Fillimi | Lajme | Lajme nga vendi | DBM: Maqedonia në NATO dhe BE me emrin kushtetues

DBM: Maqedonia në NATO dhe BE me emrin kushtetues

Madhësia: Decrease font Enlarge font
image

Diaspora e bashkuar maqedonase mbështet anëtarësimin e Maqedonisë në NATO dhe BE me emrin kushtetues. Diaspora e bashkuar maqedonase nuk është pjesë e fushatës së mërgimtarëve të cilët kërkuan ndërprerjen e bisedimeve me Greqinë, tha sot kryetari i diasporës, organizata e mërgimtarëve në SHBA, Meto Kolovski i cili po shoqëron delegacionin 18 anëtarësh këshilltarë të kongresistëve amerikanë, të cilët po qëndrojnë në vend për të shqyrtuar mundësinë të ndihmojnë Maqedonisë në rrugën e anëtarësimit në NATO dhe BE.
“Nuk jemi pjesë e fushatës së mërgimtarëve të cilët kohë më parë  kërkuan ndërprerjen e negociatave me Greqinë, por vlerësojmë se emri i Republikës së Maqedonisë  është Republika e Maqedonisë dhe ne e mbështesim këtë emër”, tha Meto Kolovski,  kryetar i diasporës së bashkuar maqedonase
Kryetari i koalicionit turk të Amerikës Linkoln Mek Kurdi tha se në SHBA nuk kanë njohuri të mjaftueshme për Maqedoninë dhe Turqinë. Nga ana tjetër organizatat e mërgimtarëve turq dhe maqedonas nuk janë të organizuara në krahasim me lobimin e fortë të amerikanëve me prejardhje greke dhe armene. I pyetur për çështjen e emrit, Mek Kurdi tha se është e nevojshme që sa më shumë njerëz të njihen me të vërtetën e Maqedonisë për këtë çështje.
“SHBA-të mund vetëm të inkurajojnë  grekët dhe maqedonasit të zgjidhin problemin dhe të ecin para pasi që të dyja vendet kanë problemet e veta me të cilat ballafaqohen dhe duhet ti tejkalojnë. Duam të porosisim Kongresit se është i nevojshëm dialog i balancuar, e jo në mënyrë automatike marrja e qëndrimit të një grupi, gjegjësisht kërkojmë të dëgjohen të gjitha grupet dhe të mos e interpretojnë historinë vetëm në aspekt të një grupi” , u shpreh Linkoln Mek Kurdi,  kryetar i koalicionit turk të Amerikës
Në delegacionin përpos 18 këshilltarëve të kongresistëve amerikan, po marrin pjesë edhe përfaqësues të koalicionit turk të Amerikës si dhe 15 profesorë dhe biznesmenë nga Turqia. Gjatë qëndrimit të tyre në vend ata takuan presidentin Gjorge Ivanov, ministrin e punëve të jashtme Antonio Milloshovski si dhe ministrin e mbrojtjes Zoran Konjanovski. Shkëlzen Aqifi  

Subscribe to comments feed Komente (0 dërguar):

gjithsej: | shfaqen:
  • email Email mikut
  • print Verzioni print
  • Plain text Tekst i thjeshtë
Tjera nga Lajme nga vendi
Previous
image
Kuvendi i Maqedonisë do ta vazhdojë mbledhjen e 30-të
Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot, me debat rreth Propozim ligjit për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për vlerësim dhe Propozim ligjit për ndryshim të ...
image
Gruevski në biznes forume në Torino dhe Milano
Ekipi ekonomik qeveritar i kryesuar nga kryeministri Nikolla Gruevski sot do t'i prezantojë potencialet ekonomike dhe investuese të Republikës së Maqedonisë para investuesve italianë në ...
image
Komision për të drejtat e pacientëve
Cilido pacient që mendon se i janë shkelur të drejtat, mund të ankohet në Komisionin për të drejtat e pacientëve. Komisioni është formuar nga ana ...
image
Presidenti Ivanov e kupton frustrimin e Gruevskit
  I kuptoj frustrimet e kryeministrit dhe qytetarëve të Maqedonisë, shkurt u përgjigj presidenti Gjorge Ivanov në Çikago në pyetjen e TV Alsat-M nëse ka gabuar ...
image
Fronti opozitarë kërkon seancë urgjente
Fronti opozitar kërkon seancë urgjente kuvendore pas dështimit të radhës në samitin e Çikagos. Në letrën drejtuar kryetarit të Kuvendit Veljanovski, fronti opozitar kërkon seancë ...
image
Alkaloid siguron leje ekologjike të integruar
Me qëllim të harmonizimit të legjislacionit vendor me atë të Bashkimit Evropian, si dhe për parandalimin e integruar dhe kontrollin e ndotjes, Alkaloidi në vitin ...
image
Analistët: BDI duhet t’i thotë ‘mirupafshim’ koalicionit
Pas përfundimit të samitit të NATO-s dhe mbetjes së Maqedonisë jashtë Aleancës, institucionet duhet të ndërmarrin hapa konkret për të ndërtuar pozicionin se çfarë duhet ...
image
Kuvend, debat rreth certifikatave të sigurisë
Funksionarët shqiptarë përballen me mungesën e certifikatave për siguri, të cilat iu mundësojnë atyre qasje tek informatat me karakter të klasifikuar. Me një problem të ...
image
OSBE alarmon për urrejtjen ndëretnike dhe ndërfetare
Sulmet verbale shpesh herë të shoqëruara me përleshje fizike, grafite etnike me përmbajtje fyese, dhunë në ngjarjet sportive, sulme ndaj monumenteve fetare dhe kulturore, janë ...
image
Djegia e shtëpive, asnjë ndihmë nga shteti
Katër familjet e lagjes Maxhari të Shkupit, shtëpitë e të cilëve u përfshinë nga zjarri ditë më parë, ende vazhdojnë t’i kalojnë netët nën qiell ...
image
Me vendim të Qeverisë, Spitali shtetëror do të quhet ‘Nënë Tereza’
Klinikat e Shkupit në të ardhmen do të quhen Nëna Terezë. Kështu ka vendosur Qeveria e Republikës së Maqedonisë në seancën e mbajtur mbrëmë.“Me propozim ...
image
Tërmet në Maqedoninë lindore dhe qendrore
Tërmet me intensitet ndërmjet tre dhe gjashtë ballë sipas Shkallës makrosizmike evropiane sot herët në mëngjes, në orën 02:00 është ndier në Maqedoninë lindore dhe ...
image
Strugë, tejkalohet marrëveshja, nis pastrimi i qytetit
Është arritur marrëveshje ndërmjet punëtorëve dhe drejtorit të komunales në Strugë për mënyrën e pagesën së rrogave të mbetura. Me këtë është mbyllur edhe greva ...
image
Çikago nuk solli asgjë të re, përsëriti konkluzionet e Bukureshtit
Asgjë e re në CHICAGO - Ftesë për anëtarësim  të Maqedonisë në Aleancë do të ketë  në momentin kur do të gjendet një zgjidhje e ...
image
Partitë politike kërkojnë llogari ndaj Gruevskit
LSDM-ja opozitare ka kërkuar që Kryeministri Gruesvki të mbledhë forcat dhe të paraqitet në parlament për të dhënë llogari rreth situatës së krijuar pas samitit ...
Next
Kërko arkivin
first first Maj, 2012 first first
Di Ma Enj Pr Sht
1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31
www.albart.com