Fillimi | Lajme | Lajme nga vendi | Nesër dhe pasnesër fillon regjistrimi për studentët e rinj

Nesër dhe pasnesër fillon regjistrimi për studentët e rinj

Madhësia: Decrease font Enlarge font
image

Nesër dhe pasnesër të gjitha universitetet shtetërore në Maqedoni do të jenë të hapura për të pranuar studentë të rinj, gjegjësisht të gjithë ata maturantë të cilët kanë kaluar maturën shtetërore. Siç bëri të ditur ministri i Arsimit Nikolla Todorov në universitetet shtetërore në vend gjithsej ka 27.046 vende të lira për vitin akademik 2010-2011. Në Universitetin “Shën Qirili dhe Metodi” në Shkup gjithsej ka 12.000 vende të lira, në Universitetin Shtetëror të Tetovës 4.500, në  “Shën  Klimenti i Ohrit” në Manastir rreth 4.300, në atë të Shtipit rreth 6.000 vende të lira ndërsa në atë të Shkencave të  teknologjisë dhe informatikës në Ohër ka 300 vende të lira për regjistrim. Ministri Todorov gjithashtu theksoi se këtë vit në mënyrë serioze janë rritur kuotat për studime, ndërkohë që janë ulur participimet, të cilat tani kushtojnë 200 dhe 400 euro.
“Në këtë mënyrë pres që rritja e numrit të studentëve të jetë rekord dhe një numër i madh i qytetarëve të vendosin që ta vazhdojnë shkollimin e tyre nëpër universitete. Këtu  nuk e kam fjalën vetëm për maturantët, ngase pres që edhe më shumë qytetarë të cilët para disa viteve e kanë mbaruar shkollimin e mesëm dhe nuk kanë vazhduar më tutje, ta shfrytëzojnë këtë vit dhe kushtet e volitshme për studime”, tha  Nikolla Todarov, ministër I arsimit.
Ndërkohë lidhur me përfundimin e punimeve ndërtimore në objektin e ri të Universitetit shtetëror të Tetovës, ministri Todorov tha se mjetet shtesë që janë paraparë me rebalancin e fundit të buxhetit do të ndihmojnë në përfundimin sa më të shpejtë të tij.
“Ato mjete do ti shfrytëzojmë për atë qëllim dhe shpresoj se në varësi të dinamikës së kompanisë ndërtimore, e cila po kryen këto punë, do të mundohemi që sa më shpejtë atë objekt ta lëshojmë në funksion. Pajtohem se ai objekt është i një rëndësie të veçantë për përmirësimin e infrastrukturës arsimore të Universitetit Shtetëror të Tetovës”, tha Todorov.
Afati i dytë i regjistrimit për maturantët është me 2 dhe 3 shtator, ndërkohë në universitetet ku do të mbeten vende të lira do të pasojë edhe afati i tretë i regjistrimit me 16 shtator.  Melihate Rustemi 

Subscribe to comments feed Komente (3 dërguar):

Shkupi më 16/08/2010 20:58:21
avatar
Pervec studenteve edhe mediumet duet te bejn presion se edhe ata kan ndikim te madh... ashtu qe ma shum postime ne lajme ket lajm te behet me i madh...
Thumbs Up Thumbs Down
bekim më 16/08/2010 17:35:56
avatar
hehheh krejt me fakultete ska met mooo hmmm ok ok ju pershndes stafi i alsat-m.tv diten e mir
Thumbs Up Thumbs Down
Shkupiii më 16/08/2010 17:18:54
avatar
Ulja sduet te jet vetem per studentet e ri po per gjith studentet.se me ket hap ministri i deskriminon studentet tjer!duet te ket drejtesi.Ne ket menyr te gjith studentet do ti ndalin studimet e tyre dhe do te provojn prap te regjistroen neper fakultete pershkak cmimeve te ulta per ket vit..per at duet te ndermiren masa qe te jet per gjith studentet e jo vetem per ata qe regjistroen per spari her....
Thumbs Up Thumbs Down
gjithsej: 3 | shfaqen: 1 - 3

Dërgoni komentin comment

Shkruani kodin e fotos:

  • email Email mikut
  • print Verzioni print
  • Plain text Tekst i thjeshtë
Tjera nga Lajme nga vendi
Previous
image
ARM-ja ndihmon malësinë e Shkupit dhe Likovës
Vazhdon Aksioni humanitarë për furnizimin me ushqime për fshatrat e izoluara të Karadakut.  Ministri i Mbrojtës Fatmir Besimi së bashku me disa pjesëtarë të ARM-së ...
image
Likovë, fshatrat e bllokuara apelojnë për ndihmë
Fshatrat malore të Komunës së Likovës, Goshincë, Llukarë, Allashec, Bellanoc dhe Runicë, për më tepër se dy javë vazhdojnë të mbeten të bllokuara nga reshjet ...
image
Bora në trotuare, qytetarët në spitale!
Moti i ftohtë, bora e pa pastruar dhe rrugicat e ngrira po ju shkaktojnë probleme qytetarëve. Lëvizja e vështirësuar është pasqyra që mund të shihet ...
image
Volebek: ‘Incidentet e fundit, rrezikojnë shoqërinë’
Po që se nuk ndërmerren masa për parandalimi e përkeqësimit të marrëdhënieve ndëretnike dhe ndërfetare rrezikohet shoqëria. Këtë apel sot ua drejtoi anëtarëve të Komitetit ...
image
Nimic më 20 dhe 21 shkurt në Maqedoni
I dërguari special i sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara për çështjen e emrit, ambasadori Methju Nimic, më 20 dhe 21 shkurt do të ...
image
Gruevski: Greqia dëshiron të mos zgjidhet problemi
Kryeministri Nikolla Gruevski ka përshëndetur paralajmërimin për vizitën e ndërmjetësit Metju Nimic në Maqedoni por theksoi se nuk pret ndonjë rezultat pasi pala greke aspak ...
image
KRD-ja lavdëron Alsat-M
ALSAT-M është televizioni më i disiplinuar në frymën e respektimit të rregullave të përcaktuara në Ligjin për Radiodifuzion. Kështu thotë raporti i fundit i monitorimit ...
image
Kralev zvarrit procedurën për ndërrimin e emrave të shkollave
Katër shkollat fillore të Komunës së Çairit,  “Nikolla Vapcarov”, “Jane Sandanski”, “Cvetan Dimov” dhe “Rajko Zhinzifov” mbeten në pritje të verifikimit të vendimit për ndryshimin ...
image
Ministri Poposki e vazhdon vizitën në Estoni
Ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Poposki e vazhdon vizitën dyditore të punës në Estoni, në kuadër të së cilës do të takohet me ministrin ...
image
Fshatrat e Malësisë së Shkupit dhe Likovës apelojnë për ndihmë
Reshjet e pandërprera të borës vazhdojnë të mbajnë të bllokuara fshatrat e Malësisë së Shkupit dhe Likovës ndërkohë banorët apelojnë për ndihmë në ushqime dhe ...
image
MP, inkasantët e arrestuar kthehen sërish në punë!
Inkasantët e arrestuar në operacionet “Syri i gjarprit 1 dhe 2” me urdhër të qeverisë sërish do të kthehen në punë, por si punëtor të ...
image
Edhe më tej të bllokuara fshatrat e Malësisë së Sharrit
Një numër i madh i fshatrave të Malësisë së Sharrit, vazhdojnë të mbesin pothuajse të izoluara. Prej disa ditësh rruga është vështirë e kalueshme, për ...
image
Arifi anashkalon gjuhën shqipe, prezanton raportin në maqedonisht
Edhe pse ligji ia garanton, zv/ kryeministrja për euro integrime Teuta Arifi në mbledhjen e Këshillit Nacional për Eurointegrime, në parlament fjalimin e saj e ...
image
Volebek: Ndaloni tensionet sa nuk është bërë vonë
Tensionet e fundit në rrafshin ndëretnikë sollën në Shkup Komisionerin e Lartë për Pakica të OSBE-së i cili takoi përfaqësuesit partiak nga të cilët kërkoi ...
image
Qarkullimi i vështirësuar dhe i ngadalësuar!
Komunikacioni në të gjitha akset rrugore rajonale dhe magjistrale në orët e mëngjesit po zhvillohet me vështirësi dhe i ngadalësuar në kushte dimërore dhe në ...
Next
Kërko arkivin
first first Shkurt, 2012 first first
Di Ma Enj Pr Sht
1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29
www.albart.com