-
(209)
Mjerë kultura shqiptare!
-
(78)
PDSH vendos zyrtarisht ndërprerjen e bashkëpunimit me RDK-në
-
(68)
Vazhdojnë fyerjet ndaj shqiptarëve
-
(56)
Arifi anashkalon gjuhën shqipe, prezanton raportin në maqedonisht
-
(55)
Aksidentohet kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi
-
(39)
Grafitet ofenduese 'pushtojnë' Tetovën
-
(39)
Gruevski: 'Incidentet u nxitën nga opozita'
-
(37)
BDI do të kërkojë përgjegjësi politike nga Migena Gorenca
-
(37)
'Dogana', diskriminohen administratorët shqiptarë
-
(29)
Artistët kërkojnë përgjegjësi nga Migena Gorenca
DBM: Maqedonia në NATO dhe BE me emrin kushtetues
Diaspora e bashkuar maqedonase mbështet anëtarësimin e Maqedonisë në NATO dhe BE me emrin kushtetues. Diaspora e bashkuar maqedonase nuk është pjesë e fushatës së mërgimtarëve të cilët kërkuan ndërprerjen e bisedimeve me Greqinë, tha sot kryetari i diasporës, organizata e mërgimtarëve në SHBA, Meto Kolovski i cili po shoqëron delegacionin 18 anëtarësh këshilltarë të kongresistëve amerikanë, të cilët po qëndrojnë në vend për të shqyrtuar mundësinë të ndihmojnë Maqedonisë në rrugën e anëtarësimit në NATO dhe BE.
“Nuk jemi pjesë e fushatës së mërgimtarëve të cilët kohë më parë kërkuan ndërprerjen e negociatave me Greqinë, por vlerësojmë se emri i Republikës së Maqedonisë është Republika e Maqedonisë dhe ne e mbështesim këtë emër”, tha Meto Kolovski, kryetar i diasporës së bashkuar maqedonase
Kryetari i koalicionit turk të Amerikës Linkoln Mek Kurdi tha se në SHBA nuk kanë njohuri të mjaftueshme për Maqedoninë dhe Turqinë. Nga ana tjetër organizatat e mërgimtarëve turq dhe maqedonas nuk janë të organizuara në krahasim me lobimin e fortë të amerikanëve me prejardhje greke dhe armene. I pyetur për çështjen e emrit, Mek Kurdi tha se është e nevojshme që sa më shumë njerëz të njihen me të vërtetën e Maqedonisë për këtë çështje.
“SHBA-të mund vetëm të inkurajojnë grekët dhe maqedonasit të zgjidhin problemin dhe të ecin para pasi që të dyja vendet kanë problemet e veta me të cilat ballafaqohen dhe duhet ti tejkalojnë. Duam të porosisim Kongresit se është i nevojshëm dialog i balancuar, e jo në mënyrë automatike marrja e qëndrimit të një grupi, gjegjësisht kërkojmë të dëgjohen të gjitha grupet dhe të mos e interpretojnë historinë vetëm në aspekt të një grupi” , u shpreh Linkoln Mek Kurdi, kryetar i koalicionit turk të Amerikës
Në delegacionin përpos 18 këshilltarëve të kongresistëve amerikan, po marrin pjesë edhe përfaqësues të koalicionit turk të Amerikës si dhe 15 profesorë dhe biznesmenë nga Turqia. Gjatë qëndrimit të tyre në vend ata takuan presidentin Gjorge Ivanov, ministrin e punëve të jashtme Antonio Milloshovski si dhe ministrin e mbrojtjes Zoran Konjanovski. Shkëlzen Aqifi
| Di | Hë | Ma | Më | Enj | Pr | Sht |
| 1 | 2 | 3 | 4 | |||
| 5 | 6 | 7 | 8 | 9 | 10 | 11 |
| 12 | 13 | 14 | 15 | 16 | 17 | 18 |
| 19 | 20 | 21 | 22 | 23 | 24 | 25 |
| 26 | 27 | 28 | 29 |






Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb



Dërgoni komentin