Fillimi | Lajme | Lajme nga vendi | Kufiri në Bellanoc pa doganë, reagojnë banorët

Kufiri në Bellanoc pa doganë, reagojnë banorët

Madhësia: Decrease font Enlarge font
image

Banorët e komunës së Likovës mirëpresin paralajmërimet për hapjen vitin e ardhshëm të  pikës me Kosovën në Bellanoc, por kundërshtojnë deklaratat e autoriteteve se ai vendkalim kufitar do të jetë vetëm për qarkullimin e njerëzve, e jo edhe të mallrave. Banorët thonë se kjo zgjidhje është e pa pranueshme për ta, pasi kërkojnë që përveç udhëtarëve në atë pikë kufitare të mund të kalojnë lirshëm edhe prodhimet e tyre bujqësore në tregun kosovar.
“Edhe pleqtë tanë më parë kanë punuar me Gjilan, më shumë kanë punuar me Gjilan se sa me Shkup. Ai transporti i mallrave është më i rëndësishëm, edhe kjo është e mirë, lëvizja e lirë, por transporti i mallrave është më i rëndësishëm. Patjetër duhet transporti i mallrave, nëse nuk lëviz transporti i mallrave atëherë nuk ka kurrfarë rëndësie ky kufi”, deklaroi një banor i komunës së Likovës.
“Ma mirë do të jetë mu çel tregtia, ne kemi shkuar edhe për kafshë në këmbë në Gjilan, tregtinë e kemi bërë në këmbë, është rruga më e shkurtër këndej, është më mirë, çka është më mirë le të vazhdohet të punohet”, tha banor i komunës së Likovës.
Për çështjen e kufirit Bellanoc - Stançiç, DR-ja e Selmanit akuzoi sot, sekretarin shtetëror në MPJ, Abdulkadër Memeti se deklaratat e tij për hapjen e kufirit janë vetëm premtime të kota. DR-ja klërkon nga Qeveria dhe MPJ-ja qasje serioze për hapjen e vendkalimeve kufitare në Komunën e Likovës.
“Duke e ditur se komuna e Likovës është komunë rurale dhe një ndër komunat më të pazhvilluara  në Maqedoni, qytetarët e kësaj komune kryesisht merren me bujqësi, prodhimet e kultivuara nuk do të kenë të drejtë që t’i kalojnë përmes këtij kufiri dhe ti shesin ne tregun Kosovar”, theksoi Xhabir Islami, kryetar i këshillit komunal të DR-së në Likovë.
Por, Sekretari shtetëror në Ministrinë e jashtme Abdulkadër Memeti, akuzat e DR-së i quajti të pabaza. Sipas Memetit, komisioni për kalime kufitare ka vepruar në bazë të kërkesës së banorëve. Ai tha se procedura dhe kushtet për qarkullim mallrash nuk janë të pamundura, ajo mund të bëhet pas hapjes së kalimit kufitar, me kategorizimin e kufirit.
“Qëllimi dhe synimi jonë është që të plotësojmë kërkesat e banorëve dhe qytetarëve tonë, tu mundësojmë qarkullim të lirshëm dhe në asnjë mënyrë qëllimi dhe synimi jonë nuk është të merremi me akuzat e atyre që kur janë në opozitë kërkojnë gjëra të cilat kur kanë qenë në pozitë as që u ka shkuar ndërmend. Prandaj veprimet serioze, faktet dhe puna e bërë nuk janë gjëra që mund të mohohen me një press-konferencë të dhënë nën hijen e dardhës”, u shpreh përmes telefonit Abdulkadër Memeti – sekretar shtetëror në MPJ.
Debati për hapjen e kalimit kufitar në Bellanoc, që lidh Maqedoninë me Kosovën u aktualizua pas publikimit të informatave në Alsat-M për ngecjet në hapjen e pikës kufitare Bellanoc-Stançiq.

Shkëlzen Aqifi      

 

Subscribe to comments feed Komente (2 dërguar):

Hasani më 16/08/2010 19:11:57
avatar
E paskan nijet me hanger edhe ndonji viç te pjekun si ne Llojan ku asht kufini ma i levizshem dhe ma primar
Thumbs Up Thumbs Down
afrimi më 15/08/2010 19:26:24
avatar
o keta te dr vetem din te flasin ama kur duhet te realizojn nuk jane kerkund. Vetem me pune mund te arihet dicka
Thumbs Up Thumbs Down
gjithsej: 2 | shfaqen: 1 - 2

Dërgoni komentin comment

Shkruani kodin e fotos:

  • email Email mikut
  • print Verzioni print
  • Plain text Tekst i thjeshtë
Tjera nga Lajme nga vendi
Previous
image
ARM-ja ndihmon malësinë e Shkupit dhe Likovës
Vazhdon Aksioni humanitarë për furnizimin me ushqime për fshatrat e izoluara të Karadakut.  Ministri i Mbrojtës Fatmir Besimi së bashku me disa pjesëtarë të ARM-së ...
image
Likovë, fshatrat e bllokuara apelojnë për ndihmë
Fshatrat malore të Komunës së Likovës, Goshincë, Llukarë, Allashec, Bellanoc dhe Runicë, për më tepër se dy javë vazhdojnë të mbeten të bllokuara nga reshjet ...
image
Bora në trotuare, qytetarët në spitale!
Moti i ftohtë, bora e pa pastruar dhe rrugicat e ngrira po ju shkaktojnë probleme qytetarëve. Lëvizja e vështirësuar është pasqyra që mund të shihet ...
image
Volebek: ‘Incidentet e fundit, rrezikojnë shoqërinë’
Po që se nuk ndërmerren masa për parandalimi e përkeqësimit të marrëdhënieve ndëretnike dhe ndërfetare rrezikohet shoqëria. Këtë apel sot ua drejtoi anëtarëve të Komitetit ...
image
Nimic më 20 dhe 21 shkurt në Maqedoni
I dërguari special i sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara për çështjen e emrit, ambasadori Methju Nimic, më 20 dhe 21 shkurt do të ...
image
Gruevski: Greqia dëshiron të mos zgjidhet problemi
Kryeministri Nikolla Gruevski ka përshëndetur paralajmërimin për vizitën e ndërmjetësit Metju Nimic në Maqedoni por theksoi se nuk pret ndonjë rezultat pasi pala greke aspak ...
image
KRD-ja lavdëron Alsat-M
ALSAT-M është televizioni më i disiplinuar në frymën e respektimit të rregullave të përcaktuara në Ligjin për Radiodifuzion. Kështu thotë raporti i fundit i monitorimit ...
image
Kralev zvarrit procedurën për ndërrimin e emrave të shkollave
Katër shkollat fillore të Komunës së Çairit,  “Nikolla Vapcarov”, “Jane Sandanski”, “Cvetan Dimov” dhe “Rajko Zhinzifov” mbeten në pritje të verifikimit të vendimit për ndryshimin ...
image
Ministri Poposki e vazhdon vizitën në Estoni
Ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Poposki e vazhdon vizitën dyditore të punës në Estoni, në kuadër të së cilës do të takohet me ministrin ...
image
Fshatrat e Malësisë së Shkupit dhe Likovës apelojnë për ndihmë
Reshjet e pandërprera të borës vazhdojnë të mbajnë të bllokuara fshatrat e Malësisë së Shkupit dhe Likovës ndërkohë banorët apelojnë për ndihmë në ushqime dhe ...
image
MP, inkasantët e arrestuar kthehen sërish në punë!
Inkasantët e arrestuar në operacionet “Syri i gjarprit 1 dhe 2” me urdhër të qeverisë sërish do të kthehen në punë, por si punëtor të ...
image
Edhe më tej të bllokuara fshatrat e Malësisë së Sharrit
Një numër i madh i fshatrave të Malësisë së Sharrit, vazhdojnë të mbesin pothuajse të izoluara. Prej disa ditësh rruga është vështirë e kalueshme, për ...
image
Arifi anashkalon gjuhën shqipe, prezanton raportin në maqedonisht
Edhe pse ligji ia garanton, zv/ kryeministrja për euro integrime Teuta Arifi në mbledhjen e Këshillit Nacional për Eurointegrime, në parlament fjalimin e saj e ...
image
Volebek: Ndaloni tensionet sa nuk është bërë vonë
Tensionet e fundit në rrafshin ndëretnikë sollën në Shkup Komisionerin e Lartë për Pakica të OSBE-së i cili takoi përfaqësuesit partiak nga të cilët kërkoi ...
image
Qarkullimi i vështirësuar dhe i ngadalësuar!
Komunikacioni në të gjitha akset rrugore rajonale dhe magjistrale në orët e mëngjesit po zhvillohet me vështirësi dhe i ngadalësuar në kushte dimërore dhe në ...
Next
Kërko arkivin
first first Shkurt, 2012 first first
Di Ma Enj Pr Sht
1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29
www.albart.com