- Analistët: BDI duhet t’i thotë ‘mirupafshim’ koalicionit
- Kuvend, debat rreth certifikatave të sigurisë
- Sot ditë zie në Shqipëri
- Presidenti Ivanov e kupton frustrimin e Gruevskit
- OSBE alarmon për urrejtjen ndëretnike dhe ndërfetare
- Fronti opozitarë kërkon seancë urgjente
- Me vendim të Qeverisë, Spitali shtetëror do të quhet ‘Nënë Tereza’
- Tërmet në Bulgarinë fqinje, mbi 30 të plagosur
- Rona Nishliu në finalen e Eurosong: Këngën ia dedikoj "Himarës"
- Djegia e shtëpive, asnjë ndihmë nga shteti
Aliu fton në duel televiziv Ademin
Partia Demokratike Shqiptare, ka akuzuar zv/kryeministrin për implementimin e Marrëveshjes së Ohrit, Abdylaqim Ademi për publikimin e fakteve të pavërteta lidhur me implementimin e Marrëveshjes së Ohrit. Sekretari i Përgjithshëm i PDSH-së, Imer Aliu, ftoi Ademin në duel televiziv duke i dhënë shtatë ditë afat për të zgjedhur kohën dhe televizionin për ballafaqimin e argumenteve për gjendjen e shqiptarëve në periudhat e qeverisjes së PDSH-së dhe BDI-së.
“Kemi dëgjuar deklarata se situata qenka përmirësuar në mënyrë drastike pas vitit 2001. E ftoj publikisht që të dalim në duel, ti ballafaqojmë argumentet se si ka qenë gjendja para vitit 2001 dhe si është gjendja tash, pas vitit 2001, të arriturat e Partisë Demokratike Shqiptare gjatë funksionimit në qeveri, 2006-2008, si dhe kohës së qeverisjes të BDI-së gjatë viteve 2002-2006 dhe 2008-2010. Vendin, kohën, gazetarët ia lë që ti zgjedhë Abdylaqim Ademi. Kuptohet se nuk do të presim përgjithmonë për përgjigje nga ai, ka afat një javë që të përgjigjet kësaj oferte të Partisë Demokratike Shqiptare”, tha Imer Aliu, Sekretari i Përgjithshëm i PDSH-së.
Kërkesën e Imer Aliut, zv/kryeministri Ademi, e ka cilësuar si absurde. “Konsideroj se nuk ka çfarë të bisedohet me personin i cili ishte në pozitë të angazhohet për implementimin e Marrëveshjes së Ohrit dhe nuk bëri asgjë në këtë drejtim ndërsa për shkak të këtij mossuksesi tani as që e pranon marrëveshjen në fjalë. Kështu që nuk ka çfarë të bisedohet me dikë për diçka që ai nuk e pranon”, shkruan në reagimin e tij Ademi. “Imer Aliu dhe partia e tij, PDSH-ja, duhet që t’ia sqarojnë opinionit se, pse gjatë dy viteve qeverisje (2006-2008) pranuan moratoriumin e shpallur për çështjet ndëretnike në Maqedoni”, i kundërpërgjigjet numri “dy” i Qeverisë akuzave të PDSH-së. Bashkim Sulejmani
| Di | Hë | Ma | Më | Enj | Pr | Sht |
| 1 | 2 | 3 | 4 | 5 | ||
| 6 | 7 | 8 | 9 | 10 | 11 | 12 |
| 13 | 14 | 15 | 16 | 17 | 18 | 19 |
| 20 | 21 | 22 | 23 | 24 | 25 | 26 |
| 27 | 28 | 29 | 30 | 31 |





Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb



Deklaratat e tij se marrveshja po zbatoheshka dhe ne i paskem punet me mir se kurre, jan deklarata qe i ndihmojn maqedonasve te na shtypin edhe me shume.
Nje politikan i mirfillt do te shprehte gjithmon moskenaqsin ndaj te beres, qe te avansoj marrveshjen dhe te drejtat tona.
p.sh. Shikoheni Serbin...ajo nenshkruajti marrveshjen e Rambujes (ku fitoj boll te drejta), pastaj negocijoj per marrveshjen e Ahtisarit dhe sot prape shpreh pakenaqsi dhe kerkon marrveshje te tjera, duke mos cekur perparimet por vetem problemet. Kesaj i thone politik per te miren e popullit, panvarsisht se a na pelqen apo jo!
Leshoni karriken ju o pseudointelektual!
Flm.Alsat per mundesine e shprehjes se mendimit te lire.
Tani eshte koha per politike djemt e mi.
DUA DUELE ne vazhdimsi!!!
FIGURE E DESHTUAR POLITIKE!