Fillimi | Lajme | Lajme nga vendi | Projekti “Shkupi 2014”, mollë sherri për partitë politike shqiptare

Projekti “Shkupi 2014”, mollë sherri për partitë politike shqiptare

Madhësia: Decrease font Enlarge font
image

BDI sot prezantoi 6 dokumente të cilat kanë të bëjnë me projektin “Shkupi 2014”, të miratuara  në periudhën 2006-2008 kur pjesë e qeverisë ishte PDSH-ja dhe Imer Selmani si zëvendëskryeministër. Vendimet kanë të bëjnë me ndërtimin e dy muzeve revolucionare, përmendoret në Urën e Gurit dhe para Parlamentit, ndërtimi i kishës dhe Shtëpisë së Qytetit. Nga BDI-ja thonë se vendimet e miratuara në kohën e qeverisjes së PDSH-së, pjesë e së cilës ishte edhe DR-ja aktuale, janë edhe një dëshmi për politikën e tyre të paskrupullt dhe manipulimet që këto parti bëjnë me shqiptarët.
 “Sot nga përgjegjësia nuk mund të ikin as PDSH e as DR. Vendimet për ndërtimin në qendër të Shkupit për projektin “Shkupi 2014” mbajnë datat, vulat dhe emrat e kabinetit qeveritar VMRO-DPMNE –PDSH në vitin 2006-2008. Ministri i kulturës në këtë kabinet ishte një funksionar I PDSH me emrin Arifikmet Xhemaili, kjo është adresa ku duhet kërkuar përgjigjet për ndërtimet në qendër të Shkupit. Zëvendëskryeministër dhe ministër I shëndetësi ishte zoti Imer Selmani që aktualisht është lider I DR, ja kjo është e vërteta për “Shkupin 2014”, tha Ermira Mehmeti Devaja, zëdhënëse e BDI-së.
Por këto pohime të BDI-së i ka hedhur poshtë DR-ja duke i quajtur të njëjtat si tentim për të mjegulluar opinionin. DR prezantoi listën nga votimi i programit qeveritar 2008-2012 në të cilën përfshihet projekti “Shkupi 2014”.
“Për të qenë korrekt dhe të sinqertë ndaj popullit, këtu para meje kam Programin për punën e Qeverisë për periudhën 2008-2012, program i partnerëve të koalicionit qeveritar VMRO-DPMNE dhe BDI. Në këtë program, në faqet 35-37 janë të cekura projektet nga sfera e kulturës dhe artit, gjegjësisht projekti “Shkupi 2014”, nga skulpturat e deri te objektet përbërëse të këtij projekti. Që hipokrizia të jetë edhe më e madhe, Bashkimi Demokratik për Integrim si pjesë e shumicës parlamentare nga viti 2008, nga 3 herë në vit gjatë sjelljes së buxhetit dhe gjatë rebalancit të tij ndan mjete për realizimin e projektit “Shkupi 2014”, deklaroi Arijanit Hoxha zëdhënës i DR-së.
Ndërsa PDSH nga sheshi i Shkupit i shtroi një varg pyetjesh BDI-së dhe liderit të saj duke filluar nga konflikti i vitit 2001, për mos zgjidhjen e statusit të të prekurve në këtë konflikt, moszbatimin e ligjit të amnistisë, vrasjen e 4 shqiptarëve në hyrje të Radushës, financimin e Enciklopedisë, tekstet skandaloze për shqiptarët dhe të tjera.
“Kokëfortësisë nacionaliste të Nikolla  Gruevskit, Ali Ahmeti dhe partia e tij jo vetëm, që nuk kanë  dije por nuk kanë  as edhe guxim t’i kundërvihen kësaj politike. PDSH edhe njëherë bën thirrje që urgjentisht të ndërpritet ky projekt famëkeq “Shkupi 2014” dhe ato mjete të investohen në përmirësimin e infrastrukturës dhe hapjen e vendeve të reja të punës”, theksoi. Bekim Fazliu anëtar i PDSH-së.
Përplasjet partiake për projektin “ Shkupi 2014”  u aktualizuan sërish pas vendosjes së luanëve në Urën “Goce Dellçev”.
Vendimet e miratuara gjatë qeverisjes, VMRO DPMNE –PDSH (2006-2008)
5 shkurt 2008- vendim për ndërtim te dy muzeve revolucionare
24 prill 2007- vendim për vendosjen e përmendoreve tek Ura e Gurit
15 nëntor 2007 - vendim për vendosjen e përmendoreve para Parlamentit
25 nëntor 2006- vendim me të cilin angazhohet Ministria e Kulturës ne afat prej 1 muaj të ofroj informatë për shpenzimet për realizimin e përmendoreve
20 janar 2008- është marrë vendim për shpalljen e konkursit për ndërtimin e kishës ortodokse ne qendër të qytetit.
29 gusht 2006 - vendim për ndërtimin Shtëpia e Qytetit
Gjyltene Rexhallari                   

 

Subscribe to comments feed Komente (39 dërguar):

bekim më 02/10/2010 02:58:57
avatar
O ju shqipëtar apo qka jeni , lerëni faktet, fjalët dhe të gjitha , sikur bosna qe edhe 15 vjet sdo të egzistoje edhe maqedonia po shkon drejt asaj rruge nqofse sdot ket ndryshime , e dini kur do gëzohem per ju partit shqipëtare , vetem ater kur do të bëni ndonjë veprim dhe thoni se UN E KAM BËRË , mos i shikoni tjerët dhe mos bëni shum fjalë, por vetem VEPRONI dhe mos flini shum gjumë .
Thumbs Up Thumbs Down
xhemali-Struge më 27/08/2010 01:04:30
avatar
Sot nga përgjegjësia nuk mund të ikni Ju pushtetarë të sotëm.
Para opinionit publik pa fijen e turpit dolët para mediumeve duke trguar "FAKTE" për të cilat pretendoni se dëshmojnë fajin e dikujt,në veçanti PDSH-së.Grupacionet tjera politike që i përmendni të cilët shtirren para opinionit se po mbrojnë interesin e shqiptarëve, nuk do ti përmend fare sepse nuk janë legjitimuar akoma.
Po para fakteve gjunjëzohen të gjithë përveç Jush,por paraqitja e tyre në mënyrë selektive dhe të njëanshme quhet MANIPULIM.Faktet duhen prezantuar të plota dhe jo ashtu siç Ju konvenon.Kjo mënyrë nuk mund të arsyetoj inferioritetin dhe vasalitetin Tuaj në qeverisjen aktuale,por do të thoja lirisht edhe mungesë të kapacitetit profesional fatkeqsisht edhe intelektual të subjektit me të cilin do të arsyetonit mandatin e marë nga populli.
Z.nja MEHMETI-DEVAJA vetëm ua tregio por jo edhe lexoi se çfarë shkruan në ato "FATE" me të cilët mashtroi opinionin publik.Nëqoftese ato Ajo i lexonte ashtu siç janë shkruar do të dilte puna lakuriq,se çfar shkruan në të vërtetë në ato "FATE" z.nja në fjalë e di shumë mirë.Le ti mbetet opinionit të gjykojë se kush manipulon me të vërtetën,e bën këtë opozita(PDSH)apo të tjerët.Akuzat që bën pozita bien në ujë Pse?
Sot para opinionit publik nga PDSH u prezantuan vendimet "FAKTET" në fjalë duke i lexuar të njejtët para gazetarëve dhe nga kjo shihet qartë se kush manipulon dhe kush mundohet të shpërlahet nga përgjegjësija.Edhe nëqoftëse ato vendime do të ishin aq të dëmshëm për shqiptarët, po Ju pyesim publikisht ç bëtë Ju të BDI-së për ti penguar relizimin e tyre?,JO, Ju nuk bëtë asgjë, Ju përkundrazi Ju miratuat mjete financiare pa asnjë kundërshtim për ti realizuar ato.Projekti "SHKUPI 2014" zonjë e nderuar është meritë e JUAJA e jo faji i dikujt tjetër.Është e domosdoshme në këtë kontekst të përmendim edhe rebalancin e buxhetit ku Ju miratuat atë pa asnjë qindarkë shkurtesë të mjeteve financiare pë projektin në fjalë,ndërsa nga ana tjetër sakatuat aty ku ishte interes për shqiptarët.Puna na ka ardhur deri aty sa që do të detyrohemi të përmendim një thënie të MUHAMMEDIT a.s."FALI O ZOT SE NUK DINË ÇFAR JANË DUE BËRË".
Zoti është i madh, mbase edhe do tju falë, por ato që i mashtruat jam i bindur se JO, sepse paftyrsia dhe demagogjija Juaj e përditshme, është bërë e neveritshme për shumicën e shqiptarëve.
Thumbs Up Thumbs Down
Selaudin më 27/08/2010 00:57:49
avatar
Imer Selmani eshte vetem nje ikone ne kishen e Nikolla Gruevskit

Perpara BDI
Thumbs Up Thumbs Down
von u bo më 26/08/2010 23:23:15
avatar
dota kuptoni mene fund,2014 qka dot thot krejt shqiptaret e maqedonis,flm alsat per komente,
Thumbs Up Thumbs Down
FARUK më 26/08/2010 22:19:44
avatar
VET JAN NE PUSHTET AKUZOJN OPOZITEN EDHE ATE NJEREN OPOZIT JASHTE PARLAMENTIT ORE ZOTRI A KENI HARUAR SE JU JENI NE PUSHTET JU MUNDENI EDHE ME I NDAL KETO PROJEKTE POR SIC SHIHET JU VOTONI BUXHET PER ATO PROJEKTE..
Thumbs Up Thumbs Down
gajre... më 26/08/2010 20:15:32
avatar
mire bre zoteri,ju a nuk e kuptoni apo jeni te perbetuarit e menduh vojvodes qe ka dhjedh dhe ka blejt gjysmen e tetoves,se keta vendime jan pru kur ka qen pdsh ne pushtet,lexoni mire dhe ngadale dhe kuptojeni,se me duket se krejt jeni klyshat e menduhit,per te ndalu bdi keni te drejt por nuk kan shqiptaret forc politike pa mos me fol me nje ze te gjith...
Thumbs Up Thumbs Down
bes më 26/08/2010 19:30:07
avatar
e ka nenshkru ai e ka neshkru ky vetem keshtu po edhe hesat pasha kishte neshkru gjithqka eedhe tash ne duhet gjitha ti duroj veq pse PDSH apo BDI ka nenshkru more ju a jeni ne veti shka jeni tu ba si fmit e popull ken e ke votu kta macen pi persheshit sun pe nxerin 0 jeni oooooooooooooooooooooo
Thumbs Up Thumbs Down
goga më 26/08/2010 19:11:21
avatar
Forca politike e nje partie buron nga populli. Ashtu u legjitimua edhe PPD-ja
edhe BDI-ja, PDSH-ja asnjehere nuk e pati ate kenaqesi. Eshte fakt se keto 20 vite nuk arritem me keto parti te korrim suksesin e kerkuar. Andaj, eshte reale dhe e drejte ti jepet shansi edhe dikujt tjeter ,ne kete rast DR-se dhe Imer Selmanit te udheheq, secili meriton mundesi per te treguar aftesine e tij ne qeverisje!
Thumbs Up Thumbs Down
betim më 26/08/2010 19:07:15
avatar
hehehehe a BDI shum jane interesant edhe ajoo Ermira paska mbet te flet per imerin nuk edi pse e bojn qaq kur shifet shume mire se prej kur fillun ndertimet edhe kur u hap ky plan vetem pallavra jane ndersa sdini kujt tja lini fajet mos u ngucni ka Imeri
Thumbs Up Thumbs Down
ilir më 26/08/2010 17:34:33
avatar
ju lumt Zotri Imer Selmani keni ber pun shum te mir qe i keni zbuluar genjeshtrat e BDI-s kjo esht sukses i madh per ju dhe merit e madhe BDI-ja vetem po na shkatron dhe po e qon popullin ton ne rug te gabuar Ju uroj per cdo pun qe e boni DEMOKRACI-ija E RE jeni ne rug te drejt mir qe ua zbuloni genjeshtrat atyre te padrejteve.
Thumbs Up Thumbs Down
1 2 3 4 next gjithsej: 39 | shfaqen: 1 - 10
  • email Email mikut
  • print Verzioni print
  • Plain text Tekst i thjeshtë
Tjera nga Lajme nga vendi
Previous
image
Kuvendi i Maqedonisë do ta vazhdojë mbledhjen e 30-të
Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot, me debat rreth Propozim ligjit për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për vlerësim dhe Propozim ligjit për ndryshim të ...
image
Gruevski në biznes forume në Torino dhe Milano
Ekipi ekonomik qeveritar i kryesuar nga kryeministri Nikolla Gruevski sot do t'i prezantojë potencialet ekonomike dhe investuese të Republikës së Maqedonisë para investuesve italianë në ...
image
Komision për të drejtat e pacientëve
Cilido pacient që mendon se i janë shkelur të drejtat, mund të ankohet në Komisionin për të drejtat e pacientëve. Komisioni është formuar nga ana ...
image
Presidenti Ivanov e kupton frustrimin e Gruevskit
  I kuptoj frustrimet e kryeministrit dhe qytetarëve të Maqedonisë, shkurt u përgjigj presidenti Gjorge Ivanov në Çikago në pyetjen e TV Alsat-M nëse ka gabuar ...
image
Fronti opozitarë kërkon seancë urgjente
Fronti opozitar kërkon seancë urgjente kuvendore pas dështimit të radhës në samitin e Çikagos. Në letrën drejtuar kryetarit të Kuvendit Veljanovski, fronti opozitar kërkon seancë ...
image
Alkaloid siguron leje ekologjike të integruar
Me qëllim të harmonizimit të legjislacionit vendor me atë të Bashkimit Evropian, si dhe për parandalimin e integruar dhe kontrollin e ndotjes, Alkaloidi në vitin ...
image
Analistët: BDI duhet t’i thotë ‘mirupafshim’ koalicionit
Pas përfundimit të samitit të NATO-s dhe mbetjes së Maqedonisë jashtë Aleancës, institucionet duhet të ndërmarrin hapa konkret për të ndërtuar pozicionin se çfarë duhet ...
image
Kuvend, debat rreth certifikatave të sigurisë
Funksionarët shqiptarë përballen me mungesën e certifikatave për siguri, të cilat iu mundësojnë atyre qasje tek informatat me karakter të klasifikuar. Me një problem të ...
image
OSBE alarmon për urrejtjen ndëretnike dhe ndërfetare
Sulmet verbale shpesh herë të shoqëruara me përleshje fizike, grafite etnike me përmbajtje fyese, dhunë në ngjarjet sportive, sulme ndaj monumenteve fetare dhe kulturore, janë ...
image
Djegia e shtëpive, asnjë ndihmë nga shteti
Katër familjet e lagjes Maxhari të Shkupit, shtëpitë e të cilëve u përfshinë nga zjarri ditë më parë, ende vazhdojnë t’i kalojnë netët nën qiell ...
image
Me vendim të Qeverisë, Spitali shtetëror do të quhet ‘Nënë Tereza’
Klinikat e Shkupit në të ardhmen do të quhen Nëna Terezë. Kështu ka vendosur Qeveria e Republikës së Maqedonisë në seancën e mbajtur mbrëmë.“Me propozim ...
image
Tërmet në Maqedoninë lindore dhe qendrore
Tërmet me intensitet ndërmjet tre dhe gjashtë ballë sipas Shkallës makrosizmike evropiane sot herët në mëngjes, në orën 02:00 është ndier në Maqedoninë lindore dhe ...
image
Strugë, tejkalohet marrëveshja, nis pastrimi i qytetit
Është arritur marrëveshje ndërmjet punëtorëve dhe drejtorit të komunales në Strugë për mënyrën e pagesën së rrogave të mbetura. Me këtë është mbyllur edhe greva ...
image
Çikago nuk solli asgjë të re, përsëriti konkluzionet e Bukureshtit
Asgjë e re në CHICAGO - Ftesë për anëtarësim  të Maqedonisë në Aleancë do të ketë  në momentin kur do të gjendet një zgjidhje e ...
image
Partitë politike kërkojnë llogari ndaj Gruevskit
LSDM-ja opozitare ka kërkuar që Kryeministri Gruesvki të mbledhë forcat dhe të paraqitet në parlament për të dhënë llogari rreth situatës së krijuar pas samitit ...
Next
Kërko arkivin
first first Maj, 2012 first first
Di Ma Enj Pr Sht
1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31
www.albart.com