- Analistët: BDI duhet t’i thotë ‘mirupafshim’ koalicionit
- Kuvend, debat rreth certifikatave të sigurisë
- Sot ditë zie në Shqipëri
- Presidenti Ivanov e kupton frustrimin e Gruevskit
- OSBE alarmon për urrejtjen ndëretnike dhe ndërfetare
- Fronti opozitarë kërkon seancë urgjente
- Me vendim të Qeverisë, Spitali shtetëror do të quhet ‘Nënë Tereza’
- Tërmet në Bulgarinë fqinje, mbi 30 të plagosur
- Rona Nishliu në finalen e Eurosong: Këngën ia dedikoj "Himarës"
- Djegia e shtëpive, asnjë ndihmë nga shteti
Pllenohet liqeni i Ohrit me ngjala të reja
Me ngjalat e reja prej 15 deri 50 gram në disa lokacione në Ohër dhe Strugë u bë pllenimi i liqenit të Ohrit. Në aksionin e ndihmuar nga kompania ELEM, në liqe u hodhën 750 kilogram ngjala. Ngjala hyri në llojet e rrezikuara pasi u ndërtuan dy hidrocentralet Shpile dhe Glloboçicë me çka u pengua rruga e saj natyrore nga liqeni i Ohrit deri në detin e Sargasit.
“Ekspertizat treguan se është koha më optimale në liqe të lëshohen 700 kilogram ngjala të reja. Shpresojmë se me ndihmën e pllenimit artificial, do ta kthejmë ngjalën në ato sasi në të cilat ishte edhe më parë”, tha VanÇo Dimitrievski, kryeshefi inspektoratit shtetëror të bujqësisë
Televizioni Alsat M i konsultoi ekspertët të cilët thonë se këto ngjala me të cilat tani po pllenohet liqeni as për së afërmi nuk janë më cilësinë e njëjtë sikurse ato që kalonin rrugën e gjatë 4800 kilometra për të arritur deri në detin e Sargasit. Sipas Llazo Naumovskit nga Enti hidro-biologjik, këto ngjala do të ishin edhe të fuqishme që të mund ti përballojnë të gjitha pengesat dhe ndryshimet klimatike.
“Ajo që tani po ndodh paraqet të keqen e detyrueshme për liqenin. Këto ngjala pas disa vitesh pasi do të piqen për nga gjinia, pas 6 ose 8 vitesh në orvatjen që ta braktisin liqenin do të përfundojnë në turbinat e hidrocentraleve gjë që paraqet një katastrofë të madhe ekologjike për liqenin. Ka një profesor i fakultetit të bujqësisë i cili ka projektin që parashikon të mundësohet rruga me të cilën ngjalat e reja nuk do të vinë në kontakt me turbinat dhe pa problem përmes Drinit të zi të dalin në Adriatik dhe prej atje në detin e Sargasit”, deklaroi Llazo Naumoski, ekolog. Drejtori i kompanisë ELEM Çingoski nuk pajtohet me pohimet e Naumovskit.
“Kjo nuk është e saktë. Para se të arrijnë deri te turbinat duhet të kalohen barrierat përkatëse, ekzistojnë rrjeta të ndryshme kështu që ngjalat në atë moment kur do të arrijnë peshën adekuate, dashamirët e këtij mishi do të mund ti konsumojnë”, tha Vllatko Çingoski, drejtor i ELEM-it.
Vlera e përgjithshme e ngjalave të reja është 2.5 milion denarë. Pllenimi i liqenit bëhet prej vitit 2007. bëhet fjalë për të ashtuquajturën ngjalë evropiane e cila ka prejardhje nga vend-pllenimet artificiale në Greqinë fqinje. Punonjësit turistik janë me idenë që të organizohet festivali i ngjalës dhe gara për Çorbën dhe specialitetin më të mirë të përgatitur. Qëllimi është që të mos harrohet ngjala sipas të cilës njihet shumë mirë ky rajon. Miki TRajkovski
Komente (0 dërguar):
| Di | Hë | Ma | Më | Enj | Pr | Sht |
| 1 | 2 | 3 | 4 | 5 | ||
| 6 | 7 | 8 | 9 | 10 | 11 | 12 |
| 13 | 14 | 15 | 16 | 17 | 18 | 19 |
| 20 | 21 | 22 | 23 | 24 | 25 | 26 |
| 27 | 28 | 29 | 30 | 31 |





Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb


