Fillimi | Lajme | Lajme nga vendi | Bilalli: Bisedimet për emrin kanë përfunduar në qershor

Bilalli: Bisedimet për emrin kanë përfunduar në qershor

Madhësia: Decrease font Enlarge font
image

Bisedimet mes Maqedonisë dhe Greqisë për çështjen e emrit kanë përfunduar në fund të muajit qershor, por kryeministri Nikolla Gruevski, i cili është i vetmi që e din zgjidhjen, taktizon për të kumtuar me qëllimin e vetëm që të mos humbë besueshmërinë tek popullata maqedonase. Kështu vlerëson analisti Mersel Bilalli, duke supozuar se zgjidhja do të mësohet vetëm pasi në formë të propozimit t’i jetë ofruar Athinës dhe Shkupit.
“Ekzistojnë indikacione serioze se në mënyrë të fshehtë bisedimet kanë përfunduar kah fundi i muajit të gjashtë dhe natyrisht presim vendimin politik, pra dritën jeshile të Nimicit i cili do të propozoje si propozim i tij dhe tërë kohën sikur taktizohet me shumë arsyetime se kjo nuk mund lehtë të tejkalohet në strukturat radikale, komitët, ata të cilët janë pjesë e strukturës së VMRO-së dhe nuk pajtohen që emri të ndryshohet”, theksoi Mersel Bilalli – analist politik.
Nga ana tjetër, Petar Arsovki, vlerëson se Qeveria një kohë të gjatë është duke aktruar bisedime. Ai thotë se pavarësisht pushimeve verore, Qeveria është dashur t’i qaset bisedimeve thelbësore për çështjen e emrit. Ngadalësimi i dinamikës së bisedimeve nuk është në favorin e Maqedonisë, vlerëson analist Petar Arsovski.
“Unë mendoj se një kohë të gjatë Qeveria nuk bën asgjë që në mënyrë thelbësore të ofrojë qëndrimet ose të tentojë të gjej zgjidhje për problemin që është i patjetërsueshëm. Ajo është një luks që ne nuk mund të lejojmë nga dy arsye , e para se neve na nevojitet NATO dhe BE, e jo ne atyre, e dyta nëse shohim historikisht mbrapa, sa më shumë presim në zgjidhjen e problemit me emrin, zgjidhja bëhet më e komplikuar, më shumë elemente bëhen pjesë e pakos së bisedimeve si gjuha, identiteti, tash edhe pronat e kështu me radhë”, theksoi analist.
Ndryshe kryeministri Nikolla Gruevski duke folur për çështjen e emrit, dje tha se Maqedonia mbetet e kyçur në  bisedime dhe në kontakt të vazhdueshëm me ndërmjetësin Nimic për të gjetur një zgjidhje të shpejtë të emrit.

Shkëlzen Aqifi    

Subscribe to comments feed Komente (2 dërguar):

ora më 21/08/2010 13:55:08
avatar
pashe zotin nese ky din dicka stergjyshja ime do te ishte Pilote per Aeronautike.
Ju lutemnm eshte nje i shiture qe karieren ja beri udba pra eshte fshatare i Nafi cegranite ky
Alsat Mos ju lutem mos u jepni hapesire ketyre se po na Turprojn
Thumbs Up Thumbs Down
Tetova më 21/08/2010 11:15:48
avatar
JU, ANALISTA TE GJITHE MENDONI DICKA, POR GRUEVSKI MENDON AI SI DON E JO JU SI MENDONI.
Thumbs Up Thumbs Down
gjithsej: 2 | shfaqen: 1 - 2
  • email Email mikut
  • print Verzioni print
  • Plain text Tekst i thjeshtë
Tjera nga Lajme nga vendi
Previous
image
Kuvendi i Maqedonisë do ta vazhdojë mbledhjen e 30-të
Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot, me debat rreth Propozim ligjit për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për vlerësim dhe Propozim ligjit për ndryshim të ...
image
Gruevski në biznes forume në Torino dhe Milano
Ekipi ekonomik qeveritar i kryesuar nga kryeministri Nikolla Gruevski sot do t'i prezantojë potencialet ekonomike dhe investuese të Republikës së Maqedonisë para investuesve italianë në ...
image
Komision për të drejtat e pacientëve
Cilido pacient që mendon se i janë shkelur të drejtat, mund të ankohet në Komisionin për të drejtat e pacientëve. Komisioni është formuar nga ana ...
image
Presidenti Ivanov e kupton frustrimin e Gruevskit
  I kuptoj frustrimet e kryeministrit dhe qytetarëve të Maqedonisë, shkurt u përgjigj presidenti Gjorge Ivanov në Çikago në pyetjen e TV Alsat-M nëse ka gabuar ...
image
Fronti opozitarë kërkon seancë urgjente
Fronti opozitar kërkon seancë urgjente kuvendore pas dështimit të radhës në samitin e Çikagos. Në letrën drejtuar kryetarit të Kuvendit Veljanovski, fronti opozitar kërkon seancë ...
image
Alkaloid siguron leje ekologjike të integruar
Me qëllim të harmonizimit të legjislacionit vendor me atë të Bashkimit Evropian, si dhe për parandalimin e integruar dhe kontrollin e ndotjes, Alkaloidi në vitin ...
image
Analistët: BDI duhet t’i thotë ‘mirupafshim’ koalicionit
Pas përfundimit të samitit të NATO-s dhe mbetjes së Maqedonisë jashtë Aleancës, institucionet duhet të ndërmarrin hapa konkret për të ndërtuar pozicionin se çfarë duhet ...
image
Kuvend, debat rreth certifikatave të sigurisë
Funksionarët shqiptarë përballen me mungesën e certifikatave për siguri, të cilat iu mundësojnë atyre qasje tek informatat me karakter të klasifikuar. Me një problem të ...
image
OSBE alarmon për urrejtjen ndëretnike dhe ndërfetare
Sulmet verbale shpesh herë të shoqëruara me përleshje fizike, grafite etnike me përmbajtje fyese, dhunë në ngjarjet sportive, sulme ndaj monumenteve fetare dhe kulturore, janë ...
image
Djegia e shtëpive, asnjë ndihmë nga shteti
Katër familjet e lagjes Maxhari të Shkupit, shtëpitë e të cilëve u përfshinë nga zjarri ditë më parë, ende vazhdojnë t’i kalojnë netët nën qiell ...
image
Me vendim të Qeverisë, Spitali shtetëror do të quhet ‘Nënë Tereza’
Klinikat e Shkupit në të ardhmen do të quhen Nëna Terezë. Kështu ka vendosur Qeveria e Republikës së Maqedonisë në seancën e mbajtur mbrëmë.“Me propozim ...
image
Tërmet në Maqedoninë lindore dhe qendrore
Tërmet me intensitet ndërmjet tre dhe gjashtë ballë sipas Shkallës makrosizmike evropiane sot herët në mëngjes, në orën 02:00 është ndier në Maqedoninë lindore dhe ...
image
Strugë, tejkalohet marrëveshja, nis pastrimi i qytetit
Është arritur marrëveshje ndërmjet punëtorëve dhe drejtorit të komunales në Strugë për mënyrën e pagesën së rrogave të mbetura. Me këtë është mbyllur edhe greva ...
image
Çikago nuk solli asgjë të re, përsëriti konkluzionet e Bukureshtit
Asgjë e re në CHICAGO - Ftesë për anëtarësim  të Maqedonisë në Aleancë do të ketë  në momentin kur do të gjendet një zgjidhje e ...
image
Partitë politike kërkojnë llogari ndaj Gruevskit
LSDM-ja opozitare ka kërkuar që Kryeministri Gruesvki të mbledhë forcat dhe të paraqitet në parlament për të dhënë llogari rreth situatës së krijuar pas samitit ...
Next
Kërko arkivin
first first Maj, 2012 first first
Di Ma Enj Pr Sht
1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31
www.albart.com