-
(138)
Mjerë kultura shqiptare!
-
(78)
Thaçi i thotë lamtumirë Rufi Osmanit
-
(74)
PDSH vendos zyrtarisht ndërprerjen e bashkëpunimit me RDK-në
-
(63)
Vazhdojnë fyerjet ndaj shqiptarëve
-
(53)
Shqiptarët e Reçicës shpëtuan kishën nga zjarri
-
(51)
Në Labunishtë të Strugës i vihet flaka kishës ortodokse
-
(42)
Fyerjet, kërkohet ulja e tensioneve ndëretnike!
-
(35)
Merko për ALSAT M: Maqedonas i vën flakën kishës në Llabunishtë
-
(33)
Ixhet Memeti: Të veprohet në teren për uljen e tensioneve
-
(32)
Bexheti i gatshëm të jap rrogën e tij për ish-pjesëtarët e UÇK-së
Aliu fton në duel televiziv Ademin
Partia Demokratike Shqiptare, ka akuzuar zv/kryeministrin për implementimin e Marrëveshjes së Ohrit, Abdylaqim Ademi për publikimin e fakteve të pavërteta lidhur me implementimin e Marrëveshjes së Ohrit. Sekretari i Përgjithshëm i PDSH-së, Imer Aliu, ftoi Ademin në duel televiziv duke i dhënë shtatë ditë afat për të zgjedhur kohën dhe televizionin për ballafaqimin e argumenteve për gjendjen e shqiptarëve në periudhat e qeverisjes së PDSH-së dhe BDI-së.
“Kemi dëgjuar deklarata se situata qenka përmirësuar në mënyrë drastike pas vitit 2001. E ftoj publikisht që të dalim në duel, ti ballafaqojmë argumentet se si ka qenë gjendja para vitit 2001 dhe si është gjendja tash, pas vitit 2001, të arriturat e Partisë Demokratike Shqiptare gjatë funksionimit në qeveri, 2006-2008, si dhe kohës së qeverisjes të BDI-së gjatë viteve 2002-2006 dhe 2008-2010. Vendin, kohën, gazetarët ia lë që ti zgjedhë Abdylaqim Ademi. Kuptohet se nuk do të presim përgjithmonë për përgjigje nga ai, ka afat një javë që të përgjigjet kësaj oferte të Partisë Demokratike Shqiptare”, tha Imer Aliu, Sekretari i Përgjithshëm i PDSH-së.
Kërkesën e Imer Aliut, zv/kryeministri Ademi, e ka cilësuar si absurde. “Konsideroj se nuk ka çfarë të bisedohet me personin i cili ishte në pozitë të angazhohet për implementimin e Marrëveshjes së Ohrit dhe nuk bëri asgjë në këtë drejtim ndërsa për shkak të këtij mossuksesi tani as që e pranon marrëveshjen në fjalë. Kështu që nuk ka çfarë të bisedohet me dikë për diçka që ai nuk e pranon”, shkruan në reagimin e tij Ademi. “Imer Aliu dhe partia e tij, PDSH-ja, duhet që t’ia sqarojnë opinionit se, pse gjatë dy viteve qeverisje (2006-2008) pranuan moratoriumin e shpallur për çështjet ndëretnike në Maqedoni”, i kundërpërgjigjet numri “dy” i Qeverisë akuzave të PDSH-së. Bashkim Sulejmani
| Di | Hë | Ma | Më | Enj | Pr | Sht |
| 1 | 2 | 3 | 4 | |||
| 5 | 6 | 7 | 8 | 9 | 10 | 11 |
| 12 | 13 | 14 | 15 | 16 | 17 | 18 |
| 19 | 20 | 21 | 22 | 23 | 24 | 25 |
| 26 | 27 | 28 | 29 |






Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb



Sa per M e O na trego se cka eshte bere kur vete para disa diteve tentove per nje Rehabilitim per mosusksesin TEND dhe te BDI. A sa per moratorium te marrveshjes ajo eshte mu tani,kur ndodhin 100 hapat PARA Te VMROS DHE 1000 HAPA PRAPA NE SHQIPTARET E MAQEDONISE. ME SA DUKET JE FRIGACAK DHE S'KE DIAPAZON TE NJE POLTIKANI SE TE NOHIM PREJ SHKOLLES FILLORE TE MESME DHE TE AHSTUQUAJTURIT FAKULLTET QE KREVE.
Imer Aliu eshte figura me e ndritur shqiptare pas Arber Xhaferit,qe synon me gjdo kushte te ia beje me dije BDI-is se me veprimin e tyre e ka pru ne pyetje çeshtjen e kombit shqiptar.
Nuk eshte e rastit qe z.Mendu Thaçi e quan te pavlevshme MO,dhe insiston per nje marveshje historike mes shqiptareve edhe maqedonasve, perndryshe shum heret ua ka bere me die se mbrenda nate hapen dy kufi shqiptar shqiptar.
Dërgoni komentin