
Merko për ALSAT M: Maqedonas i vën flakën kishës në Llabunishtë
-
(33)
Ixhet Memeti: Të veprohet në teren për uljen e tensioneve
-
(32)
Bexheti i gatshëm të jap rrogën e tij për ish-pjesëtarët e UÇK-së
Demografët dhe opozita “pro” komisionit për regjistrimin e Popullsisë
Demografët arsyetojnë BDI-në që kërkon Komision të Posaçëm për regjistrimin e Popullsisë. Asllan Selmani, thotë se Enti i Statistikave e ka humbur besimin për të kryer këtë punë, dhe mbetet evident rreziku i manipulimin të rezultateve të regjistrimit.
“Nga argumentet që i boton vetë shteti se në Maqedoni ka nxënës të regjistruar 30 vite gati, pothuaj, 34-35 për qind, tani ajo moshë, ai kontingjent i rinisë shkollore është në kontingjentin e popullsisë së pjekur dhe se maqedonasit ende mendojnë se ka më pak se 20 për qind shqiptarë”, tha Asllan Selmani, demograf.
Selmani arsyeton kërkesën e BDI-së që regjistrimi të mbikëqyret nga ndërkombëtarët.
“Mendoj se BDI-ja në këtë rast duhet të qëndroj deri në fund, tek e fundit edhe të mos i pranoj fare rezultatet”, u shpreh Selmani.
Edhe nga Demokracia e Re vlerësojnë se ideja e BDI-së për formimin e një komisioni vjen si rezultat i përfaqësimit të dobët dhe jo adekuat të shqiptarëve në Entin e Statistikave.
“Në hierarkinë më të lartë apo qoftë edhe në nivelet tjera udhëheqëse të entit statistikor nuk ka përfaqësim të bashkësive etike..... Sa i përket komisioneve të përbashkëta mendoj se nuk mundet të themi se jemi kundër një iniciative të këtillë pasi që këtu nuk bëhet fjalë për diçka partiake”, tha Arijanit Hoxha, zëdhënës i DR-së.
Alsat u përpoq të kontaktonte edhe me zëdhënësit e PDSH-së për të pasur një qëndrim nga kjo parti, por nuk arriti të vendoste as kontakt telefonik. Bedri Rexhallari
| Di | Hë | Ma | Më | Enj | Pr | Sht |
| 1 | 2 | 3 | 4 | |||
| 5 | 6 | 7 | 8 | 9 | 10 | 11 |
| 12 | 13 | 14 | 15 | 16 | 17 | 18 |
| 19 | 20 | 21 | 22 | 23 | 24 | 25 |
| 26 | 27 | 28 | 29 |






Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb



Vetem drejt dhe sakt perndryshe ska Maqedoni ndonje dite
PS! Jam shumkunder maqedoneve qe Maqedonine e konsiderojne si shtet ekskluziv te tyre, dhe kunder shqipetareve qe pajtohen me te. Pse?...
Dërgoni komentin