-
(137)
Mjerë kultura shqiptare!
-
(78)
Thaçi i thotë lamtumirë Rufi Osmanit
-
(74)
PDSH vendos zyrtarisht ndërprerjen e bashkëpunimit me RDK-në
-
(63)
Vazhdojnë fyerjet ndaj shqiptarëve
-
(53)
Shqiptarët e Reçicës shpëtuan kishën nga zjarri
-
(51)
Në Labunishtë të Strugës i vihet flaka kishës ortodokse
-
(42)
Fyerjet, kërkohet ulja e tensioneve ndëretnike!
-
(35)
Merko për ALSAT M: Maqedonas i vën flakën kishës në Llabunishtë
-
(33)
Ixhet Memeti: Të veprohet në teren për uljen e tensioneve
-
(32)
Bexheti i gatshëm të jap rrogën e tij për ish-pjesëtarët e UÇK-së
Projekti “Shkupi 2014”, mollë sherri për partitë politike shqiptare
BDI sot prezantoi 6 dokumente të cilat kanë të bëjnë me projektin “Shkupi 2014”, të miratuara në periudhën 2006-2008 kur pjesë e qeverisë ishte PDSH-ja dhe Imer Selmani si zëvendëskryeministër. Vendimet kanë të bëjnë me ndërtimin e dy muzeve revolucionare, përmendoret në Urën e Gurit dhe para Parlamentit, ndërtimi i kishës dhe Shtëpisë së Qytetit. Nga BDI-ja thonë se vendimet e miratuara në kohën e qeverisjes së PDSH-së, pjesë e së cilës ishte edhe DR-ja aktuale, janë edhe një dëshmi për politikën e tyre të paskrupullt dhe manipulimet që këto parti bëjnë me shqiptarët.
“Sot nga përgjegjësia nuk mund të ikin as PDSH e as DR. Vendimet për ndërtimin në qendër të Shkupit për projektin “Shkupi 2014” mbajnë datat, vulat dhe emrat e kabinetit qeveritar VMRO-DPMNE –PDSH në vitin 2006-2008. Ministri i kulturës në këtë kabinet ishte një funksionar I PDSH me emrin Arifikmet Xhemaili, kjo është adresa ku duhet kërkuar përgjigjet për ndërtimet në qendër të Shkupit. Zëvendëskryeministër dhe ministër I shëndetësi ishte zoti Imer Selmani që aktualisht është lider I DR, ja kjo është e vërteta për “Shkupin 2014”, tha Ermira Mehmeti Devaja, zëdhënëse e BDI-së.
Por këto pohime të BDI-së i ka hedhur poshtë DR-ja duke i quajtur të njëjtat si tentim për të mjegulluar opinionin. DR prezantoi listën nga votimi i programit qeveritar 2008-2012 në të cilën përfshihet projekti “Shkupi 2014”.
“Për të qenë korrekt dhe të sinqertë ndaj popullit, këtu para meje kam Programin për punën e Qeverisë për periudhën 2008-2012, program i partnerëve të koalicionit qeveritar VMRO-DPMNE dhe BDI. Në këtë program, në faqet 35-37 janë të cekura projektet nga sfera e kulturës dhe artit, gjegjësisht projekti “Shkupi 2014”, nga skulpturat e deri te objektet përbërëse të këtij projekti. Që hipokrizia të jetë edhe më e madhe, Bashkimi Demokratik për Integrim si pjesë e shumicës parlamentare nga viti 2008, nga 3 herë në vit gjatë sjelljes së buxhetit dhe gjatë rebalancit të tij ndan mjete për realizimin e projektit “Shkupi 2014”, deklaroi Arijanit Hoxha zëdhënës i DR-së.
Ndërsa PDSH nga sheshi i Shkupit i shtroi një varg pyetjesh BDI-së dhe liderit të saj duke filluar nga konflikti i vitit 2001, për mos zgjidhjen e statusit të të prekurve në këtë konflikt, moszbatimin e ligjit të amnistisë, vrasjen e 4 shqiptarëve në hyrje të Radushës, financimin e Enciklopedisë, tekstet skandaloze për shqiptarët dhe të tjera.
“Kokëfortësisë nacionaliste të Nikolla Gruevskit, Ali Ahmeti dhe partia e tij jo vetëm, që nuk kanë dije por nuk kanë as edhe guxim t’i kundërvihen kësaj politike. PDSH edhe njëherë bën thirrje që urgjentisht të ndërpritet ky projekt famëkeq “Shkupi 2014” dhe ato mjete të investohen në përmirësimin e infrastrukturës dhe hapjen e vendeve të reja të punës”, theksoi. Bekim Fazliu anëtar i PDSH-së.
Përplasjet partiake për projektin “ Shkupi 2014” u aktualizuan sërish pas vendosjes së luanëve në Urën “Goce Dellçev”.
Vendimet e miratuara gjatë qeverisjes, VMRO DPMNE –PDSH (2006-2008)
5 shkurt 2008- vendim për ndërtim te dy muzeve revolucionare
24 prill 2007- vendim për vendosjen e përmendoreve tek Ura e Gurit
15 nëntor 2007 - vendim për vendosjen e përmendoreve para Parlamentit
25 nëntor 2006- vendim me të cilin angazhohet Ministria e Kulturës ne afat prej 1 muaj të ofroj informatë për shpenzimet për realizimin e përmendoreve
20 janar 2008- është marrë vendim për shpalljen e konkursit për ndërtimin e kishës ortodokse ne qendër të qytetit.
29 gusht 2006 - vendim për ndërtimin Shtëpia e Qytetit
Gjyltene Rexhallari
| Di | Hë | Ma | Më | Enj | Pr | Sht |
| 1 | 2 | 3 | 4 | |||
| 5 | 6 | 7 | 8 | 9 | 10 | 11 |
| 12 | 13 | 14 | 15 | 16 | 17 | 18 |
| 19 | 20 | 21 | 22 | 23 | 24 | 25 |
| 26 | 27 | 28 | 29 |






Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb



Dërgoni komentin