Fillimi | Lajme | Lajme nga vendi | Libri me gabime “Shoqëria”, kthehet në rishqyrtim

Libri me gabime “Shoqëria”, kthehet në rishqyrtim

Madhësia: Decrease font Enlarge font
image

Libri “Shoqëria” e klasës së pestë e cila u botua me gabime, pas shumë reagimeve është kthyer në rishqyrtim. Është formuar ekip i ri i recensentëve, i cili do të rishqyrtojë nga e para gabimet në këtë libër, ndërsa në të njëjtën kohë shpërndarja e librit është ndërprerë. Ministri i arsimit dhe shkencës Nikolla Todorov tha se ndjen përgjegjësi, por nuk është fajtor për gabimet në libër.
“Po, ndjej përgjegjësi, por bëj edhe krahasim mes asaj që të jesh përgjegjës dhe të jesh fajtor. Dua të them gjithashtu se menjëherë komisioni kombëtar për tekste formoi ekip të ri të recensentëve, të cilët do të bëjnë super-recension për këtë libër, ndërsa gjatë gjithë kësaj kohe, libri nuk do të shpërndahet”, deklaroi Nikolla Todorov – ministër i Arsimit dhe Shkencës.
Zëvendësministrja e arsimit dhe shkencës Lindita Qazimi tha se Komisioni kombëtar i themeluar nga qeveria, në bazë të ligjit për tekstet shkollore, është dashur ta kthejë në rishqyrtim librin në momentin që kanë vërejtur gabimet, pasi një gjë të tillë u garanton ligji. 
“Ne si ministri nuk do të kërkojmë përgjegjësi nga anëtarët e komisionit nacional për arsye se ata janë më kompetentët ku edhe me ligj, pavarësisht se ndaj një teksti shkollor, komisioni recensues jep vlerësim pozitiv, i njejti tekst pastaj kalon deri tek komisioni nacional i cili e ka të drejtën e sugjerimeve mendimeve dhe ka të drejtë ta kthejë tekstin prapë në rishqyrtim pavarësisht vlerësimit të parë pozitiv që është bërë nga ana e komisionit recensues”, theksoi Qazimi.
Në librin “Shoqëria” e klasës së pestë Republika e Kosovës është paraqitur si pjesë e Serbisë. Përveç gabimeve lidhur me Kosovën dhe kulturën shqiptare në këtë tekst shkollor janë bërë gabime edhe me kulturës maqedonase. Libri me të gjitha këto gabime rreth shtetësisë së Kosovës është kontrolluar nga komisioni 21 anëtarësh në të cilin bëjnë pjesë edhe 4 shqiptarë: Vebi Kadriu, Dervish Kamberi, Sali Emini dhe Qani Haliti. Përmbajtjen e re të librit “Shoqëria”, do ta shqyrtojnë anëtarët e njëjtë të komisionit kombëtar.

Shkëlzen Aqifi   

Subscribe to comments feed Komente (3 dërguar):

vargmal më 16/08/2010 12:57:44
avatar
Jo, me sa duket te drejte ka zevendes ministrja e arsimit; per te cilen alfabeti i gjuhes shqipe ka vetem 35 shkronja!
Thumbs Up Thumbs Down
Tetova më 16/08/2010 07:31:45
avatar
Nuk me vjen chudi aspak per keta qe ndodhin.Te libri Kthim ne Vetvete nga Savash Veliu shkruan vet se Skenderbeu eshte maqedonas.Deri sa vet shqiptari mund ashtu te refehet per historine e vete cka mbet per maqedonte te thone per ne.e kuj eshte Kosaova?Per ata ende eshte e Serbise.Mos u habiteni.
Thumbs Up Thumbs Down
Fidan Kadriu më 15/08/2010 17:44:52
avatar
Eshte gabim te behen fajtor keshilli kombetar, ky keshill i cakton recenzentet, ky keshill NUK kontrollon libra, dhe nuk e ka kontrolluar as librin ne fjale!
Thumbs Up Thumbs Down
gjithsej: 3 | shfaqen: 1 - 3

Dërgoni komentin comment

Shkruani kodin e fotos:

  • email Email mikut
  • print Verzioni print
  • Plain text Tekst i thjeshtë
Tjera nga Lajme nga vendi
Previous
image
ARM-ja ndihmon malësinë e Shkupit dhe Likovës
Vazhdon Aksioni humanitarë për furnizimin me ushqime për fshatrat e izoluara të Karadakut.  Ministri i Mbrojtës Fatmir Besimi së bashku me disa pjesëtarë të ARM-së ...
image
Likovë, fshatrat e bllokuara apelojnë për ndihmë
Fshatrat malore të Komunës së Likovës, Goshincë, Llukarë, Allashec, Bellanoc dhe Runicë, për më tepër se dy javë vazhdojnë të mbeten të bllokuara nga reshjet ...
image
Bora në trotuare, qytetarët në spitale!
Moti i ftohtë, bora e pa pastruar dhe rrugicat e ngrira po ju shkaktojnë probleme qytetarëve. Lëvizja e vështirësuar është pasqyra që mund të shihet ...
image
Volebek: ‘Incidentet e fundit, rrezikojnë shoqërinë’
Po që se nuk ndërmerren masa për parandalimi e përkeqësimit të marrëdhënieve ndëretnike dhe ndërfetare rrezikohet shoqëria. Këtë apel sot ua drejtoi anëtarëve të Komitetit ...
image
Nimic më 20 dhe 21 shkurt në Maqedoni
I dërguari special i sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara për çështjen e emrit, ambasadori Methju Nimic, më 20 dhe 21 shkurt do të ...
image
Gruevski: Greqia dëshiron të mos zgjidhet problemi
Kryeministri Nikolla Gruevski ka përshëndetur paralajmërimin për vizitën e ndërmjetësit Metju Nimic në Maqedoni por theksoi se nuk pret ndonjë rezultat pasi pala greke aspak ...
image
KRD-ja lavdëron Alsat-M
ALSAT-M është televizioni më i disiplinuar në frymën e respektimit të rregullave të përcaktuara në Ligjin për Radiodifuzion. Kështu thotë raporti i fundit i monitorimit ...
image
Kralev zvarrit procedurën për ndërrimin e emrave të shkollave
Katër shkollat fillore të Komunës së Çairit,  “Nikolla Vapcarov”, “Jane Sandanski”, “Cvetan Dimov” dhe “Rajko Zhinzifov” mbeten në pritje të verifikimit të vendimit për ndryshimin ...
image
Ministri Poposki e vazhdon vizitën në Estoni
Ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Poposki e vazhdon vizitën dyditore të punës në Estoni, në kuadër të së cilës do të takohet me ministrin ...
image
Fshatrat e Malësisë së Shkupit dhe Likovës apelojnë për ndihmë
Reshjet e pandërprera të borës vazhdojnë të mbajnë të bllokuara fshatrat e Malësisë së Shkupit dhe Likovës ndërkohë banorët apelojnë për ndihmë në ushqime dhe ...
image
MP, inkasantët e arrestuar kthehen sërish në punë!
Inkasantët e arrestuar në operacionet “Syri i gjarprit 1 dhe 2” me urdhër të qeverisë sërish do të kthehen në punë, por si punëtor të ...
image
Edhe më tej të bllokuara fshatrat e Malësisë së Sharrit
Një numër i madh i fshatrave të Malësisë së Sharrit, vazhdojnë të mbesin pothuajse të izoluara. Prej disa ditësh rruga është vështirë e kalueshme, për ...
image
Arifi anashkalon gjuhën shqipe, prezanton raportin në maqedonisht
Edhe pse ligji ia garanton, zv/ kryeministrja për euro integrime Teuta Arifi në mbledhjen e Këshillit Nacional për Eurointegrime, në parlament fjalimin e saj e ...
image
Volebek: Ndaloni tensionet sa nuk është bërë vonë
Tensionet e fundit në rrafshin ndëretnikë sollën në Shkup Komisionerin e Lartë për Pakica të OSBE-së i cili takoi përfaqësuesit partiak nga të cilët kërkoi ...
image
Qarkullimi i vështirësuar dhe i ngadalësuar!
Komunikacioni në të gjitha akset rrugore rajonale dhe magjistrale në orët e mëngjesit po zhvillohet me vështirësi dhe i ngadalësuar në kushte dimërore dhe në ...
Next
Kërko arkivin
first first Shkurt, 2012 first first
Di Ma Enj Pr Sht
1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29
www.albart.com