Fillimi | Lajme | Lajme nga vendi | Kanali i ndotur, kreu i Haraçinës përgënjeshtron ministrin

Kanali i ndotur, kreu i Haraçinës përgënjeshtron ministrin

Madhësia: Decrease font Enlarge font
image

‘Gënjeshtra...’, kështu i ka cilësuar kreu i komunës së Haraçinës, Bastri Bajrami, vlerësimet e një dite më parë të ministrit të Ekologjisë Nexhati Jakupi, lidhur me kanalin në Haraçinë. Pakënaqësitë e tyre sërish i shprehën edhe banorët të cilët madje e ftuan ministrin Jakupi që të vizitoj Haraçinën dhe të njihet me situatën dhe të mos prononcohet nga kabineti tij apo nga Hasanbegu.
“Unë kisha apeluar deri te ministri kur të donë edhe në TV duel mund të dalim po edhe le të vjen këtu, le të ballafaqohet me problemet, me helmimet që na bëhen neve këtu në komunën e Haraçinës e jo vetëm ai të mban prese në kabinetin e vet ose në Hasanbeg ku ishte dje. Unë do ti tregoj publikisht se unë dy herë e kam pastruar këtë kanal dhe atë me mjetet e mia e jo të komunës se e dimë ne se çfarë buxheti ka komuna e Haraçinës edhe unë marrë masa, por ai duhet fondet që janë për vendet tona, posaçërisht komunat rurale shqiptare që jemi të prapambetura, në shekullin 21 jemi po neve na kanë kthy në shekullin 19. Apelojë edhe njëherë të del këtu të ballafaqohet me problemin me qytetarët e më tutje do të shohim se ne çka do të bëjmë”, theksoi Basri Bajrami, kryetar i komunës së Haraçinës.
“Po ai ministri duhet të vijë këtu me pa situatën, se nuk e kemi vendos aty të shoh hënën, po këto punë t’i shoh, as diellin nuk ka me vizatu, as te dielli nuk mund të shkon e as te hëna, po kanalin le të vjen e le ta shikoj e njerëzit këtu”, tha një banor.
“Nuk vjen ai kurrë këtu, nuk vjen, ai vjen veç at ditë kur duhet me i marrë votat, vjen në Haraçinë këtu, i lyp votat edhe ma të pafsha në qafë. Marre është, se nuk është kjo punë partie që kemi dal. As kryetari i komunës nuk ka dal për veti, për krejt. Dy-tre mijë fëmijë mësojnë aty, ju bje topi në ujë, shkojnë pas topit, faqja e zezë, krejt në ambulance përfundojnë, sëmundja ka ra, epidemia”, u shpreh një banor tjetër.
“Fëmijët tanë ne nuk i dërgojmë në shkollë para se mu pastrua ky kanal. Unë 6 fëmijë i kam, për çdo ditë nuk mundë ti dërgoj nëpër spitale prej pa pastërtisë, është poshtërsi, në çfarë shekulli jemi, a ban me protesta të shkojmë në Evropë, atje nuk shkohet me këtë pisllëk”, shtoi një banor tjetër.
Një ditë më parë ministri Jakupi i ekologjisë, Nexhati Jakupit deklaroi problem me kanalin e Haraçinës do të zgjidhet pasi të ketë përfunduar ndërtimi i kanalizimit të ujërave të zeza në Hasanbeg prej nga edhe derdhen ujërat e zeza në kanalin e Haraçinës. Ministri Jakupi tha se kryetari i komunës së Haraçinës ka qenë i informuar për projektin ndërsa e ftoi që edhe ai të jep kontribut dhe të marrë pjesë në pastrimin e kanalit.

Melihate Rustemi  

Subscribe to comments feed Komente (5 dërguar):

qokorruki më 20/08/2010 18:05:34
avatar
o bastri bajrami a je ti qaj i pari qe e ke dot abientin edhe kanalin e haraqines se ket beturinat edhe flliqtirat e haraqines hyn ne at kanal edhe ujrat e zeza te hasabegut e te gjithve ti bastri do me than pas dy vitesh qe un jam ka baj diqka jo zotri ti e para pik i qet beturinat te aj kanal e leje mos te flasmi per te tjert edhe mos tregoni prralla popullit se jemi gop me fjal e premtime don me na qu tug nga premtimet qe po i premtoni
Thumbs Up Thumbs Down
Veli më 16/08/2010 08:54:45
avatar
O Basri Bajrami a u tute qe po infektohesh prej kanalit e ike prej Haracine qe 15 vjet, kujdes nuk eshte Nexhati Jakupi kryetar i komunes po ti je, kalun 2 vjet e cka punove, asgje, u knaqe tu manipulu me miletin... E ke ba ni ekip te mire, Lazim Rexhepin(komunistin nr 1 ne haracine), per ne haracine kryetar e ke lan Naser Ajdinin, e ti kush nuk po mun me te xhet ne komune... bravo, thonre sa te ket dhen do te ket edhe qethes, po shka po u ban shkijeve te Zores e te Janes qe te banen kryetar komune, sepse me votat e tyre u bane kryetar a te kujtohet,.. cka u pate premtu....edhe Alsat, pse nuk po i botoni komentet..apo i botoni vetem ato qe i shkrun vete basrija me at pishprikin e vet...
Thumbs Up Thumbs Down
malihacker më 16/08/2010 08:43:15
avatar
Kisha pas nj kerkes deri te ministri Jakupi nese nuk leshojn buxhet me nreq kanallin e Haracines ma vota ne Haracin BDI-Ja ska qka lip at duhet me mendu mir,se ki rren,pasi qe te perfundoi kanali ne Hasanbeg se kto jan msu me vjedh met madhe o burr po Shqiprar je e Shqiptar jena se mos mu pas ba Conflicti 2001 ti nuk dote kishe at post ati po ruje se All'ahi thot nese nuk ja din vleren ati posti ai post mundet met qu ne ferr "XHENEM" sikur i thojm ne shqip Kaloni sa ma mir..!!!
Thumbs Up Thumbs Down
Milaim më 15/08/2010 17:39:29
avatar
Ku je o zotni minister let e ke ti me fol pi ne zyre ose pi dikun tjeter,mos ik po eja shife punen se si edhe por ndoshta FRIGOHESH SE PO INFEKTOHESH ATY E KANALI E PER AT S'VJEN.z.Bastri Bajrami vetem perpara qitjau te zezat ne mejdan atyne zotrive.pershendetje ALSAT
Thumbs Up Thumbs Down
Lulzim më 15/08/2010 17:35:36
avatar
O tregojauni rrenat ftyres ktyne se kta ndryshe s'marrin vesh kta Budistat.te lumte vetem para vazhdoni.pershendetje alsat jeni #1
Thumbs Up Thumbs Down
gjithsej: 5 | shfaqen: 1 - 5

Dërgoni komentin comment

Shkruani kodin e fotos:

  • email Email mikut
  • print Verzioni print
  • Plain text Tekst i thjeshtë
Tjera nga Lajme nga vendi
Previous
image
ARM-ja ndihmon malësinë e Shkupit dhe Likovës
Vazhdon Aksioni humanitarë për furnizimin me ushqime për fshatrat e izoluara të Karadakut.  Ministri i Mbrojtës Fatmir Besimi së bashku me disa pjesëtarë të ARM-së ...
image
Likovë, fshatrat e bllokuara apelojnë për ndihmë
Fshatrat malore të Komunës së Likovës, Goshincë, Llukarë, Allashec, Bellanoc dhe Runicë, për më tepër se dy javë vazhdojnë të mbeten të bllokuara nga reshjet ...
image
Bora në trotuare, qytetarët në spitale!
Moti i ftohtë, bora e pa pastruar dhe rrugicat e ngrira po ju shkaktojnë probleme qytetarëve. Lëvizja e vështirësuar është pasqyra që mund të shihet ...
image
Volebek: ‘Incidentet e fundit, rrezikojnë shoqërinë’
Po që se nuk ndërmerren masa për parandalimi e përkeqësimit të marrëdhënieve ndëretnike dhe ndërfetare rrezikohet shoqëria. Këtë apel sot ua drejtoi anëtarëve të Komitetit ...
image
Nimic më 20 dhe 21 shkurt në Maqedoni
I dërguari special i sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara për çështjen e emrit, ambasadori Methju Nimic, më 20 dhe 21 shkurt do të ...
image
Gruevski: Greqia dëshiron të mos zgjidhet problemi
Kryeministri Nikolla Gruevski ka përshëndetur paralajmërimin për vizitën e ndërmjetësit Metju Nimic në Maqedoni por theksoi se nuk pret ndonjë rezultat pasi pala greke aspak ...
image
KRD-ja lavdëron Alsat-M
ALSAT-M është televizioni më i disiplinuar në frymën e respektimit të rregullave të përcaktuara në Ligjin për Radiodifuzion. Kështu thotë raporti i fundit i monitorimit ...
image
Kralev zvarrit procedurën për ndërrimin e emrave të shkollave
Katër shkollat fillore të Komunës së Çairit,  “Nikolla Vapcarov”, “Jane Sandanski”, “Cvetan Dimov” dhe “Rajko Zhinzifov” mbeten në pritje të verifikimit të vendimit për ndryshimin ...
image
Ministri Poposki e vazhdon vizitën në Estoni
Ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Poposki e vazhdon vizitën dyditore të punës në Estoni, në kuadër të së cilës do të takohet me ministrin ...
image
Fshatrat e Malësisë së Shkupit dhe Likovës apelojnë për ndihmë
Reshjet e pandërprera të borës vazhdojnë të mbajnë të bllokuara fshatrat e Malësisë së Shkupit dhe Likovës ndërkohë banorët apelojnë për ndihmë në ushqime dhe ...
image
MP, inkasantët e arrestuar kthehen sërish në punë!
Inkasantët e arrestuar në operacionet “Syri i gjarprit 1 dhe 2” me urdhër të qeverisë sërish do të kthehen në punë, por si punëtor të ...
image
Edhe më tej të bllokuara fshatrat e Malësisë së Sharrit
Një numër i madh i fshatrave të Malësisë së Sharrit, vazhdojnë të mbesin pothuajse të izoluara. Prej disa ditësh rruga është vështirë e kalueshme, për ...
image
Arifi anashkalon gjuhën shqipe, prezanton raportin në maqedonisht
Edhe pse ligji ia garanton, zv/ kryeministrja për euro integrime Teuta Arifi në mbledhjen e Këshillit Nacional për Eurointegrime, në parlament fjalimin e saj e ...
image
Volebek: Ndaloni tensionet sa nuk është bërë vonë
Tensionet e fundit në rrafshin ndëretnikë sollën në Shkup Komisionerin e Lartë për Pakica të OSBE-së i cili takoi përfaqësuesit partiak nga të cilët kërkoi ...
image
Qarkullimi i vështirësuar dhe i ngadalësuar!
Komunikacioni në të gjitha akset rrugore rajonale dhe magjistrale në orët e mëngjesit po zhvillohet me vështirësi dhe i ngadalësuar në kushte dimërore dhe në ...
Next
Kërko arkivin
first first Shkurt, 2012 first first
Di Ma Enj Pr Sht
1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29
www.albart.com