- Analistët: BDI duhet t’i thotë ‘mirupafshim’ koalicionit
- Kuvend, debat rreth certifikatave të sigurisë
- Sot ditë zie në Shqipëri
- Presidenti Ivanov e kupton frustrimin e Gruevskit
- OSBE alarmon për urrejtjen ndëretnike dhe ndërfetare
- Fronti opozitarë kërkon seancë urgjente
- Me vendim të Qeverisë, Spitali shtetëror do të quhet ‘Nënë Tereza’
- Tërmet në Bulgarinë fqinje, mbi 30 të plagosur
- Rona Nishliu në finalen e Eurosong: Këngën ia dedikoj "Himarës"
- Djegia e shtëpive, asnjë ndihmë nga shteti
Ohër: Hapet shkolla për lider të rinj
Rreth 20 të rinj nga rajoni prej sot e deri më 26 gusht në Ohër do të jenë pjesë e trajnimit për liderë të rinj që e organizon kabineti i presidentit Gjorgje Ivanov. Ata do të kenë mundësi t’i ndjekin ligjëratat e profesorëve të shquar nga SHBA, Izraeli, Gjermania, Britania, Hungaria dhe Kosova. Qëllimi i kësaj shkolle është që të nxiten vlerat pozitive tek brezat e rinj prej të cilëve mund të dalin politikanë dhe udhëheqës të mëdhenj. Në hapjen e këtij trajnimi morën pjesë Presidenti Gjorge Ivanov dhe ambasadori amerikan në Shkup, Filip Riker.
“Deri më tash shumë pak investohej në ta. Shpeshherë të rinjtë, liderë potencial liheshin që vetë të gjinden. Sot po hapet një faqe e re. Shteti dhe biznesi duhet të jenë partnerë që me përpjekje të përbashkëta krijojnë vlerën e vërtetë. Ky trajnim është një mundësi e shkëlqyeshme për shkëmbimin e frytshëm të përvojave dhe ideve midis liderëve të tashëm dhe të ardhshëm. Trajnimi është një nxitje e kësaj gjenerate që të bëhet mentor i vetes për zgjidhje më të mira”, tha Gjorgje Ivanov, president i Maqedonisë
“Kjo punëtori do t’u mundësojë t’i njihni anët tuaja të fuqishme dhe ku ju presin sfida të tjera. Kini ndërmend se nga pjesëmarrja në këtë trajnim keni dobi ju, por edhe shteti i juaj”, theksoi Filip Riker, ambasador i SHBA në Maqedoni. Miki Trajkovski
Komente (2 dërguar):
| Di | Hë | Ma | Më | Enj | Pr | Sht |
| 1 | 2 | 3 | 4 | 5 | ||
| 6 | 7 | 8 | 9 | 10 | 11 | 12 |
| 13 | 14 | 15 | 16 | 17 | 18 | 19 |
| 20 | 21 | 22 | 23 | 24 | 25 | 26 |
| 27 | 28 | 29 | 30 | 31 |





Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb


