- Analistët: BDI duhet t’i thotë ‘mirupafshim’ koalicionit
- Kuvend, debat rreth certifikatave të sigurisë
- Sot ditë zie në Shqipëri
- Presidenti Ivanov e kupton frustrimin e Gruevskit
- OSBE alarmon për urrejtjen ndëretnike dhe ndërfetare
- Fronti opozitarë kërkon seancë urgjente
- Me vendim të Qeverisë, Spitali shtetëror do të quhet ‘Nënë Tereza’
- Tërmet në Bulgarinë fqinje, mbi 30 të plagosur
- Rona Nishliu në finalen e Eurosong: Këngën ia dedikoj "Himarës"
- Djegia e shtëpive, asnjë ndihmë nga shteti
Mbetet enigmë ribotimi i librit “Shoqëria”
Nëse do të ketë ose jo ri-botim të librit shkollor “Shoqëria”për klasat e pesta të mësimit nëntëvjeçar do të vendoset sonte në Ministrinë e arsimit pas takimit që ministri, Nikolla Todorov do të realizojë me ekipin e recensentëve. Todorov sot theksoi se do të shqyrtohen të gjitha mundësitë për tërheqjen e librit ose ndryshimin e një ose dy fletëve. Nëse bëhet fjalë për ndryshimin e disa fletëve atëherë dëmi do të ishte i vogël, por nëse ndodh që të ribotohet libri, dëmi do të arrijë në 1 milionë denarë. Ministri Todorov gjithashtu tha se sonte do të vendoset nëse do të paguhen honoraret recenzentëve ose jo. Sipas tij, këta të fundit për punën e bërë duhej të marrin honorar prej 3 deri në 4 mijë denarë, ndërsa autorët 2 deri në 3 mijë euro së bashku. Lidhur me gabimet e shumta në librin “Shoqëria” ka reaguar edhe Lëvizja qytetare “Zgjohu” e konsideron se justifikimet e Todorovit dhe shmangja e përgjegjësisë janë të papranueshme. “ Zgjohu” vlerëson se Todorov ka “përgjegjësi absolute për kaosin në sistemin arsimor në Maqedoni, për tensionin e marrëdhënieve ndëretnike, për cenimin e autonomisë së universiteteve shtetërore, për diskriminimin e skajshëm ndaj nxënësve shqiptarë, për imponimin e dështuar të gjuhës maqedonase dhe shumë të tjera”. Melihate Rustemi
Komente (0 dërguar):
| Di | Hë | Ma | Më | Enj | Pr | Sht |
| 1 | 2 | 3 | 4 | 5 | ||
| 6 | 7 | 8 | 9 | 10 | 11 | 12 |
| 13 | 14 | 15 | 16 | 17 | 18 | 19 |
| 20 | 21 | 22 | 23 | 24 | 25 | 26 |
| 27 | 28 | 29 | 30 | 31 |





Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb


